Rama: Arbën Xhaferri na la një vepër frymëzuese

TIRANË, 15 Gusht/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, përkujtoi sot Arbën Xhaferrin, në dy vjetorin e ndarjes nga jeta.
"Sot në përvjetorin e vdekjes kujtojme me respekt e mirënjohje mikun e shtrenjtë, shqiptarin e mirë Arbën Xhaferri, që na la një vepër frymëzuese ", shkruan kryeministri.
Dy vjet më parë, më 15 gusht 2012, u nda nga jeta, një nga intelektualët dhe mendimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të kohës sonë, Arbën Xhaferri, kryetar i PDSH-së në Maqedoni. I prekur prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, Xhaferri nuk pushoi për asnjë çast së luftuari për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për krjimin e një shtrati gjithëkombëtar të mendimit intelektual, në mënyrë që shqiptarët të kishin një bosht të përbashkët ideologjik dhe politik. /a.s//a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin