Radas beson te përmbysja: Skënderbeu do edhe Kupën e Shqipërisë

Radas beson te përmbysja: Skënderbeu do edhe Kupën e Shqipërisë

Mbrojtësi veteran i Skënderbeut, Marko Radas

Korçarët janë të vendosur t’ia bëjnë deri në fund shërbimin kualifikimit për në finale të Kupës së Shqipërisë dhe nesër në Vlorë do të tentojnë përmbysjen, që nuk është e pamundur.

Shiritin e kapitenit në këtë ndeshje do të mbajë sërish kroati Marko Radas, pasi Shehi nuk është ende gati për të luajtur titullar. Mbrojtësi i qendrës ka folur për ndeshjen e nesërme, që sipas tij ndryshon shumë nga ajo e kampionatit, ku Skënderbeu fitoi 0-3.

Ky takim nuk është njësoj me atë të kampionatit, ku ne fituam pastër 0-3. Kupa dhe kampionati kanë specifika të ndryshme. Është një ndeshje e vështirë, si çdo ndeshje tjetër në Vlorë, por do të bëjmë maksimumin, duke tentuar përmbysjen e rezultatit negativ në Korçë. Një gol diferencë nuk është shumë.

Asnjëherë nuk e kemi fituar Kupën, na mungon ky trofe, ndaj dhe nesër do bëjmë gjithçka për t’i shkuar deri në fund. Skënderbeu nuk ka presion në asnjë fushë. Ne do të kërkojmë kualifikimin, do të bëjmë lojën tonë.

mbrojtësi veteran i Skënderbeut, Marko Radas

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë