Shoqata e Raffting Albania është distancuar nga trafiku i drogës, reagim i cili vjen pas lajmit se në makinën e presidentit të kësaj shoqate policia gjeti 23 kg kanabis.
 
Në një deklaratë për mediat, “Raffting Albania” thotë se distancohet në mënyrë drastike nga trafiku i lëndëve narkotike dhe kërkon që drejtësia të zbardhë të vërtetën.
 
Një ditë më parë policia arrestoi Fatmir Veizin i cili udhëtonte së bashku me Bledar Meçen (edhe ky në pranga) me makinën e presidentit të Shoqatës Zamo Spathara (ky i fundit nuk ndodhej në makinë) dhe në automjetin Hundai blutë e Beratit sekuestruan 23 kilogramë kanabis.   
 
Ndaj presidentit të Raffting Albani nuk është ngritur deri më tani asnjë akuzë, por pritet të sqarojë në polici pse makina e tiji ishte në dorën e Veizit dhe 23-vjeçarit tjetër që ishte pasagjer.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)