Pritet që të marrin pjesë krerët e partive aleate, pavarësisht se në takimin e parë kishte munguar kreu i PSD Skënder Gjinushi, ndërkohë që mëse një herë kryrtari i PDS, Paska Milo ka bërë të qartë se për të posti i zv.ministrit është i pamjaftueshëm për vetë peshën e forcës politike që përfaqëson. Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, pasi ka saktësuar kabinetin e ri qeverisës, pritet të saktësojë edhe me aleatët zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve. Kështu, në këtë marrëveshje të firmosur nga 37 partitë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, thuhet se pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit, në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike.
“Për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10.000 vota, do ketë bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror”, vijon marrëveshja. Ndërkohë që, kur një parti merr një mandat, ajo mund të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve, por kjo duhet të konsultohet me partitë e tjera. Duke qënë se LSI ka marrë 180 mijë vota dhe 16 mandate deputeti, atëherë është rënë dakord që të ketë kyetarin e Kuvendit, përkatësish kreu i LSI Ilir Meta si dhe 5 poste ministrore në ministri të rëndësishme, si ajo e Transporteve me Haxinaston ministër, ajo e Drejtësisë me Naçon ministër, e Bujqësisë me Panaritin, e Integrimit me Gjoshën dhe e Mjedisit me Kokën. Ndërkohë që dy partitë që kanë marrë nga një mandat deputeti, PBDNJ e Dules dhe Kristiandemokratët e Frrokut nuk janë përfshirë në kabinetin qeveritar.
Pritet që partitë e tjera që kanë një numër të konsideruar votash si PDS e Milos që ka marrë afër 11 mijë vota të përfaqësohet me një zv.ministër, me një numër të caktuar drejtorish dhe prefektë. Në të njejtën nivel është PSD e Gjinushit me zv.ministra, prefektë dhe drejtorë, PBDNJ e Dules dhe PKD e Frrokut që mbeten pa portofol ministror dhe janë në pritje të kompensimit me zv.ministra dhe poste të tjera të niveleve të dyta dhe të treta të qeverisjes. Ndërkohë që dhe partitë e tjera, përfshi këtu PSV ’91 të Koçit, apo partia e Ngjelës, e Kojës dhe partitë e tjera pasi janë 37 parti aleate pritet të përfaqësohen sipas peshës së tyre elektorale.
DEBATET
Pritet që të marrin pjesë krerët e partive aleate, pavarësisht se në takimin e parë kishte munguar kreu i PSD Skënder Gjinushi, ndërkohë që mëse një herë kryrtari i PDS, Paska Milo ka bërë të qartë se për të posti i zv.ministrit është i pamjaftueshëm për vetë peshën e forcës politike që përfaqëson.
POSTET SIPAS MARREVESHJES
- PSD-Gjinushi Zv/ministër
Qarku Lezhë, Qarku Shkodër, Qarku Fier, Qarku
Elbasan)
- PDS-Milo Zv/ministër
Qarku Korçë, Qarku Lezhë, Qarku Shkodër, Qarku Vlorë,
Qarku Fier, Qarku Berat, Qarku Elbasan)
- PBDNJ-Dule Zv/ministër
Qarku Korçë, Qarku Lezhë, Qarku Shkodër, Qarku Vlorë,
Qarku Gjirokastër)
- PSV ’91-KOÇI
Qarku Fier)
- PLD-Ngjela Zv.Ministër
- PKD-Frroku Zv.ministër
Qarku Shkodër)
MAZHORANCE E FRIKSHME NE KUVEND, 103 TE MAJTE
Mazhoranca e majtë në sallën e Kuvendit do të jetë vërtet e frikshme sa i takon raporteve numerike. Sipas rezultatet zyrtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, koalicioni qeverisës rezultoi të ketë fituar 83 mandate deputetësh ndërsa koalicioni i opozitës së djathtë do të ketë 57 deputetë. Por kriteri i vendosur nga PS e LSI për ndarjen e mandateve të deputetit nga ministri e ka zgjeruar edhe më tej raportin numerik. Pas shpalljes së emrave të ministrave është qartësuar edhe numri i deputetëve të rinj. Në sallën e Kuvendit do të kemi 103 përfaqësues të mazhorancës ku përfshihen 83 deputetët dhe 20 ministra e zv.kryeministri.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)