TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale dhe thotë se do ta bëjë me çdo kusht, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve. Për kreun e qeverisë, kjo është një mënyrë shumë e rëndësishme për të formalizuar të ardhurat e shqiptarëve në botë, të cilët bëjnë 2-3 punë. Ndonëse ndërkombëtarët janë shprehur kundër kësaj nisme të ndërrmarë nga qeveria, Rama u shpreh se do të vijë momenti kur edhe ata do ta kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo amnisti.

Në mbledhjen e Këshillit Koordinues të Diasporës, Rama u shpreh se kjo lëvizje është tentuar të realizohet edhe në qeveritë e mëparshme por ka ngecur për shkak të presioneve. Për këtë, kreu i qeverisë thotë se nuk do të privohemi se jemi vend i vogël. Nga ana tjetër përmend orët e zgjatura në punë që kalojnë shqiptarët duke thënë se nëse do të numëroheshin orët që i kanë falur me djersë e gjak ekonomisë informale në vendet e zhvilluara atëherë do na rezultonte një volum skallavërie i paimagjinueshëm.

“Ne e kemi bërë me dije se kemi të gjithë dëshirën dhe vullnetin për ta realizuar amnistinë fiskale për të garantuar formalizimin e të gjitha të ardhurave të shqiptarëve në diasporë. E dimë shumë mirë, e dinë dhe autoritetet e vendeve ku shqiptarët prej dekadash japin kontribut që ekonomia informale nuk është territor i vdendeve në zhvillim por ekziston dhe në vendet e zhvilluara. Shqiptarët hyjnë tek ato komunitete që e dimë shumë mirë. Shqiptarët kanë dëshmuar se janë punëtor të jashtëzakonshme. Kanë bërë 2 apo 3 punë. Ia kanë dalë në vende ku nuk janë.

Kemi dëshmi të panumërta dhe raste që përforcojnë të gjithë arsyet për ta bërë këtë hap i cili ka qenë dashur të bëhet prej shumë kohësh, është tentuar nga qeveritë e mëparshme por ka ngecur si rezultat i presioneve dhe mungesës së dëshirës për të kuptuar pse-në e kësaj lëvizje të rëndësishme”, tha Rama.

Rama artikulon shumë arsye për të realizuar amnistinë fiskale duke nisur nga pamundësia për të marrë letra. Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët janë bërë skeptikë ndaj taksave dhe bankave ndaj qarkullojnë sasi të mëdha të parave cash. Për këtë arsye kanë transferuar paratë në Shqipëri, ku edhe kanë investuar pa u vënë në shënjestrën e organeve ligjzbatuese apo pa qenë të dyshuar.

Shqiptarët i cilëson si kontributorë të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve, në të gjitha nivelet. Një koment e pati edhe për paragjykimet se shqiptarët janë kriminelë. Kreu i qeverisë thotë se do të bëjnë të pamundurën për të thyer këtë barrikadë ndërsa thekson se emigrantët nuk kanë krijuar asnjë aktivitet të paligjshëm por e kanë gjetur në disa vende dhe kanë zgjedhur të bëhen pjesë e tregut të drogës apo krimit.

Ministrja e Jashtme u shpreh se detyrimi ndaj Diasporës i pashlyeshëm. Olta Xhaçka përmendi shifrat e shqiptarëve, rreth 10 mijë që kanë përfunduar doktoratën jashtë vendit ndaj theksoi rëndësinë e foorcimit të marrëdhënieve me diasporën. Ndërsa Kryetari Këshillit Kombëtar të Diasporës Mark Gjonaj u shpreh se duhet investuar te Diaspora pasi 1.8 mln ose 37% e popullsisë shqiptare jeton jashtë.

Çfarë parashikon amnistia fiskale?projektligj thuhet se çdo qytetar shqiptar, rezidentë në Shqipëri, por edhe emigrantët do të mund të përfitojnë nga amnistia fiskale deri në shumën 2 milionë euro. Në draft sqarohet se subjektet e deklarimit nuk do të japin informacion mbi burimin e të ardhurave, nuk do të ndiqen penalisht dhe as nuk do të ketë një hetim tatimor. Megjithatë duhet theksuar që këto para të deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për një periudhë të paktën 5 vjeçare nga momenti i depozitimit. Në rast të kundërtën, do u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Për këtë projektligj ka pasur një sërë pakënaqësish nga ndërkombëtarët, të cilët janë shprehur se kjo do të amnistonte paratë e mbërritura nga krimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
Rama: Do e bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, nuk privohemi se jemi të vegjël! Ndërkombëtarët do ta kuptojnë

 

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga amnistia fiskale. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Koordinues për Diasporën, kreu i qeverisë tha se ndërkombëtarët do ta kuptojnë se është e rëndësishëm.

“Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me cdo kusht. Edhe bashkësia ndërkombëtare dhe BE do ta kuptojë. Për sa kohë e bën Italia një herë në tre vite, skemi pse mos e bëjmë.

Nuk kemi pse të privohemi se jemi të vegjël dhe na paragjykojnë përtej çdo logjike. Është e rëndësishme për emigrantët dhe gjithë shqiptarët se është fenomen masiv i prodhuar nga sakrificat e jashtëzakonshme dhe një sasi pune e kryer në zonën informale të ekonomisë në vendet e zhvilluara që po ti mbledhen të gjitha orët që shqiptarët i kanë falur me djersë e gjak ekonomisë informale në vendet e zhvilluara atëherë do na rezultonte një volum skallavërie i paimagjinueshëm. Sot shqiptarët si komb janë shumë më të ditur e të aftë prej emigracionit”, tha Rama.

Ora 10:55
Propozimi i Ramës: Samit për diasporën vitin e ardhshëm, të përfshijmë më tepër Kosovën edhe Maqedoninë

1671359115_finalprojekt.00074619.Still001.jpg

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që vitin tjetër të mbahet një Samit të përbashkët për diasporën vitin e ardhshëm, e ku të përfshihen edhe Kosova edhe Maqedonia.

"Ndoshta u zgjata pak, kjo është karakteristikë e fjalimeve të mia që gjithmonë them se do i shkurtoj, por gjithmonë e më shumë zgjaten. Kërkoj ndjesë për këtë shpresoj të mos isha i mërzitshëm, u përpoqa të jap një kontribut në këtë tryezë, jo thjeshtë për të shtuar këtu se ça çudirash kemi bërë ne, sepse faktikisht nuk është bërë pak, por krahasimisht me çfarë duhet bërë për interesin reciprok edhe të shqiptarëve që janë jashtë por edhe të Shqipërisë që është brenda nuk është shumë, është pak.

Duke i falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Koordinues, duke propozuar që ne të fillojmë nga organizimi vitin e ardhshëm që është një vit përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, të një samiti tjetër të diasporës, shpresoj që ju ta miratoni këtë propozim dhe ne të fillojmë punën për të organizuar një samit të madh të diasporës dhe të bëjmë një tjetër raund diskutimesh, këtë herë duke u përpjekur të përfshijmë më tepër edhe qeverinë e republikës së Kosovës edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe bashkësitë e tjera në diasporë në trojet ku jetojnë shqiptarët.

Shpresoj se ju do ta përkrahni këtë ide do të na ndihmoni që ta organizojmë sa më mirë dhe që të bëjmë edhe një event më të mirë dhe që të bëjmë një event edhe më frymëzues e kuptimplotë se samiti i parë", tha Rama.

Ora 10:52
Rama: Shqiptarët nuk kanë krijuar tregun e drogës dhe krimit! Do e thyejmë barrikadën e paragjykimit

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për paragjykimet që shqiptarët janë kriminelë duke thënë se do të bëjnë gjithçka për të thyer këtë lloj barrikade.

“Ajo që vjen si kundërshti kolektive është se shqiptaret janë kriminel. Ne kemi investuar për turpin tonë në ngjizjen e këtij imazhi skandaloz. Shqiptarët janë kontributor të rëndësishëm në të gjitha vendet ku shkojnë.

Shqiptarët që i kanë hyrë botës së krimit janë element shqetësues por tregun e drogës, krimit, prostitucionit nuk e kanë krijuar shqiptarët por e kanë gjetur dhe janë bërë pjesë e tij. Kam besim që do e thyejmë barrikadën e paragjykimit. Jemi në komunikim intensiv për të realizuar atë që është e drejtë kushtetuese, një rrjedhojë logjike e një periudhe të gjatë tranzicioni me një pikënisje shumë specifike që na detyron sot dhe bën sot që shumica dërrmuese e shqiptarëve të mbështesin realizimin e një amnistie fiskale e penale, pa i hapur asnjë shteg askujt që për shkak të detyrës apo aktivitetit të tij të paligjshëm ka bërë para. Nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje të rëndësishme”, tha Rama.