Rakacolli: Vaksina kineze, e sigurt, e certifikuar në Turqi! Jam gati ta bëj dhe vetë ose atë ruse! Eksperti i PD: Nuk ka siguri, asnjë vend i BE se ka regjistruar

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se vaksina kineze por dhe ajo ruse e të tjera janë të sigurta dhe të certifikuara në vendet ku ata përdoren. Rakacolli tha në “Repolitix” në Report Tv se vaksina kineze është e certifikuar në Turqi dhe ka paraqitur kërkesën e saj në OBSH për përdorim. Rakacolli siguroi shqiptarët se ajo vaksinë është e sigurt, efektive, ndërsa tha se ajo është gati të bëjë vaksinën ruse apo kineze. Rakacolli tha se brenda pak ditësh do të kryhen deri në 15 mijë vaksinime në ditë.

“Vaksina është e certifikuar në vendet që është prodhuar në Kinë në kinë dhe në atë vende të tjera që  e përdorin edhe në Turqi. Ajo ka paraqitur dokumente tek OBSH për certifikim dhe nga ajo. Procesi i sigurimit të vaksinave merret nga komiteti i ekspertëve të vaksinimit i krijuar para pandemisë dhe është i përhershëm. Rendësi ka ku janë marrë certifikatat e sigurisë dhe dokumentacioni i tyre kalon dhe nga agjenci e barnave dhe është e siguruar se ajo vaksinë që bëhet është e sigurt. Jam gati ta bëj vaksinën kineze apo atë ruse. Brenda pak ditësh do të vaksinojmë deri në 15 mijë veta në ditë”, tha Rakacolli.

Në një mendje me të nuk ka qenë eksperti i në Departamentin e Shëndetësisë në PD, Ilir Pecnikaj, i cili tha se vaksina ruse apo kineze nuk është e sigurt për aq kohë sa nuk është certifikuar nga BE.

“Vaksina ruse dhe kineze ka hyrë në mënyrë klandestine. Në momentin kur ne jemi të sigurt për këto vaksina, pse jo do e bëja atë. Për mua nuk është e sigurt pasi asnjë vendi i BE nuk e ka regjistruar”, tha Pecnikaj.

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se zgjedhjet e 25 prillit do të zhvillohen nën respektimin e masave antiCOVID. Rakacolli u shpreh se në qendrat e votimit do të respektohet distanca, nuk do të lejohen të hyjnë shumë njerëz dhe se kutitë e votimit do të vendosen në distancë dhe po ashtu edhe vendi ku do të hiqet vota në mënyrë që kontakti njeri më njeri të jetë sa më minimal i mundshëm.

“Janë marrë masa që dhe qendrat e votimit të kontrollohen dhe të respektohet distanca sa i përket numrit të kutive  që do të vendosen brenda një qendre votimi si dhe do të sigurohemi që brenda të rrijë numri minimal. Ashtu siç është ruajtur radha në market e banka edhe në qendrat e votimit, njeri duhet të jetë i ndërgjegjshëm vetë dhe duhet ta krijojë vetë atë”, tha Rakacolli.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 24/03/2021 23:36

    Problemi nuk eshte nese eshte ose jo e sigurte. Por pse qeveria, i ashtuquajtur komitet teknik, priti tre muaj nderkohe qe mund te kishte vaksinuar gjysmen e popullates, mund te kishte shpetuar dhjetra jete. Por jo, pseudo komiteti dhe sekretari Rama donin show politik, i binin gjoksit me Pfizer, te cilen e moren per vete e jo per njerzit. Rusia u vetofrua per vaksinen e saj, por sekretari i pare e kishte mendjen tek qepazet neper perendim. Tani qe njerzit jane te lodhur, te derrmuar, te pashprese dhe koshient qe qeveria i la vetem, sot, nje muaj para zgjedhjeve kujtohen per vaksinat dhe popullin. Por jane me fat se ne vende te tjera neper bote opozita do e kishte shfrytezuar kete rast per te demaskuar nje qeverisje kaq te keqe.

    Përgjigju
  • Alfons: 24/03/2021 23:14

    Ore beni vaksinen policeve,se po na ngjisin covid duke futur koken brenda makinave kur na kontrollojne dokumentat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë