Rama: 78844 më shumë të punësuar se një vit më parë

/ATSH/ Kryeministri Edi Rama duke iu referuar INSTAT dhe statistikave të publikuar një ditë më parë, ka deklaruar sot se janë punësuar 78844 vete më shumë se një vit më parë dhe për tremujorin e trete 2014 rezultojne te punësuar 1.043.032 vete, ndërsa në tremujorin e tretë të vitit 2013 ishin e punesuar 964.214 vete.
"Ja edhe Anketa e INSTAT-it për Forcat e Punës, meqë disa kanë qejf t'i referohen INSTAT-it kur ne i referohemi Sigurimeve Shoqërore! Vetëm se kjo e INSTAT-it tregon qartë se jemi në rrugën e punësimit real", shkruan Rama në rrjetin social.

Një ditë më parë, Instituti i Statistikave publikoi të dhënat e fundit mbi tregun e punës, duke bere te ditur se numri i të punësuarve u rrit me 3.7 për qind krahasuar me një vit më parë.
Vetëm në tremujorin e tretë të 2014-ës, ka patur 76 479 persona më shumë të punësuar se në të njëjtin tremujor të vitit paraardhës dhe 33 311 persona më shumë të punësuar se sa tremujori i dytë i vitit 2014", deklaroi drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi.

Shifrat e punësimit u shndërruan në një çështje të nxehtë debati politik, kur pak javë më parë qeveria deklaroi se këtë vit janë hapur 81 mijë vende të reja pune formale, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pohoi një ditë më parë se qeveria mashtron me shifrat e punësimit.

Sipas qeverisë, të dhënat për tremujorin e tretë tregojnë se tregu i punës është rigjallëruar, çka konfirmohet jo vetëm nga rritja e numrit te të punësuarve, por edhe forcës aktive të punës dhe të njejtën gjë pohon kryeministri Rama sot në statusin e tij Facebook dhe Twitter.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos