/ATSH-AFP/ - Kryeministri spanjoll, konservatori Mariano Rajoy konfirmoi sot se paqendrueshmëria politike në Spanjë dhe paqendrueshmëritë në Greqi ishin dy armiqtë e mundshëm të rimëkëmbjes ekonomike të vendit të tij.
"Në këtë moment, mendoj si armik të rimëkëmbjes ekonomike në Spanjë paqendrueshmërinë politike, që është një armik i mundshëm për rimëkëmbjen dhe Greqinë", deklaroi Mariano Rajoy gjatë një takimi me shtypin në Madrid, një muaj nga zgjedhjet bashkiake dhe rajonale.
Mariano Rajoy, në fushatë për zgjedhjet bashkiake dhe rajonale në muajin maj, para zgjedhjeve legjislative në fund të vitit, theksoi se Greqia, në këmbim të financimeve evropiane, duhet të mbajë angazhimet, të reduktojë deficitin dhe borxhin publik dhe të ndërmarrë reforma strukturore.
"Çelësi është të kemi rritje ekonomike dhe punësim. Dhe për këtë duhet të bëjmë si të gjithë, konsolidim buxhetor, reforma strukturore. Jam shumë i bindur që më e mira për grekët, për evropianët, për Greqinë, për Spanjën dhe për të gjithë është që Greqia të mbetet aty ku është dhe që ajo të respektojë angzhimet e saj. Mendoj se mund të negociojmë (...) dhe të arrijmë qëndrime të përbashkëta", theksoi ai.
"Spanja është e para që ka interes që gjërat të shkojnë mirë për Greqinë", shtoi ai duke nënvizuar se askush se urren Greqinë, as Varufaqis, ministrin e Financave.
Negocitatat mes Athinës dhe kreditorëve do të rifillojnë sot, theksoi dje në mbrëmje një burim qeveritar grek duke nënvizuar se një bisedë telefonike ishte zhvilluar mes kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
/Shqiptarja.com