Rama anashkaloi PD-në në hapjen e fushatës, Haklaj: Pazar me Metën dhe Berishën kundër Alibeajt! Kthupi: I do kundërshtarë në 2025-ën, e ka të sigurt fitoren

Në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste, u vu re që kryeministri Edi Rama teksa prezantoi sloganin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, sulmoi edhe dyshen Meta-Berisha duke mos përfshirë Partinë Zyrtare Demokratike. Analistët e kanë cilësuar këtë si një narrativë të qëllimshme të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në studion e Repolitix në Report TV me gazetarin Denis Minga, ish deputeti i PD, Azgan Haklaj tha se kjo narrativë e Ramës i cili përmend vetëm Berishën dhe Metën, bëhet për shkak se me këta dy të fundit ka pazare politike.

“Që nga 2008, Rama Berisha dhe Meta kanë bashkëqeverisur. Ai thotë tha se bën pazar me ta. Në 2008, Berisha, Meta dhe Rama bënë marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese. Meta hyri më vonë në këtë marrëveshje.  Ka hedhur stekën në pazarin e rradhës me ta. Rama po bën pazarin e rradhës me Metën duke përdorur Berishën. Ai po e pagëzon Metën si udhëheqësin e opozitës”- u shpreh Haklaj.

Në të njëjtin mendim është shprehur edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi i cili e konsideroi narativën e Ramës si përpjekje për të mbajtur në lojë Metën dhe Berishën. Ai shtoi se qëllimi është parapërgatitja e terrenit për zgjedhjet parlamentare të 2025 ku me Metën dhe Berishën përballë, Rama e ka të siguritë fitoren.

“Rama do të mbajë në lojë veten. Metën dhe Berishën sepse në këtë mënyrë mban status quo-në. Berisha ka një vijimësi të jashtëzakonshme kohore në zgjedhje por të gjithë e dimë se ku e ka limitin.  Rama e di se nëse do ketë kundërshtarë vetëm këtë grupim në zgjedhjet e 2025, do të fitojë edhe një mandat tjetër, prandaj ai po lë jashtë palën tjetër të Alibeajt. PD-në zyrtare sot nuk mund ta ngarkojë me fajet e Berishës dhe Metës”- argumentoi Kthupi.

Ndërsa gazetari Flogert Muça tha se fokusimi i Ramës tek Meta dhe Berisha duke anashkaluar Partinë Demokratike të drejtuar nga Alibeaj është rezultat i faktit që Meta dhe Berisha kanë përqindje më të lartë votash në sondazhe.

“Ajo që kryeministri ka bërë me këtë slogan është se donte të përcillte në opinionin publik që sot Shqipëria është para dy rrugëve, ose në rrugën e anëtarësimit ose rrugën e non-gratës. Rrugen e tretë mesa duket nuk e konsideron fare. PS është palë, ka parë në sondazhe se Rithemelimi është kaq përqind ndërsa pjesa tjetër është poshtë 10%. Luftën ai do e bëjë me më të fortit”-tha Muça.

Ndërsa avokati Përparim Caca e cilësoi si retorikë boshe hapjen e fushatës së PS me mbjelljen e pemëve duke u shprehur se mjafton që kandidatët për kryebashkiakë të mos i kenë të inkriminuar.

“Në lidhje me simbolikën e mbjelljes së pemëve, është një simbolikë boshe. Se do mjaftonte që kryeministri të zgjidhte disa kandidatë që mos të ishin të inkriminuar. Mjafton të mos ketë kandidatë të tillë. Kësaj i referohet mbase, kurrë mbrapa me atë që ka ndodhur. Minimalisht të paktën ata kandidatë që do fitojnë nesër të mos jenë hajdutë tenderash”- theksoi Caca.  

Pasditen e sotme Partia Socialiste hapi zyrtarisht fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit me një organizim në sheshin ‘Skënderbej’ ku ishin të pranishëm kandidatë për kryebashkiakë si dhe ministra të cilët në formë simbolike mbollën edhe 61 pemë, duke treguar se shpenzimet për këtë fushatë elektorale do të jenë minimale dhe se gjysma e tyre do të shkojnë për mbjelljen e fidanëve të rinj. Teksa prezantoi sloganin “Kurrë më Mbrapa, vetëm përpara”, kryeministri Edi Rama, bëri thirrje që qytetarët të vlerësojnë ndryshimin që kanë pësuar bashkitë e drejtuara nga socialistët dhe mungesën e zhvillimit në bashkitë e drejtuara nga demokratët.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion