TIRANË- Forcimi i marredhënieve dypalëshe me Kanadane dhe rëndësia e rolit të Shqipërisë për mbarevajtjen e paqes në rajon, ishin kryefjala e takimit të kryemistrit Edi Rama me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadas, John Baird, të zhvilluar sot.
Gjatë takimit, siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, Ministri Baird përgëzoi Kryeministrin për politikën konstruktive në rajonin e Ballkanit dhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë e paqes dhe në përballimin e sfidave të sotme të sigurisë në shkallë globale.
Kryeministri Rama theksoi progresin e arritur në rajon, mungesën e konflikteve dhe jetesën në paqe me njëri-tjetrin, por, tha ai, jemi edhe të ndërgjegjshëm për brishtësinë e paqes dhe rrezikut potencial nga rritja e ekstremizmit sot në botë.
Në takim u nënvizua rëndësia e forcimit të partneritetit në fushën e sigurisë midis dy vendeve dhe në kuadër të aleancës euroatlantike, për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që kërcënohen nga terrorizmi dhe ekstremizmi.
Në takim u fol gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, ku u vlerësua prezenca e investimeve kanadeze në Shqipëri.
Më herët Ministri i Jashtëm Kanadez takoi homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin, si dhe Kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. /ATSH/
/Shqiptarja.com