Rama: Kemi gati listën e ndërtuesve abuzues, po kopsitim dosjet, që KÇK-ja të mos i shfryjë hetimet (VIDEO)

TIRANE-Në mbledhjen e tetë të jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se po kopsiten të gjitha dosjet me provat dhe shumë shpejt do të kemi listat me emrat e atyre që abuzuan me ndërtimet dhe do që do të dalin para drejtësisë. Procesi, tha Rama nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë, pasi dosja po përgatitet mirë në mënyrë që hetimet të mos shfryhen nga KÇK-ja.

"Hartimi i listës së atyre që do të bëjnë riparimet është në fazë përfundimtare, ne do të ndajmë pjesën kush do të bëjë dhe kush jo, duke parë gatishmërinë e tyre dhe duke vlerësuar kushtet e tyre financiare, pasi disa deklarojnë se kanë falimentuar dhe do të falimentojnë edhe në raport me ligjin nëse do të shmangen. Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. Atyre që më shkruajnë që bien pre e lehaqenjeve që nxjerrja e përgjegjësive nuk është dicka që mund të bëhet sa hap dhe mbyll sytë, por kërkon dokumentim dhe KCK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos. Nuk do të ti japim KCK mundësinë të shqyejë ndonjë copë tjetër. Do të bëjmë çmos që të gjitha referimet të jenë të kopsitura, por kjo kërkon pak kohë dhe durim ju që me të drejtë kërkoni gjak"tha ai.

Gjithashtu ai tha se në Tiranë do të bëhen tre lagje të reja dhe jo dy, të cilat do të jenë te '5 Maji', Kombinat dhe në Shkozë. Nga Laçi do të fillojnë rindërtimet e para pas tërmetit. Kryeministri më pas u ndal te personat që janë strehuar aktualisht duke kërkuar që ata që ndodhen në Kosovë të rikthehen në Shqipëri në hotele. Gjithsej janë 12300 persona në këtë strukturë emergjence.
 "Sot kemi 22 persona që vijojnë që të marrin shërbim në spital, nga të cilat 16 në Tiranë, 3 në Durrës dhe 3 jashtë vendit. Gjendja e atyre që po kurohen në Shqipëri është stabël dhe gatishmëria për të spostuar këdo është e plotë.

Ministria ka siguruar që në moment që mund të duhet një transferim jashtë kjo të ndodhë pa asnjë vonesë. Përsa i përket strehimit sot kemi kapërcyer numrin e 4 mijë personave në hotele, 254 janë në palestra dhe shifra e përafërt e atyre që janë në cadra, por këtu vijon puna për të garantuar cadra dimërore me standarde. Kemi 6523 persona në çadra, 395 persona në qendra shëndetësore dhe 783 persona në Kosovë. Besa dhe Ogerta do të kërkoja të shkonin në kampin në Kosovë për të bërë një vizitë dhe për t'u ofruar që të kthehen dhe të akomodohen në hotele. Ka edhe një grup 436 persona të regjistruar në strehtë të ndryshme. Sot në total janë 12300 persona në këtë strukturë emergjence" tha ai. Deri pak ditë më parë u raportua se mbi 4 mijë persona ishin të strehuar te familjarët e tyre, ndërsa një pjesë janë kthyer në shtëpitë e tyre, pasi jo të gjitha godinat kanë dëme të rënda.

Bilanci i të lënduarve në spital dhe të strehuarve
Në spital 22 persona-16 në Tiranë-3 në Durrës dhe 3 jashtë vendit
Në total 12300 persona në strukturë emergjence
6523 persona në çadra
Mbi 4 mijë të strehuar në hotele
254 janë në palestra
395 persona në qendra shëndetësore
783 persona në Kosovë
436 persona në strehë të ndryshme

Ai bëri një bilanc edhe të gjithë objekteve të dëmtuara, ndërsa kërkoi që të vijohet sa më shpejt pa u vonuar dhe pa pushim me shembjet e të gjitha objekteve që janë shpallur të pabanueshme jashtë funksionit. "Duhet të shembim pa pushim Kombinat, Laç, Durrës, në zonën e Lezhës të identifikojmë edhe njëherë nëse ka pallat për të shembur. Prishjet të bëhen non stop pa u vonuar" tha ai.

Bilanci i godinave
27 objekte janë shembur deri tani
31 objekte arsimore me dëme
21 janë shëndetësore me dëme
Në Durrës 4121 objekte të inspektuara -1735 të pabanueshme, por vetëm 59 për t'u shembur.
Në Tiranë 3656 objekte të inspektuara-604 të pabanueshme dhe 2656 me dëme të rënda
Në Lezhë të dëmtuara rëndë 55 pallate dhe 13 institucione
Dëmet në blegtori janë minimale, por do të kompensohen të gjitha.

VIDEO/Mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:03
Propozimet e Bashës? Rama: Jo zgjidhje magjike, nuk do të prekim fondet e shërbimeve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në mbledhjen e qeverisë kishte një përgjigje edhe për Lulzim Bashën në mënyrë indirekte, referuar propozimit të liderit demokrat për të anuluar 150 milionë dollarë koncesione. "Nuk do të prekim palcën e shtyllës kurrizore të buxhetit, sikur na është propozuar apo propaganduar si zgjidhje magjike. Nuk do të cenojmë parametrat kryesorë të buxhetit sepse duam që rindërtimi të jetë një plus në ekonomi, jo një shkak që ekonomia të impaktohet negativisht. Nuk do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve. Kemi hequr nga buxheti të gjithë volumin e shpenzimeve për logjistikë, makina, zyra, pajisje etj pa prekur strukturën e investimeve për teknologjinë sepse aty do ishte një tjetër budallallëk' tha ai.

Ora 07:50
Shtëpitë e para pas tërmetit do të ndërtohen në Laç nga Erdogani (VIDEO)

Nga Laçi do të fillojnë rindërtimet e para të shtëpive pas tërmetit. Rama u shpreh se jemi komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet aty ku kemi bllokun më kompakt dhe hapësirën më të mundshme për të vepruar tani, që është Laçi.

"Brenda janarit të kemi planet e rindërtimit gati dhe të fillojmë me zbatimet para se të hapim kantieret. Në pranverë do të hapim të gjithë kantieret. Në Laç duhet të hapet menjëherë sa më shpejt.

Jemi komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që ai premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet dhe aty kemi bllokun më kompakt dhe hapësirën më të mundshme për të vepruar tani. Në Tiranë dhe Durrës duhet të planifikojmë ndërkohë që në Laç infrastruktura është aty, ujë, kanalizime etj. Ndërsa aty ku do të ndërtojmë në Tiranë dhe Durrës është ferra.

Apartamentet ekzistuese po shikojmë ata që na duhen për fazën nga çadra për në shtëpi, pasi nuk mund të rrinë në çadër për 18 muaj. Për ata na fshat opsioni i thjeshtë është rindërtimi, ndërsa tjetri rikonfigurimi i banesave. Që banimi të grumbullohet në një fshat normal, por rrugë atyre mund t'u duket më e komplikuar" tha ai.

Ora 07:44
Rama: Një sërë fondesh nga 2019 do të kalojnë te programi i rindërtimit (VIDEO)

Sot në parlament do të diskutohet specifikisht për buxhetin dhe shumën që do të kalojë në fondin për të prekurit nga tërmeti. "0.4% nga buxheti do të kalojnë për program me një deficit primar pozitiv duke garantuar likuiditetin e nevojshëm për 2020. Po shohim kalimin e një sërë fondesh nga 2019 në fondin e rindërtimit. Do të ketë burim kryesor buxhetin e shtetit, por aty do të bashkohen edhe fondet e tjera. Në parlament do të diskutojmë sot për buxhetin dhe aty do të kemi gjëra me specifike" tha Rama.

Ora 07:41
Rama: Model, jo geto! Ja ku do të ndërtohen tre lagjet e reja në Tiranë (VIDEO)

Në Tiranë do të bëhen tre lagje të reja dhe jo dy, të cilat do të jenë te '5 Maji', Kombinat dhe në Shkozë. "Në Durrës do të bëjmë një lagje komplet të re, kjo është shumë e qartë. Hapësirat ku ka pasur shembje do të kemi parqe, infrastrukturë sociale dhe arsimore, apo edhe në Tiranë jemi të qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat prishja e atyre godinave me probleme dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar ata njerëz.

Një pikë tjetër te "5 Maji" pranë lumit ku ne mund të bëjmë spostime, pa ju spostuar komplet jetën, aty do të bëjmë një lagje tjetër dhe tjera te ish-Uzina e Autotraktorëve (Shkozë). Këto tre pika ne plotësojnë nevojën. Me objektivin afat gjatë 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër 5 mijë. Do të jenë lagje të reja sikur nuk ka sot në Shqipëri, kopshte, shkolla, çerdhe, kënde sportive me të gjitha. Lagje model, jo geto. Në Lac duhet të fillojmë shembjet, që të kemi po ashtu një lagje të re në gjithë atë zonë".

Ora 07:33
Rama: Filtër i qartë, s'do bëjmë me shtëpi kunetër apo vjehrra të administratorëve (VIDEO)

Kreu i qeverisë u shpreh se do të ketë një filtër të qartë që të mos ketë asnjë përfitues abuzues. "Nga buxheti kemi hequr shpenzimet për makina, zyra, pajisje, etj. Pa prekur strukturën e investimeve për teknologjinë, pasi do të ishte budallallëk. Nuk do të heqim asnjë fond për ujitjen dhe kullimin, pasi na vjen ndonjë faturë tjetër nga ndonjë shi dhe na rroftë rialokimi. Duhet një filtër i qartë që të mos ketë spekulantë të kategorive të tjera, kunetër, vjehrra, xhaxhallarë të administratorëve që mund të futën për të përfituar ndonjë shtëpi".

Ora 07:32
Solidariteti/ Rama: Të dielën në Stamboll më pas konferenca e madhe e donatorëve (VIDEO)

Kryeministri tha se buxheti i shtetit po përgatitet sikur nuk do të ketë asnjë fond nga jashtë, edhe pse po vijojnë angazhimet, teksa të dielën do të jetë në Turqi në konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman. "Dje në Samitin e NATO-s i kam bërë të gjitha bisedat e nevojshme dhe përsa i përket fazës së parë të gjithë janë gati nga një vlerësim i shpejtë që bëmë së bashku me Oltën, Gentin dhe Endrin, absolutisht ata që janë në nevojë për një çadër dimërore janë të mbuluar, është thjesht cështje kohe për transportin. Përsa i përket tranzicionit nga rrënoja nga banesa e re është e garantuar.

KE dha 15 mln euro. Nuk do të jetë vetëm kjo ndihma e BE-së, kjo ishte e para pa burokraci. BE-ja, KE, po punon me ne edhe për dy mekanizma të tjerë për t'iu përgjigjur kërkesës për të rialokuar të gjitha fondet IPA për këtë drejtim, rindërtimin, që kanë qenë të planifikuara po destinuara dhe tjera mekanizimi i solidaritetit për emergjencat natyrore. Priten gjithë të dhënat se pa ato s'ka s'i bëhet dhe ato po mblidhen edhe nga vetë BE.

Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë. Një instrumet ekstra me një potencial të konsiderueshëm. Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman. Po vijojmë edhe në drejtim të vendeve të tjera të rajonit lindor. Do të kemi një mbështetje të konsiderueshme në raport me nevojën. Skenari i përgatitur nga ministria e Financave që praktikisht do të jetë program i vecantë në buxhetin e shtetit është ndërtuar që gjërat të bëhen pavarësisht sa fonde do të vijnë nga jashtë, zëre se nuk do të vijë asnjë lek dhe në proces do të axhustohen numrat nga nevojat" tha ai. 

Ora 07:24
Ndërtuesit abuzues/ Rama: Dosjet të kopsitura, s'do i lëmë vend KÇK ta shfrytëzojë (VIDEO)

Rama deklaroi se po kopsiten të gjitha dosjet për ata që abuzuan me ndërtimet dhe do të dalin para drejtësisë. "Lidhur me punën paralele që po zhvillohet për hetimet dhe për nxjerrjen e përgjegjësive të atyre që do të rezultojnë përgjegjës pavarësisht fuqisë së tërmetit. Rastet kur godinat e shembura dhe të pabanueshme janë produkt e shkeljeve.

Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. Atyre që më shkruajnë që bien pre e lehaqenjeve që nxjerrja e përgjegjësive nuk është dicka që mund të bëhet sa hap dhe mbyll sytë, por kërkon dokumentim dhe KCK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos. Nuk do të ti japim KCK mundësinë të shqyejë ndonjë copë tjetër. Do të bëjmë cmos që të gjitha referimet të jenë të kopsitura, por kjo kërkon pak kohë dhe durim ju që me të drejtë kërkoni gjak" tha Rama.

Ora 07:24
S'kanë lekë? Rama-ndërtuesve: Do të falimentoni edhe me ligjin po s'bëtë riparimet (VIDEO)

Kreu i qeverisë u shpreh se po bëhet gati lista e atyre ndërtuesve që duhet të bëjë riparimet, ndërsa ata që janë shprehur se kanë falimentuar, Rama tha se të njëjtin fat do të kenë edhe me ligjin duke u dërguar një tjetër mesazh të fortë.  "Hartimi i listës së atyre që do të bëjnë riparimet është në fazë përfundimtare, ne do të ndajmë pjesën kush do të bëjë dhe kush jo, duke parë gatishmërinë e tyre dhe duke vlerësuar kushtet e tyre financiare, pasi deklarojnë se kanë falimentuar dhe do të falimentojnë edhe në raport me ligjin nëse do të shmangen".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 05/12/2019 09:47

    Sipas Rames buxheti do jete barra kryesore e rindertimit dhe kjo eshte pozitive.Kryesorja eshte qe te gjithe qytetaret qe jane sot ne cadra dhe hotele, te futen ne babesa te reja sa me shpejt ,dhe mire eshte sic po veprohet me ndihmen turke, qe merr ndertimin ne Lac dhe fillon punen pa pritur shume .Dhe fondacionet e tjera si ai i Arber Hajdarit ose Elvis Nacit te punojne ne menyre te pamvarur nga qeveria se kane eksperience, por qeveria ti tregoj se ne cilat fshatra apo zona duhet te nisin punen.Po sistemove popullaten ne banesa ,dhe nuk prek treguesit makro ekonomik bravo ,por instistimi i Ahmetajt qe thote koncensionet mos preken se preket rritja ekonomike, kjo eshte e gabuar nga ana ekonomike.Rritja ekonkomike do jete me e larte nga procesi i rindertimit ku do investohen miliona dollar ndihma nga donatoret .E fundit qe nga sot te gjithe qytetaret te fillojne te paguajne sigurimin e banesave dhe mos te oinvestohet me nga shteti

    Përgjigju
  • sapa: 05/12/2019 08:19

    Bere hatane more kodosh!Sidomos tani pas termetit duhen edhe 200vjet te behet shtet.Sigurisht jo prej teje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet