Ministri i Transporteve Edmnd Haxhinasto ka inspektuar sot konçensinarin e kolaudimit të automjeteve ku i ka kërkuar kompanisë SGS që të eleminojë radhët e krijuara nga automjetete për shërbimin që ofron në të gjithë vendin.

Ai i ka kërkuar kompanisë që të performojë akma më mirë për qytetarët, në mënyrë që ata të mos qëndrojnë me orë të tëra për të kryer shërbimin e kolaudimit.

Sipas Haxhinastos, radhët e gjata që janë krijuar në ditët e fundit janë të patolerueshme, sakohë që shërbimi duhet të kryhet në një kohë rekord.

Ai i ka kërkuar kompanisë SGS që të shtrijë kontrollin e saj në të gjtihë vendin, pasi në të gjitha qytetet ka radhë automjetesh të cilat presin që të koalidohen.

Ky inspektim i Ministrit Haxhinasto pranë kompanisë ka qenë i palajmëruar dhe i befasishëm.

Duhet të eliminohen radhët e automjeteve dhe drejtuesve të tyre” i ka thënë Haxhinasto kompanisë.

Kompania e kolaudimit ndodhet në zonën e Prezës në Tiranë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)