KORÇË - Sezoni turistik veror është në kulmin e tij, ndërsa ka rikthyer në pikat e kalimit kufitar me Greqinë edhe problemin e rradhëve të gjata dhe vonesave. Kjo situatë shqetësuese raportohet ditën e sotme në pikën doganore të Kapshticës.
Mësohet se fluksi i madh i hyrje-daljeve në këtë pikë ka krijuar radhë të gjata automjetesh, rreth 2 km, ndërsa emigrantët shqiptarë shprehin shqetësimin lidhur me pritjen e gjatë.
Sipas tyre, nuk u është dhënë asnjë shpjegim lidhur me këto vonesa, ndërsa siç theksojnë vetë ata, kanë rreth 4 orë që presin në këto temperatura të larta. Ata shprehen të indinjuar, dhe kërkojnë që pritjes t’i vijë fundi dhe se nuk mund të presin më.
Aktualisht bëhet e ditur se në këtë pikë të kalimit kufitar, pala greke po punon me 2 sportele, ndërsa ajo shqiptare me 4 sportele.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com