Ralf Gjoni: Deklaratat e Bozos për glorifikimin e sistemit komunist, të turpshme (VIDEO)

Deklaratat e kryesueses së listës së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, Luljeta Bozo, për sistemin komunist, deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, i ka konsideruar si të turpshme.

Duke folur në seancën e sotme plenare Gjoni thotë se glorifikimi i komunizmit është i papranueshëm.

"Mirë është që ta kalojmë një ligj për përmirësimin e Gardës së Republikës. Por mua më shqetëson një gardë tjetër në këtë republikës, garda e bijave dhe bijve të ish regjimit komunist që vazhdon të bëjë ligjin në këtë vend. Ka penetruar në çdo fushë të vendimmarrjes në vend. Në krye të listës së Tiranës gjendet emri i një gruaje, Luljeta Bozos, e cila pa pikë turpi glorifikon sistemin komunist, ku i madh dhe i vogël i di shumë mirë krimet e asaj kohe. Ka të paktën 2 rezoluta në këtë Kuvend që dënojnë krimet e komunizmit. Të mos i harrojmë ato krime. Me ç'të drejtë kjo zonjë mund të thotë që 'ajo kohë ka më shumë të mira po t'i vesh në peshore'. Ne sollëm një ligj për lustracionin viten e kaluar dhe ju pa pikë turpi nuk e kaluat", tha Gjoni.


Lajmi kryesor:

Deklarata për komunizmin, Gjoni: Bozo të dorëhiqet nga lista e PS! Murrizi ftesë Xhafës që të bashkohen në GJK për hapjen e listave, deputeti e përshëndet


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia