Kanali televiziv në Itali “Rai 3” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë ku vlerëson bukurinë e plazheve, maleve, lumenjtë dhe qytetet turistike siç është Gjirokastra. Rai 3 shpjegon se në Shqipëri çmimet janë të lira për ushqimet, pijet dhe hotelet, prandaj vlerëson vendin tonë si destinacion numër një që duhet vizituar gjatë 2018.

“Vendi që ka shënuar rritje prej 80 % të prenotimeve turistike vlerësohet Shqipëria. Mund të arrihet me një traget nga Brindisi, Ankona ose me avion, aty mund gjeni male, plazhe të bardha dhe det të kristaltë. Një birrë kushton 1.5 euro ndërsa një dhomë dopio jo luksoze por e këndshme mund të kushtoj 30-40 euro,” shpjegohet nga Rai 3.

“Në 10 vitet e fundit janë transferuar në Shqipëri afërsisht 19 mijë italian dhe nuk është gjithmonë e domosdoshme të dish anglisht. Gjatë vizitës nuk duhet të harroni të vizitoni qytetin e Gjirokastrës, trashëgimi kulturore e UNESCO-s, plazhet e Dhërmiut, parku kombëtarë i luginës së Valbonës.

Shqiptarët janë shumë mirëpritës dhe të sjellshëm edhe nëse udhëton vetëm. Muaji perfekt për ta vizituar Shqipërinë është shtatori, dielli është i ngrohtë dhe çmimet akoma më të ultë,” thuhet te Rai 3.

Shqipëria vlerësohet si një thesar i pazbuluar prandaj duhet përzgjedhur si destinacion turistin gjatë këtij viti.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com