Rama, apendicit politik apo mjekësor?

Rama, apendicit politik apo mjekësor?

Edi Rama

Është lajmi i kësaj fillim jave operacioni i kryeministrit Rama, i cili hoqi apendicitin. Operacion u krye nga profesor Gjata, një nga mjekët më të mirë në fushën e kirurgjisë. Bëhet fjalë për një rikuperim të shpejt të Ramës. Por, gjendja shëndetësore e kryeministrit të një vendi është përtej një lajmi mjekësor i një udhëheqësi. Në SHBA është një buletin mjekësor.

Mbaj mend George Bush, i cili kishte një buletin të tijin mjekësor dhe e kishte të përditësuar, ndërsa ne jemi mësuar që udhëheqësi është gjithmonë i fuqishëm dhe nuk ka sëmundje, si shembulli i Berishës, i cili nuk vendos syze. Në fakt kush i ka qëndruar afër Berishës e di se ai ka realisht nevojë për syze për të lexuar. Ai duhet të dalë dhe të duket sa më rinor në publik.

Ne jemi kundër sëmundjes, sepse edhe në kohën e monizmit ne jemi mësuar të shohim një lider të fortë. Ne duam një udhëheqës që është i shëndetshëm derisa vdes. Si gjithë popujt jo të mësuar me kulturën demokratike, për ne udhëheqësi duhet të jetë si i një tribunë, gjithmonë i fortë.

Duket se kryeministri Rama po instalon një tjetër metodë dhe ka shkuar në një spital shtetëror, kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe. Rama po e reklamon veten e tij si një njeri të popullit, që i ndodh edhe të sëmuret, aq më tepër në mes të një fushate elektorale. A do të ndikojë kjo në humorin e popullsisë, ku në një krah kemi dy udhëheqës të fortë si Meta dhe Berisha e nga krahu tjetër dikush lider që plasi apendiciti.

Por jemi në një periudhë që elektorati është lodhur nga udhëheqësit e fortë. Rama ka tentuar vetë publikimin e sëmundjes së tij, për të treguar se ai është njerëzor në atë që bën, qan, qesh, ndjek fëmijët dhe interesohet për ta. Djalin e tij e çon në një kompleks stërvitjeje publike te kompleksi “Dinamo” që herë e shoqëron ai vetë, herë e shoqëron gruaja.

Mes një udhëheqësi të fortë dhe atij njerëzor, shqiptarët kanë nisur të duan udhëheqësin e fortë. Madje Ramiz Alia, i cili u dallua për udhëheqjen e tij të butë u pëlqeu njerëzve pasi ata ishin mësuar me udhëheqësin e mëparshëm represiv. I tillë ishte edhe Zogu, natyrë e fortë me prejardhje feudale. Njeri i cili arriti të vendosë rendin në Shqipëri. Ku politikanet i bënin atentate njëri-tjetrit dhe Zogu ka pësuar me tepër nga të gjithë.

Të gjithë peshën e fushatës elektorale e ka marrë përsipër Rama dhe ai del kudo madje edhe në reklamat që ka fushata. Ndërsa nga ana tjetër është njerëzor dhe operohet, një operacion që i vlen shumë. Kemi parë se kënga që ka zgjedhur është një këngë tallava dhe nuk vesh kostume. Politikanët duhet ta kuptojnë se ka ikur koha e kollares.

Si strategji elektorale nuk është e keqe, ndërsa përballë ka dy persona të veshur me kollare. Ai udhëheqës që shfaqet sa më popullor, ai ka më shumë pikë. Këtë e ka treguar edhe politika e huaj si Angela Merkel, Meloni etj.(Dritare TV)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moira: 19/04/2023 14:01

    Sa fjale te bukura. Epo sna mbet tjeter vecse te themi rrofte sa malet shoku Enver...me fal, Edvin! Dhe ju politikane zhvishini kostumet, sipas shembullit te udheheqesit, dhe mos harroni tallavane si kolone zanore te jetes. Edhe ju shtetare, njesoj veproni-madje shpalosni neper zyrat e shtetit talentet tuaja. Psh nese nuk zhgarravisni dot mjeshterisht por jeni pijanece, zamzanen e rakise mund ta adhuroni duke e vendosur ne krye te tavolines se punes. Ose meraklinjte e qofteve nje zgare me korridor do u bente pune gjithe drejtorise. Udheheqes me popullor ske ku gjen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja