Rama u përgjigjet akuzave: 'Ballkani i Hapur', rruga e prosperitetit të kombit! Njohja e Kosovës nga Serbia s'bëhet me 'lulin' e kinse patriotizmit digjital! Koha do të flasë më shumë e më mirë

Kryeministri Edi Rama përmes një shkrimi në Facebook ka analizuar sipas tij situatën e diskutimeve në Kosovë e Shqipëri për shqiptarët në Ballkan.Ai iu është përgjigjur të gjitha atyre që e kanë akuzuar së fundmi si tradhtar për shkak të nismë 'Ballkani i hapur'.    

Kryeministri shkruan se ata që e kanë gjetur tradhtarin tek ai gabojnë pasi është po ai që në mes të Beogradit foli me zë të lartë për njohjen e Kosovës.

Rama, që kujton një takim me liderët e rajonit me presidentin francez Macron e kancelaren Merkel, ku në atë kohë Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, citon t’i ketë thënë dy liderëve evropianë se “nuk i ha luli për këta” duke aluduar në homologët e rajonit e sipas Ramës duke i hequr rastin historik Kosovës për liberalizimin e vizave.

"Një lider kosovar ia futi në sy të Merkelit e Macronit, "mu nuk më han luli për kta!" dhe mu aty e humbi rastin historik t'ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike", ka shkruar Rama.

Kryeministri nënvizon se ai vetë është dëshmitar prej tetë vjetësh së respekti e durimi i ndërkombëtarëve me Prishtinës zyrtare po bie për shkak të ngecjes së dialogut suke iu dukur liderët si gjithnjë e më pak të arsyeshëm e Serbia gjithnjë e më pafajshme.

Shkrimi i plotë i Ramës

Dje pata kënaqësinë e posaçme të kem për vizitë dy vajzat e arta kosovare të Tokios, së bashku me trajnerin e tyre fenomenal. Kërkuan të më takonin dhe u ndjeva shumë i nderuar. Biseda me vajzat e me trajnerin dhe miqtë që i shoqëronin, ishte frymëzuese dhe me disa ide të bukura bashkëpunimi, që dakorduam t'i zhvillojmë së bashku. Kur kërkuan të dilnim edhe në fotografi, u thashë "Po unë jam tradhtar, s'dua t'ju hap telashe!". Qeshën shumë në fakt dhe i bëmë fotografitë, që kishin dëshirë edhe t'i postoja në faqen time.

Mirëpo, siç e prisja, ushtria digjitale e kinse patriotëve matanë kufirit, që të sharat e mallkimet i kanë armët e tyre të luftës qorre të shqiptarit me shqiptarin dhe që s'po dinë hiç çka t'i bëjnë gomarit e po i bien samarit, u lëshua uturishëm në lumin e komenteve të postimit tim. Fali Zot se s'dinë se ç'bëjnë, është më e mira që duhet thënë në këto raste. Dhe falur i kam, ata e kë ata i frymëzon e i ushqen me helmin verbues të urrejtjes, dasisë, frikës nga e ardhmja. Por dy fjalë sa më shkurt për një bisedë kaq të gjatë, s'po i le pa thënë me këtë rast.

Koha nuk ndalet dhe paqja nuk fitohet me mjetet e luftës. Kosova e fitoi luftën falë aleancës së pathyeshme të Shteteve të Bashkuara me fuqitë më të mëdha europiane, në mbështetje të ushtrisë së saj çlirimtare. Pa atë aleancë as liria, as shtetësia, as paqja për popullin e Kosovës nuk do të kishte ardhur dot sot e gjithë ditën.

Po a mund ta fitojë Kosova paqen përfundimtare dhe a mund të prosperojë kombi shqiptar, duke u ftohur e siç i themi ne, duke "i treguar babait arat", kur flet me Amerikën, Gjermaninë, Francën a me vetë Bashkimin Europian?

E bëj këtë pyetje, sepse e kam jetuar në vetë të parë "tregimin e arave", deri në pikën që një lider kosovar ia futi në sy të Merkelit e Macronit, "mu nuk më han luli për kta!" dhe mu aty e humbi rastin historik t'ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike.

A mund ta fitojë Kosova paqen dhe a mund të lulëzojë shteti i saj i ri, po edhe shqiptaria si e tërë, duke e kthyer Dialogun me Serbinë në një monolog që nuk i prish asnjë punë Serbisë (përkundrazi acaron prej vitesh tanimë nervat e aleatëve tanë të pazëvendësueshëm strategjikë, të cilëve për krejt fajin e monologuesve të Kosovës, Serbia u duket gjithnjë e më e pafajshme, ndërsa Kosova gjithnjë e më pak e arsyeshme)?

E bëj këtë pyetje, sepse prej 8 vjetësh tanimë e dëshmoj në vetë të parë, trajektoren gjithnjë e më në rënie të respektit e të durimit të tyre me Prishtinën zyrtare dhe më dhembin gjithnjë e më shumë shtrembërimet e buzëve të tyre, kur flitet për Kosovën.

A mundet të zgjidhet çështja e madhe e njohjes së Kosovës nga Serbia, duke e thelluar më tutje deformimin e madh disavjeçar tashmë në Kosovë, të bërjes së politikës së brendshme të Prishtinës politikë të jashtme të Kosovës dhe anasjelltas, si edhe duke e futur në shabllonin idiotesk të tradhtisë dhe vetë politikën e re rajonale të Tiranës zyrtare?

E bëj këtë pyetje këtu, për t'iu thënë të gjithë atyre në Kosovë që e kanë gjetur tradhtarin tek unë, se së pari, unë jam po ai që në mes të Beogradit fola me zë të lartë për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sikur të tërë ta mbronin njohjen e Kosovës në gjuhë të huaj të paktën siç e mbroj unë, kudo e kurdoherë, sot Kosova do të ishte shumë më e respektuar ndërkombëtarisht.

Së dyti, Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia; sa për një nga shumë shembuj të dobisë së madhe të Ballkanit të Hapur, kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot, ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve "nuk u han luli" për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën 'Open Balkan'.

Dhe së fundi, kush në Kosovë mendon se duke më sharë e mallkuar mua e bën Kosovën më të fortë në luftën diplomatike për njohjen nga Serbia, pushka top le t'i bëhet, e ka të gjithë bekimin tim të nxjerrë krejt gjuhën jashtë. Por ama askush në Kosovë a në Shqipëri qoftë, të mos presë assesi që unë dhe shumica e re qeverisëse e Shqipërisë, të heqim dorë nga lufta diplomatike për paqe e prosperitet ekonomik e social në Ballkanin e Hapur - përfshirë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia. E cila bëhet me mend, krah për krah me aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Shqipërisë e të Kosovës, e jo me "lulin" e kinse patriotizmit digjital.

Koha do të flasë më shumë e më mirë!

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PRISHTINA: 11/08/2021 06:44

    Ky stili i të bamunit politikë në Kosovë duke sulmu qevirinë e Tiranës i ka rrajtë e fella që nga koha e Rankoviqit të tillë ishin Ali Shukriu Sinan Hasani Azem Vllasi Ibrahim Rugova Ramush Haradini Albin Kurti i vetmi që nuk ka pranu të bëjë politikë të brenshme dhe të jashtme duke sulmuar qeveritë e Tiranes ishte Hashim Thaqi e dhe kur qeverisi paralel me Sali Berishēn edhe pse kishte arsye të forta që ate në çdo drejtim ta sulmonte për pengasat që para luftes gjatë luftës dhe pas luftes i kishte shkaktu bashkëpunimit me Kosoven duke respektu zgjedhjen e qytetarve shqiptarë

    Përgjigju
  • Shqipe: 11/08/2021 05:24

    Rama te leri problemet e kosoves e te shikoj ato te shqiperise se nuk e kane votuar ne kosove por ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Loni: 10/08/2021 23:26

    O EDI rama c'ns duhet neve kosova of hajvan. ..shikoni dhe rregullo shqiperine turizmin dhe bujqesine,,dhe rruge,,shkolla e spitale. ...

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 10/08/2021 19:07

    O ti që thua xhepi bole lajka po ti je krye bole o tole. Po kë do ti ta drejtoi Shqiprin do salheun që e dogji, e vodhi , e vrau, bëri piramidat e çfar nuk bëri ky kriminel e ti prap flet si laskar. A e ke par sy peshkaqenin e kryekriminelit salhe se çfar jete bën me lekët e vjedhura të popullit Shqiptar apo nga kto gjëra ti smer vesh o pallavesh. Ne djalin e Edi Ramës e shofim përdit me një makin të lodhur që e shumta kushton 5.000 euro o dordolec. Prandaj bëje krahasimin midis Gjigandit Edi Rama e kryekriminelit salhe. Prandaj o janulla ta ngula mos komento kur kapacitet ske. Po shko meru me ndonjë pastrim wc në Greqi e urt ri. Të fala nga TA RRAS LALA.

    Përgjigju
    • Janulla: 11/08/2021 17:07

      @pershendetje, me rrufsh anastasin edhe Rexhep Bulen.

    • Pershendetje: 10/08/2021 23:36

      Janulla jeton në angli.

    • O shoku Lalka Torrecilja: 10/08/2021 21:25

      Shife shife se vetem shpia e Surrelit ka vajt mbi 20 milion euro duke fillu qe nga dyshemeja mos me trego mua Saliun! Ate gjysem dobicin qe e akuzoi vete i jati e shoh mire me syze nga 50mije euro, po dhe vellain e Ramovicit e shohim me shoket e basteve qe cuditerisht kane filluar prap aktivitetin te hotelet me 5 yje! Kujtoji icik thirrjet e shokut Skender ne vlore "merrni armet o popull se ju vodhen paret" e pastaj me trego mua kush e dogji shqiperine dhe kush e liroi nga burgu Zanin e me urdher te kujt dhe kujt i qendronte besnik! Se kush ka vrare e prere ne kete vend per 70 vjet dihet fare mire. Qe nga sekuestrimet naten, e urdherat per varje mes qytetit meqe jemi 10 gusht sot, nga urdhrat e min te brendshem per te shtypur me cdo mjet protestat etj etj etj.

  • Trnakop Kacija: 10/08/2021 18:21

    Vec sa ta rahatojm edhe pak Kosoven ( ceshtje dy-tri vite) o kur kena me ju kthy juve pederasteve ne Shqiperi o lesh kem me la ne ju - kem me ja u palu bishtat qe cke me te.

    Përgjigju
    • Lala: 10/08/2021 20:11

      Te na Rruni ramushun neve te shqipria juve .pallosh

  • UKU MOMLIT: 10/08/2021 18:04

    Koha do flase me shume e me mire. Sot jemi 10 gusht,te presim edhe nje muaj dhe do shohim e degjojme,sa nuk kemi degjuar e pare per 30 vjet shkerdhatokraci ketu ne SHQIPERI.

    Përgjigju
  • LORA: 10/08/2021 17:58

    Dua te besoj se kete pergjigje Kryeministri Rama e ben per pjesen me te iluminuar te shoqerise kosovare ,,,qe fatkeqesisht eshte tejet minore, per te influencuar fatin e shtetit kosovar.

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 10/08/2021 18:17

      LORA kur u ktheve nga Peskara - a solle Lek hiq a ti morri makrovi.

  • Lazy: 10/08/2021 17:15

    Edhe sikur historia e "lulit" te jete e vertete (gje qe smund te jete prej nje genjeshtari patologjik si rama), pse duhet qe nje bisede konfidenciale midis kryetaresh shtetesh te behet publike? Rama eshte genjeshtar po e po, por edhe i pabese.

    Përgjigju
    • Very lazy: 10/08/2021 17:30

      Pabesine e ka mesuar nga serbet dhe greket.

  • Uji: 10/08/2021 16:43

    Cfare i ndodh derrit qe fut hundet ne konakun e tjetrit? Per cfare dialogu me serbine e ke fjalen? Ate qe i jep serbise fitoren ne tavoline? Serbia e ka humbur luften me Kosoven nje here e pergjithmone. Tani do revansh politik nen petkun e dialogut. Qysh mund te zhvillosh dialog me nje shtet qe ende sot e kesaj dite kryen gjenocid ndaj popullit Shqiptar? Di ti o KM “europjan” se kur ne historine shqiptare serbi ka rrespektuar jo mardhenien me Shqiptaret por marrveshjet? Kurre ne historine Shqiptare nuk ke patur nje serbi qe rrespekton marrveshjet qe i firmos vete, lere me te beje te ashtu quajturin ballkan i hapur. Qe me betejen e Kosoves, ke tradheti serbe. Lexoje pak historine. Pyet grenell-in nese perton. Serbia e quan zotesi si genjeshtren ashtu dhe shkeljen e cdo lloj marrveshjeje. Pra dialogu sic thoni ju Z. KM, me serbine, ka probleme teknike. Problemi teknik eshte se ne marrveshje me serbine, nuk ka mekanizem perforcues, cfare ndodh nese serbia nje anshmerisht shkel marrveshjen? Per sa kohe qe nuk ka nje mekanizem te tille, per aq kohe marrveshjet me serbine jane te vdekura qe para se te lindin. Serbia eshte shkaktarja e tre luftave europjane dhe ballkanike dhe eshte burim i pareshtur konfliktesh rajonale. Cfare ka ndryshuar qe ju kerkoni bashkpunim me serbine? Mos valle doni thjeshte nje jetegjatesi politike te financuar nga serbia? Tradhetia ore Z. Rama, nuk ka brire. Mjafton te beni nje selfi dhe e kuptoninshume shoejt se kush eshte tradhetori.

    Përgjigju
    • Arbëri: 10/08/2021 20:28

      Problemi kryesor i Edi Ramës është dështimi i coptimit të Kosovës vet ky e ka dhën pëlqimin. Këtë dështim nuk mundet ta gëlltit Rama sepse serbia nuk ia fal Ramës!

  • Vicidoli: 10/08/2021 16:27

    Birisha asht zot e pronar i Shqipnis e Kosoves ai i ka shpall lufte Amerikes e ka me fitu se ka cubat e Mamursit me vedi ai asht perendi.Para Laci revolucion te permbysim Edvinin dhe te veme prinv Betishem dhe Amerikes kufirin te thana.

    Përgjigju
  • Joti: 10/08/2021 16:04

    Shqiperia po digjet e ky k... po krihet ?

    Përgjigju
  • Kaci: 10/08/2021 15:58

    Pra ti do te njohesh kosoven duke berw jugosllavine ?!

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 10/08/2021 15:54

    Edvin Kristaq Rames I ka mbet vec edhe me nxjerr Shqiperine nga NATO dhe e ploteson detyren e vet.

    Përgjigju
  • Teveqel Derdimen Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 10/08/2021 15:21

    O janulla ta ngula jam kurjoz të di a e ke mbaruar shkollën 8 vjeçare ? Po pse Edi Rama qenka njeri i keq apo se e ka nxjer Shqiprin nga kaosi e mjerimi ku e kishte fut krimineli Salhe. A e mban mënd si ishte Shqipria ? Si ishin spitalet ? Si ishte policia ? Si ishte sistemi padtejtësis ? Me tom dreça e gjin gjona kapartona me 8 vjeçare e ns u bon miljoner kta derr. Pra dhe ti o janulla që të qan shpirti për Shqiprin po që syrin e ke në Greqi na del patriote o kok loqe. Edi Rama është gjigand e burr i vërtet. Ka bër ndryshime kolosale o lale janulla ta ngula. Prandaj laj gojēn kur Edi Ramën ta zësh në goj o janulla karalloi.

    Përgjigju
    • Per kepin: 11/08/2021 12:50

      Te lumte dora per ca ke shkrujt fix ashtu eshte Ne kohen e sali serbit policat pa shkolle ishin vetem per te marre leke. gjin gjonat ishin si çakenj per te rrjepur ne dogana donin lek edhe per rrobat e trupit kur kamionat me kafe kalonin pa paguar asgje per shtetin. Lexoje raportin e DASH ne 2008 ça thot per korrupsionin e sales.

    • O Xhepi Bole Lajka: 10/08/2021 16:45

      e more sufllaqen per sot? Shiko se te vdiqen 24 veta ne Thumane vetem prej atyre ndryshimeve kolosale qe shikon ti nga vera e brekeve te Shukriut o derdimen ! Ke te vrare ne sharr (Ardit Gjoklaj), ke te vrare nga polica drogaxhinj (Klodjan Rasha), ke krime zgjedhore (Dibra, Durresi, Shijaku etj), ke 500 mije te larguar, ke 8 miliard euro deme ekonimike nga PPT, ato tenderat qe heton SPAK etj., Ke spitale po ske mjeke o i uruar se po te ikin nga syte kembet, ke reforme ne drejtesi po ske gjykata o mjeshtro se te ngelen ne dere prap Gjin Gjonerat e partise (Ardian Dvorani me 100 milion cash te pajustifikuara etj.)

  • Janulla: 10/08/2021 14:56

    Shume e shqetesonka Km Rama patriotismi digjital, apo sic thuhet ndryshe, “Policia Patriotike”. Ja pse shqetesohet KM Rama: 1. Serbia eshte shtet gjenocidial dhe terro*ist. 2. Bashkpunimi i qeverise Rama me Serbine, nepermejt veprimeve ose mosveleimeve, perben financim te terro*izmit, pastrim paraje, ndihme ne gjenocid, shperberje te karakterit dhe identitetit kombetar shqiptar, ndihme ne spastrime etnike, grabitje prone (shih sekuestrimin e pronave te Shqiptareve ne Lugine) shkelje te te drejtave te njeriut dhe kanosje ndaj jetes dhe lirise se Shqiptareve. 3. Qeveria Rama, sidomos KM personalisht, perfiton kapital politik ose jetegjatesi politike nepermjet ketij “bashkpunimi” me serbine, qe eshte thjeshte nje dorezim sovrano-territorial ndaj serbise. Nga kjo pikpamje, KM rama eshte i angazhuar ne korrupsion aktiv, pasiv dhe me e rendesishme, ne prishje te rendit kushtetues. Ketu nuk po perfshij shperblime financiare, sepse thjeshte do spekulloja. 4. Dhenia e portit te Durresit sheikut arab nga serbia, shtyn kete program ne menyren me efikase te mundur...rrjedhimisht, KM ne fjalen e tij ngre me lart “levizjen e lire te mallrave, kapitaleve dhe njerezve”, se sa te drejtat e njeriut shume te munguara ne rajon. 5. Levizja e lire e kapitalit dhe e njerezve, me sa merret vesht nga KM, do te thote thjeshte nje kolonizim serb i kesaj cfare ka mbetur shqiperi. 6. Qeveria Rama, me politikat e saj eshte duke bere gjenocid ndaj kombit shqiptar si dhe duke kryer spastrim etnik. Qellimi kryesor deri tani duken perfitimet vetiake te burimeve shqiptare. Ju faleminderit.

    Përgjigju
  • Lui: 10/08/2021 14:40

    Kaq e veshtire eshte qe te kuptosh se veteizolomi do te thote prapambetje?! Ne e provuam 45 vjet veteizolimin dhe e pame ku na coi. Sepse diktatori yne pretendonte qe ishim ne nje fanar ndricues per popujt e Europes. Dhe duke rene ne vetekenaqesi me pretendimin qe nuk ia kemi nevojen askujt, ai na izoloi me boten dhe perfunduam aty ku perfunduam ne vitin 1990. Po keta drejtuesit (se lider nuk mund te jene) ne Dardani, pretendojne t'u tregojne si behet diplomacia shteteve si Gjermania, Franca apo dhe miqve tane historik SHBA..?! Si pretendojne keta pseudolidera te fitojne simpatine e ketyre aleateve?! Mos valle pretendojne qe Merkel, Macron dhe Biden te shkojne e te pyesin Kurtin aman na thuaj cfare do dhe si ta zgjidhim kete pune?! Kurti Po humb mundesine e arte per te qene vertete nje lider, jo vetem ne Dardani, por te jete dhe shume protagonist ne kete nisme Open Balkan. Ta harroje Kurti te marre ate cka do, apo te zgjidhe ndonje problem duke u veteizoluar.. Vetem duke marre pjese ne kete nisme, ai do mund te vendose Serbine me shpatulla pas murit. Ne nismen Open Balkan duhet te kete sa me shume pjesmarrje te shteteve shqiptare, ose me perberje shqiptare. Sepse Vetem keshtu behemi shumice dhe u tregojme fqinjeve dhe anembane botes se sa shqiptare jetojne ne Ballkan.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 10/08/2021 14:13

    Me ne fund i doli fytyra EDI Sharllatanit.

    Përgjigju
    • Miti me o: 10/08/2021 16:27

      O miti, qe me mire ne ate diarene qe njeh dhe jeton germen I ta nderosh me O. Keshtu vete ne identitet ti dhe shefi i zyres tende

    • Endri: 10/08/2021 15:02

      Ik mbushu ti edhe gjithe sharlatanet e Alblozes, Salehut, Like Katunarit dhe Rambos qe s’i ha Luli. Te gjithe bashke nuk behen sa nje cerek Edi Rame

    • Miti: 10/08/2021 14:57

      Ku e pe? Apo truri yt nuk arriti ta ndjeke shkrimin e tij dhe volle ate diarrene me siper? Edi Rama ka shume gjynahe ndaj popullit ne Shqiperi, por asnje ndaj atij ne Kosove.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë