Prej më shumë se 4 orësh, autostrada Tiranë–Elbasan vijon të jetë e bllokuar nga trafiku i rënduar, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash.
Pamjet e siguruara nga Report TV, tregojnë një numër të madh automjetesh që ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Aktualisht, trafiku vijon të mbetet i pandryshuar.
Një situatë e ngjashme trafiku është regjistruar edhe në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, si dhe në rrugët dytësore.
Lajmi në përditësim.
Komente









