Radhë për pasaportat, qytetarët
revoltohen: Nuk po marrim shërbim

Marrja e një pasaporte në kohë duket se do të mbetet një mision i vështirë sidomos për emigrantët që duhet të presin me orë të tëra madje me ditë për të marrë një dokument identifikimi. 

Përse nuk vihet përshëmbull një sportel më shumë, për çfarë nuk shtohet një sportel më shumë këtë dua të di. E kemi 180 mijë lekë le ta bëjnë 200 mijë lekë, por të na shërbehet ne kemi që në orën 6 të mëngjesit këtu lekët i kemi paguar, por nuk shërbehet ama. Ne duhet të na shërbehet se ne kemi paguar kaq leke se asnjëri nuk ka lekë tepër. Mos kujto ti se këta që shef ti këtu janë të gjithë hallexhinjë po i paguajnë këta lekë, se duan ti marrin sa më shpejtë pasaportat që të shkojnë në vendet e tyre”, - thotë një qytetar. 
rradhe per pasaporta
Mirë ne po me fëmijët, ka fëmijë atje matanë ka fëmijë të vegjël”, - thotë një tjetër.
rradhe per pasaporta
“Kam nja tre orë , po të paktën një tendë të vënë. Shiko fëmijët në diell, të ishte një tendë të paktën një stol”, - u shpreh një tjetër. 
rradhe per pasaporta
“Kam 40 ditë që pres edhe sot kam që në 6 të mëngjesit që rri në rradhë akoma po presim”, - tha një tjetër qytetarë.

Edhe në Shkodër situata paraqitet shqetësuese. Në sportelin e vetëm të marrjes së pasaportave situata paraqitet e rëndë. 

“Kemi shkuar edhe atje me nxjerr çertifikatën dhe e vërteta është pse të rrimë në rradhë për një pasaportë që është e rregullt”, - tha një qytetarë në Shkodra
rradhe per pasaporta
“Po kam ardhur që në nëntë sot edhe dje gjithë ditën. Janë mbaruar kuponat te postat. Sot që në tetë e gjysëm jemi këtu e nuk jemi futur akoma”, - tha një tjetër 

E njëjta gjendje vjen edhe Lushnja, ku muaji gusht ka shënuar 100 persona në ditë për aplikime. 

Do të presim nëse policia punon me orë të zgjatura. Problemin e kemi për pasaportat e fëmijëve. Tani unë i kam paguar për tre ditë ktu nuk dihet gjë se për sa ditë dalin”
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve