Kryeministri Rama dhe ministri Manja, gjatë aktivitetit sot me të rinjtë, pas batutave
Teksa mori pjesë sot në aktivitetin e zhvilluar për Programin e Praktikave të Punës, te “Pallati i Brigadave”, kryeministri Edi Rama nuk i mungoi edhe batutat me të rinjtë e pranishëm që aspirojnë Administratën shqiptare.
Kreu i qeverisë i nxiti ta shfrytëzonin këtë mundësi me meritokraci, duke thënë se konkurset nuk janë false dhe vendet e punës nuk bliheshin me miq.
Për këtë bëri edhe batutë me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja të pranishëm, i cili ka shpërthyer me të qeshura së bashku me të pranishmit, kur Rama përmendi se jo me patjetër “duhet të jesh nga Dibra” apo “të kesh kushëri Ulsiun”, për t’u punësuar në administratë.
“...Ka një fakt që është i pavërtetë dhe që merret i mirëqenë. Që të hysh në administratë duhet patjetër që të jesh nga Dibra, si Ulsiu (Manja), ose të jesh patjetër me Partinë Socialiste, ose ta kesh patjetër kushëri. Unë nuk e di sa nga ju kanë kushëri Ulsiun, ose kushdoqoftë tjetër, ose ndonjë lidhje tjetër, por në Kryeministri kam takuar shumë nga ata si ju më parë dhe që hynë në praktikën e punës, e pastaj filluan dhe punë...”, u shpreh kryeministri.
Lajmi kryesor:
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Mars, 10:37
Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?
-
E drejtë
45%
-
E gabuar
50.8%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 6705
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Java Franko-Shqiptare/ Rama për Inteligjencën Artificiale: Do ndihmojë për anëtarësimin në kohë rekord në BE! Dritarja mund të na mbyllet, ta shfrytëzojmë
11 Mars, 11:39
-
Hapen thirrjet për 530 kredi për blerje banese me 0% interes për punonjësit e administratës publike, MEKI: Sipërfaqe sipas certifikatës familjare
11 Mars, 10:21
-
“Gjykata mos bëjë noterin e Prokurorisë”/ Rama komenton drejtësinë: Ne jemi garant të drejtësisë, por do japim opinione mbi cilësinë
11 Mars, 09:14
-
Rama: Unë rri pa ngrënë dhe mbi dy ditë, në restorant kam shkuar 30 herë në 12 vite! Darkën e ha në shtëpi me familjen
11 Mars, 09:10
-
Zgjedhjet/ Petro Koçi tërhiqet: S’do jem në listën për deputet, s’kam në ngarkim asnjë zonë, por do punoj për PS! Kush ka probleme me SPAK të mos kandidojë
11 Mars, 09:05
-
“Deputetët me një mandat në listë të hapur”/ Rama: Ata që thonë jemi të rinj, kanë vetë moshë, PS-ja do jetë skuadra më e re
11 Mars, 08:59
-
'Vota e shqiptarëve për herë të parë ka një peshë gjeopolitike', Rama për 11 Majin: Na duhet unitet në një botë që po kërcënohet çdo ditë
11 Mars, 08:39
-
Rama: Kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por s’bëjmë avokatin e askujt! Ironi me opozitën: Si ka mundësi që Sorosi ka hyrë në BE dhe po hap zyrë në Shqipëri?!
11 Mars, 08:30
-
Rama ndjek punimet në aksin Rrilë-Hidrovor: Pjesë e projekteve për zhvillimin e turizmit në Tale
10 Mars, 22:57
-
Meta kandidon në listën e hapur në Tiranë/ Shabani në '5 pyetje nga Babaramo': Nuk bëhet dot deputet është në burg! Muça: Berishës i kërkoi 7 mandate të sigurta
10 Mars, 21:56
-
Rama shkon pasdite në Bashkinë e Tiranës, takon drejtorët dhe nënkryetarët
10 Mars, 20:50
-
Ngjela për Report Tv: PS fitore të sigurt, Berisha non grata nuk vjen dot në pushtet! Është në hall të madh, në akuzë nga SPAK
10 Mars, 19:02