'Raketa' kuqezi, Odise Roshi shënon në Turqi (VIDEO)

'Raketa' kuqezi, Odise Roshi shënon në Turqi (VIDEO)

Odise Roshi

Odise Roshi ka shënuar golin e tretë sezonal në Turqi. Skuadra e tij, Sakaryaspor humbi 3-1 kundër Genclerbirligi për raundin e 19-të në Ligën e Parë turke. Fieraku mori një pasim nga Del Valle dhe në të 56 minutë kaloi të tijtë në epërsi.

E djathta e "Raketës" shqiptare u ndal në rrjetë, paçka se ekipi i Roshit nuk mundi të mbajë epërsinë në udhëtim dhe më pas pësoi tre gola. Sulmuesi anësor këtë sezon ka luajtur në 18 ndeshje ku veç tre golave ka dhënë edhe dy pasime finale. Kujtojmë se Roshi në 70 ndeshje me Kombëtaren ka shënuar pesë gola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit