Rakipi: Keqardhje për viktimën
e familjen, PD mos bëjë politikë

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi pas akuzave të PD ka reaguar në një prononcim për Report Tv duke deklaruar se me ngjarjen është marrë drejtësia, ndërsa kanë folur edhe dëshmitarët.
 
Ai shpreh keqardhje për atë që ndodhi, ndërsa i kërkon PD që të mos bëjë politikë me një aksident.
 
Në radhë të parë dua të shpreh keqardhjen për viktimën, ishte një aksident dhe janë ekspertët e dëshmitarët që e kanë thënë fjalën e tyre.
 
Unë kam shkuar vetë në polici dhe kam sqaruar rrethanat. Keqardhja ime me e madhe është viktima dhe familjarët e tij.
 
Sa i përket deklaratave të PD me vjen keq që opozita është katandisur në këtë pikë. Nuk mund të bëhet politike me një aksident. Ka gjera me të mira PD për të bërë në shërbim të vendit
” deklaroi ai për Report Tv.

PD: Deputetit Rakipi t’i hiqet imuniteti dhe të dënohet
Partia Demokratike i kërkon Kryeprokurorit dhe kreut të Parlamentit të nisin urgjent procedurat e heqjes se imunitetit të deputetit Rakipi, dhe një hetim të plotë dhe te pandikuar të ngjarjes, ku mbeti i vdekur një 54-vjeçar para dy ditësh.
 
PD në një deklaratë të shpërndarë për mediat thekson se neni 273 i Kodit Penal, dikton se Aqif Rakipi mban përgjegjësi edhe për largim nga vendi i aksidentit, përgjegjësi që dënohet deri në 1 vit burgim.
 
Selia blu shprehet se si gjithë shteti është vënë deri tani në shërbim të deputetit mik të Ramës, dhe në kurriz të viktimës.

Aksidenti, deputeti po hetohet në gjendje të lirë
Deputeti i PDIU Aqif Rakipi përplasi për vdekje para dy ditesh me automjetin e tij tip "Benz" një 54-vjeçar në autostradën Tiranë-Durrës.
 
Deputeti i PDIU u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa 10 minuta më pas u dorëzua në polici. Ndërsa me urdhër të Prokurorisë, policia liroi deputetin Aqif Rakipi nga ambientet e komisariatit nr.2 të kryeqytetit duke vijuar hetimin në gjendje të lirë.
 
Ai do të hetohet në gjendje të lirë për dy akuza, shkelje të rregullave të qarkullit rrugor dhe largim nga vendi i ngjarjes.
 
Ndërkohë, ekspertiza ka nxjerrë fajtor të aksidentit viktimën Seit Sorra i cili pasi ka kapërcyer mbi trafikndarësen dhe i ka prerë rrugën automjetit të deputetit të PDIU. 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen