‘Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinë Pfizer në vendin tonë.’ Kështu bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e ftuar në emisionin ‘Pa protokoll’ në Report Tv, duke shtuar gjithashtu se brenda 10 ditëve të para të Marsit do të vijnë 14.400 dozat e para të Covax.
Duke folur për planin e vaksinimit, që pritet të zgjasë 14 muaj, Rakacolli tha se i gjithë ky proces shpreson që të përfundojë para marsit të vitit 2022.
‘Plani i vaksinimit ka vazhduar, pasi është me përparësi të dinamikave tona shëndetësore. Tashmë vaksinat kanë ardhur rregullta dhe të hënën presim 15 mijë doza vaksinash nga Pfizer. Kanë vijuar edhe tratativat që po bëjmë ne për të siguruar akoma më shumë vaksina. Sapo ti sigurojmë vaksinat do ti marrim. E sigurt që vijnë nga Pfizer. Nuk është një shifër optimale por tregon që me përpjekjet që po bëjmë do të kemi edhe doza të tjera të ardhura. Procesi i vaksinimit po vijon me përpikmëri, në muajin mars duam që të ketë përfunduar në të gjithë Shqipërinë për bluzat e bardha. Brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë 14.400 dozat e para të Covax. Vaksinim përfundon për 14 muaj. Në mars të vitit 2022 mendoj se do të përfundojë procesi, por jam më optimiste se do të arrihet më para. ’- tha Rakacolli.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antivCOVID.
Teksa u pyet në lidhje me ashpërsimin e masave për të parandaluar përhapjen e virusit, Rakacolli theksoi se ato bazohen tek shifrat dhe se momentalisht, ka një ulje të rasteve të infektimeve.
Rakacolli tha se kjo javë krahasuar me një javë më parë ka një numër më të vogël të rasteve të reja. Zv.ministrja theksoi se nuk sugjerojnë një mbyllje totale dhe se bazuar në shifra shpresojnë që tendenca është në rënie.
‘Ajo që ne jemi munduar të bëjmë është që të gjitha masat të merren mbi bazën e analizës së numrave. Indikatorët që monitorojnë situatën janë, numri i rasteve, incidenca, numri të shtruarve në spital numri i qytetarëve që humbin jetën. Shifrat nuk janë në rritje, këtu gabojnë njerëzit. Po të shihni shifrat zyrtare, mesatarja javën e kaluar ishte 1166 të infektuar dhe këtë javë 1024. Kemi një numër më të vogël të rasteve këtë javë, edhe incidenca ka një rënie. Të shpresojmë se kjo është një tendencë në rënie. Nuk e sugjerojmë mbyllje totale këtë gjë, duke marrë parasysh edhe rastet. Nuk ka paralelizëm me Marsin e vitit të kaluar. Që të eliminojmë pandeminë nuk bëhet me masa të imponuara, duhet që ë binden njerëzit. Qytetarët duhet të bashkëpunojnë, për veten e tyre duhet të dalin me maskë, pasi mbrojnë veten edhe të tjerët.’- tha Rakacolli.
Ik ore rakaqol nuk na duhen ne sa kane ardhur e sa do vine me keto vdekjet me shifra te larta asgje nuk keni bere
PërgjigjuNe qofte se urbanet do zbatojne kontraten e bashkis nuk do kete dyndje po si duket bashkia ka konflikt interesi me urbanet dhe nuk I kerkon llogari per mos respektim te orarit mbasi urbanet Jane vater infeksioni
PërgjigjuShifrat ulen thot ne mesatare.. Po Shifrat e vdekjeve qe jan rritur? Pse mor zonje nuk thot qe per shkak te zgjedhjeve nuk mund te marim masa te tjera? Pse mor zonje duhet te vdesin mbi 100 veta ne jave? Shqiperia kete moment ne gjithe Europe ka me shume raste per 100.000 edhe kjo te ben Krenar tya si shqiptare?
PërgjigjuO Rakacoll po pz ti ske mbajt nje dite maske vete nga marsinderi tani, jemi ne nje lagje dhe cdo dite kalon tek mulliri pa maske
PërgjigjuLexova me vemendje nje sondazh publikuar ne kete faqe. Per mbylljen ose jo te transportit publik (urban). Ajo qe te shqeteson eshte se vertet ato jane vater infektimi dhe perhapje te virusit por per kete duhet te mbyllen? Ne te gjithe boten jane vendosur kufizime mbi numrin e pasagjereve dhe distancen. Por jo te mbyllin transportin. Fakti qe asnje mase nuk eshte marre nga njesite lokale, bashkite, deshmon per paaftesine ne menaxhimin e situates nga keto struktura. Me impakt te madh ne jeten dhe shendetin e qytetareve. Do tu sugjeroja nje sondazh me pyetjen: A mendoni se duhen ndjekur penalisht zyrtaret qendrore dhe lokale per situaten aktuale te pandemise ne rritje te perhapjes dhe te fataliteteve?
PërgjigjuAnalize perfekte
Amerika po vaksinon perdite 1 milion persona dhe i duhen 1 vit te mbarojne,,,ne me 15 mije vaksina ne muaj duam nja 5 vjet te mbarojme .....
PërgjigjuNuk e kuptoj kete arsyetimin e kesaj matufes, behen 4000 testime dhe dalin 1000 te infektuar, kjo thot ka tendencë uljesh te numrave... Zot na ruaj nga budallenjt!
PërgjigjuSi ka mundesi nuk e mesuaml nga udheheqesi ??? Aman se mos nuk del per ti pritur ne Rinas, se nuk e dime se si do jete jeta jone pa te, hop ketu e hop atje.
Përgjigju