Kryeministri Edi Rama pa nga afër zhvillimin e një kantine vere në fshatin Peshtan të Beratit. Gjatë takimit me pronarin e kantines nuk munguan as batutat e tij duke vënë theksin e bashkëpunimit për një punë të mirë mes dy kaheve të ndryshme politike.

"Pa ndihmën e shtetit, mgjithëse je demokrat, ti nuk e arrije dot këtë", pronarit të kantierit.

Ndërkohë që në mbyllje Rama e quajti investimin e shtetit në kantinen e qytetarit, simbol të bashkëpunimit mes një socialisti dhe një demokrati që kanë për qëllim zhvilimin dhe punën.

"Ky është simboli i bashkëpunimit mes një socialisti dhe demokrati kur të dy kanë si qëllim zhvillimin dhe punën", përfundoi Rama.