Ndërsa, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se është i gatshëm të lërë mandatin e deputetit nëse do t’i lejojet ngritja e komisionit të drogës ku ai prentendon të provojë se ka fakte për përfshirjen e Ramës në trafikun e drogës. Kjo deklaratë ka “ngacmuar” kryetarin e Kuvendit Ilir Meta që të bëjë një ndërhyrje gjysmë me shaka, e gjysmë me ironi. “Mos ik se po ike ti… do iki edhe unë!”, situatë e cila ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ku fokusi i replikave është vënë në akuzat e të djathtëve për trafikun e drogës, grevave të ish-nëpunësve dhe ish-të përndjekurve si dhe sjelljes së mazhorancës ndaj figurës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Fjalimeve të shpeshta të deputetit demokrat Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit dhe akuzave ndaj mazhorancës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kështu:
“Do doja t’i drejtoja një lutje gjithë mazhorancës për t’ju thënë se unë besoj se veç sfidave të mëdha që ka vendi, dhe që janë tonat, secili prej nesh ka një sfidë tjetër të mos harrojë: Hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur se nxjerrin dot. Budallai të hedhë gurë ne të çojmë përpara reformat dhe axhendën tonë për në Bashkimin Europian.”
ORA 17:30 NIS VOTIMI PER PROJEKTLIGJET SIPAS RENDIT TE DITES
- Projektligj “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”.
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.
- Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale” të ndryshuar”.
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave e
- Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a.si agjencia e zbatimit të projektit dhe kfv Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit “Linja Unazore 110 kv e Shqipërisë së Jugut” nëpërmjet një huaje 37.750.000 euro”.
- Projektrezolutë “Për vlerësimin e punës së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2013”.
DEBATET NË KUVEND TË ENJTEN(29.05.2014)
ORA 16:50 OPOZITA BRAKTIS SEANCEN
Ndërkohë që Kuvendi ka vazhduar punimet sipas rendit të ditës, opozita e ka braktisur atë pasdite duke e konsideruar të kryer misionin e saj për ditën e sotme
Rama: Lëmë budallain të hedhë gurët e vet, ne ecim para për BE
DROGA, RAMA: COJE KOKEN NE MESIM KUR FLAS UNE, NE PROKURORI PER PROVAT
“Ky Parlament e ka ngritur dhe komisioni po punon intensivisht dhe ju siguroj që do të sjellë para publikut për herë të parë prova konkrete që lidhen me këtë çështje. Presim dhe më tej komisioni do ja cojë Prokurorisë, prokuroria të shikojmë se cfare do bëj. Cohu ti bëhu burr i pari, shko ti i pari në prokurori, provo një akuzë të vetme jo nga këto po nga të gjitha që ke lëshuar me vite të tëra kur s’më ke pasur përballë, por ama kur nuk e ke kurajon të përballesh njëhë të të vetme me gjithë lumin e akuzave të tua, dhe të thuash kjo është prova konkrete që kam. Por se provon dot për asnjë që ke marrë në gojë këtu me fis e me farë. Kjo është fatkeqsia e madhe. Sot një nga arsyet pse ftohemi, dëgjohemi mbështetemi, e respektohemi për atë që përfaqësojmë si qeveri, si ambicie për Shqipirinë europiane, sepse po i presim të gjtihë ata litarë që ju i latë jashtë, të drogës, të krimit të organizuar. Ti akuzon të gjithë me radhë, dhe del këtu e bën këtë shfaqje të ulët vetëm e vetëm se të gjitha për ato që i thua të tjerëve i bën vetë. Çohu se e ke këtë zakon, kur t’i thonë të vërtetat s'i sheh në sy, më shih në sy çoje kokën në mësim këtu! Kur budallai hedh gurin ne most ë shkojmë mbas gurit, nje sfidë kemi!”
BERISHA: JE NJË I MARRË NJË MASHTRON, POR OPOZITA TË TREGON BRRYLIN TY
Pas fjalës së kryeministrit Rama, deputeti demorkat Sali Berisha iu përgjigj duke e cilësuar “të marrë” dhe mashtrues.
“Ti ke nxjerrë gënjeshtra dhe marrëzira aq shumë sa askush s’të beson. Kur një i marrë të mashtron një herë edhe ndodh, po të mashtroi për së dyti i marrë je ti që mashtrohesh prej tij. Dua të them se akti yt, kurthi yt, për të krijuar situata për të mbuluar skandalet e tua është i turpshëm, i dënueshëm por dhe i pashpresë. Të gjithë vrasësit ti mbledhësh ku janë dhe ku sjanë kjo opozitë të tregon bërrylin ty, kjo opozitë qëndron e pamposhtuar se ka rrëzuar etërit tuaj nga pushteti”, tha Berisha.
RAMA: PERGJIGJE POZITIVE PER STATUSIN, PD S'E KA NE AXHENDE
Kryeministri Rama tha ndër të tjera se ndërsa vendi e qeveria po marrin përgjigje pozitive nga ndërkombëtarët për marrjen e statusit kandidat në prag të vendimarrjes, opozita nuk e ka fare në axhendë këtë sipas tij.
Sipas Ramës niveli i bashkëpunimit të qeverisë po ngrihet në një nivel tjetër.
“Dua tju them realisht se edhe në Hollandë konstatova orientimin e ministrave që për shkak të detyrës janë në kontakt me miqtë ndërkombëtarë, ne jetojmë në dy botë të ndryshme, asgjë nuk është në pikat e diskutimit me miqtë ndërkombëtarë. Dëgjojmë të ulëritet për njkë Shqipëri që këta duan të jetë sicc e përshkruajnë, por ju siguroj se puna e kësaj aleance, puna e qeverisë sonë, drejtimi i vendit nga ne, po gëzon ccdo ditë e më shumë respekt dhe mbështetje nda ndërmkombëtarë. Dhe është fatkeqësi që në axhendën e opozitës të mos figurojnë shqetësimet që kanë ndërkombëtarët, që lidhën me të shkuarin përpara të reformave. Dhe KE nuk gdhihet dhe nuk zgjohet duke dëgjojuar thashetheme por fakte. Ashtu si ngritja e Shqipërisë në një nivel tjetër bashkëpunimi me ndërkombëtarët, dhe të gjitha vizitat që kishin vite që nuk bëheshin për arsye që tashmë i dimë,m ka të bëjë vetëm me dinjitetin që duam të rikthejmë tek ndërkombëtarët se po Shqipëria mund të qeveriset ndryshe, se vendi mund të luftojë krimin eorganziuar, duke qenë faktor paqeje në rajon. Shumë shpejt do të shihni ccdo të sjellë dinamika e politikës sonë të jashtme.” tha Rama
RAMA:RRITJE EKONOMIKE E VENDIT NE 4 MUAJ AQ SA NUK BETE NE 8 VJET
Kryeministri i Shqipërisë theksoi disa fakte për rritjen ekonomike dhe të mirëqenies së vendit vetëm në 4 muajt e parë.
“Dua ta rikthej vëmendjen te disa fakte lehtësisht të verifikueshme në bordero. Jan 30.263 shqiptarë më shumë sot në punë të formaizluar. Dhe i sfidoj të gjejnë jo 1 e 2 mijë por një gabim. E dyta ju jap një shifër tjetër se vetëm në 4 muajt e parë dhe vetëm në 6 zyra punësimi 4100 vetë kurse këta vetëm 750 aq sa kishin stafin. E rritëm fondin në këtë vit me 300% për rritjen e punësimit. Janë rritur eksportet 32% në Vlorë, ndërsa të ardhurat tatimore janë 66 milionë dollarë më shumë, ndërsa krahasuar me ju 10% e të ardhurave tek ju vinte nga gjobat ndaj biznesit, ndërsa tek ne kjo është e papërfillshme. Këto janë shifra se po kthehet shteti. Ne do të bëjmë gjithccka që kemi premtuar dhe do të përgjigjemi nëse nuk do të bëjmë ndonjë nga ato që kemi premtuar.” theksoi Rama
GREVA E ISH-TE PERNDJEKURVE, RAMA: NDJEJ KEQARDHJE SE AS KRYETARI NUK I PERKRAH
Sa i përket grevës së ish-të përndjekurve Rama tha se vetë kryetari i tyre ka pranuar marrjen e statusit dhe nuk i është bashkuar grevës. Rama tha se brenda verës do të marrin këstin e parë 1000 ish-të përndjekurit e fundit brenda verës
Ai shtoi se do të dialogojë me ta kur grevisti Fatmir Hoxha, i cili sipas tijnuk ka qenë asnjë ditë në burg në komunizëm, të dalë dhe të dialogojë me të.
“Me shumë keqardhje për ish-të përndjekurit që vazhdon të besojë tek këta, dua të them se në 4 muaj të këtij viti, janë 1000 ish të përndjekur kanë marrë këstin që nuk e kishin marrë në 8 vite. Vetë kryetari i tyre e mori tani këstin e tij të parë, dhe brenda verës 1000 të përndjekur të fundit do të marrin e tyre të parë që nuk e morën 8 vjet me këta. Janë njerëz që kanë vuajtur në burgjet e Saliut dhe Kastriot Islamit. Nuk e mbaj dot se ju shikoj të flisni për Enverin, dhe komunistin e fundit e keni në grup, flisni për rrahje dhe personin që e latë me proteza se ja kam parë dhëmbët në dotë e keni sot në grup. Përpara se të bëj dialog me ish të përndjekurit duhet të dalë kryetari që nuk ka bërë asnjë ditë burg pastaj të bëjmë dialog.”
STRAZIMIRI, RAMA: DENOJ DHUNEN, POR JU JENI TE FUNDIT QE DUHET TE NDIHENI TE DHUNUAR
Ndërkohë lidhur me dhunën ndaj deputeti Strazimiri, kryeministri nënvizoi keqardhjen e tij, ndërsa shtoi se asnjë nga deputetët e përfshirë në konflikt nuk duhet të merrnin pjesë. Por sipas Ramës, PD duhet të jetë e fundit të flasë për dhunë pasi sipas tij i kujtohen personat që dilnin me dhëmbët në dorë.
Ndërsa për fotot e Enverit, kryeministri tha se enveristi i fundit është në grupin e PD, duke ju drejtuar Sali Berishës.
"Dilni e thoni se është emëruar ky e ai. Dhe konkretisht janë 4 persona që u janë kërkuar largimi nga puna, dhe i fundit është personi i djeshëm. Dhe ju dilni këtu dhe mbroni gjeneralin e korruptuar si burrë trim. Burrë trim për ccfarë, ndërkohë që jeni sinqerisht për të ardhur edhe më keq se ata që nxjerrin akoma foton e Enverit, se ato janë të humbur në rrugën e tyre, ndërsa ju jeni të humnur në rrugën e një njeriu të vetme. Kur ishte në moshën e kryetarit të Kuvendit, fikte dritat e organizatës se donte të bëhej kryetar. I rrinte Vitos në prehër, Vito s’dinte kë të mbante, burrin në Paris apo Saliun në prehër. Enveristin e keni aty. Për dhunën ndihem shumë i keqardhur kur bie pre të kësaj jete të ulët që na impononi ju dhe jam ambsolutisht edhe për atë që ka ndodhur dhe thellësisht se të gjitha ata që u përfshinë të mos ishin sot këtu. Por ama kur ju dëgjoj ju të bëni si viktima të dhunës së PS, më kujtoni kur njëri nga ju doli me dhëmbë në duar." u shpreh Rama
BERISHA: JE NJË I MARRË NJË MASHTRON, POR OPOZITA TË TREGON BRRYLIN TY
Pas fjalës së kryeministrit Rama, deputeti demorkat Sali Berisha iu përgjigj duke e cilësuar “të marrë” dhe mashtrues.
“Ti ke nxjerrë gënjeshtra dhe marrëzira aq shumë sa askush s’të beson. Kur një i marrë të mashtron një herë edhe ndodh, po të mashtroi për së dyti i marrë je ti që mashtrohesh prej tij. Dua të them se akti yt, kurthi yt, për të krijuar situata për të mbuluar skandalet e tua është i turpshëm, i dënueshëm por dhe i pashpresë. Të gjithë vrasësit ti mbledhësh ku janë dhe ku sjanë kjo opozitë të tregon bërrylin ty, kjo opozitë qëndron e pamposhtuar se ka rrëzuar etërit tuaj nga pushteti”, tha Berisha.
BERISHA: RAMA E-MAIL CANIT, E KRITIKON PËR PAKETËN FISKALE
Ora 13:00 Pas përgjigmit të mesazhit telefonik që ministri Tahiri i conte vartësve të tij dhe që deputeti Noka prentendonte se Rama ia kishte cuar ministrit të Brendshëm, këtë radhë është ish-kryeminsitri Berisha ai që pretendon se ka “përgjuar” një bisedë mes kreut të qeverisë dhe ministrit të Financave Shkëlqim Cani.
Deputeti demorkat ka lexuar nga foltorja e Parlamentit një e-mail sipas të cilit Rama ja ka cuar Canit.
“Çfarë i shkruan Nastradini juaj ministrit të Financave:
Në janar qeveria miratoi paketën fiskale, e cila rriti një sërë taksash që paguhen nga biznesi dhe qytetarët. Taksat do të sillnin 20 miliardë në buxhet duke frenuar krizën e borxhit, por të dhënat e tremuuorit japin sinjale, është email s’është sms, kush ta dojë merr kopjen, kontradiktore disa nga taksat e rritura të paktën këtë periudhë s’kanë sjellë ekefet e pritshme në të ardhura, por janë përgjysmuar. Rasti më i dukshëm është akciza, taksa që vendoset mbi mallrat e forta, si karbuatranti, alkoli, jo vetëm që nuk u rritën por ranë me 9 milionë dollarë nga viti i kaluar
Ai ishte ky që ju tha në ciu ciu se e kapëm kontrabandën dhe se tani s’na i blen më kapobanda doganirët………”
Por ndërsa Berisha lexonte këtë email kryeminsitri Rama buzëqeshte dhe i përgjigje ministrave që e pyesnin, duke i bërë shenjë mohuese për një email të tillë.
Ora 13:15 RAMA: UNË KRENAT PËR TIM ATË, TI THOJE SE JEPJE JETËN PËR HYSNIUN
“Sikur të ngallej Enveri kë do mbante mend nga ne të tre, kë do njihte sigurisht që do njihte sekretarin e vet të partisë edhe profesorin e vet që e bëri kryetar parlamenti, mua Enveri nuk më njihte. E dyta: mund të qëlloje të lindësh dhe të jesh nipi mbesa edhe vajza e djali i dikujt, edhe pse jam më shumë se krenar për tim atë dhe jam i lumutr që e shoh Saliu kur përkultet atje para Nënës Shqipëri, por ama të jesh me mend e tua, pa lidhje që të detyrojnë të njohësh për gjysh njërin apo tjetrin dhe të shkosh te dera, të bësh xhiro me varkë do hapet s’do hapet dera, duke thënë unë jap jetën për shokun Hysni unë shoqen Vito e adhuroj e të dalësh këtu e të merresh me të shkuarrën është fatkeqësi e madhe, por ne kemi një sfidë dhe unë vet ndjehem jo mirë kur ngahnjëhëerë bie dhe unë në nivelin e ulët ku ju e mbani bisedën. S’kam asgjë tjetër përvçse të përsërisë që sfida jon është të mos biem pre e asnjë banaliteti të kësaj natyre”.
Ora 12:05 Rifillimi i seancës ka nisur sërish me fjalën e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka hedhur akuza ndaj Ramës dhe aleancës së majtë
“Mendon se me akte rrugaçërie bandoteske do ketë mundësi të kapercejë skandetelet që është mbërthyer. Dje u shkarkua numri 2 i policisë, u largua drejtoresha e arsimit se merrte 6 mijë euro për emërime, ndërmjetësi i trafikut të drogës në Vlorë ishte Ergysi i tij që darkonte me shefat e trafikut të drogë, sekretari i përgjithshëm i mafies shqiptare qe sekretari i Përgjithshëm në kryeministri kryen shërbime nga më të zezat”, tha Berisha.
BERISHA BALLES: PERDHUNUES! META NDERPRET SEANCEN: TE QETESOHEMI!
Në orën 11:55 Parlamenti ka marrë 5 minuta pushim pasi kryeministri Berisha nga folorja e Kuvendit shkeli etikën. Me fjalët “kjo gjuhë nuk çon larg, kemi nevojë për t’u qetësuar”, kryeparlamentari Meta ndërpreu seancën, ndërsa pas fikjes së kamera mësohet se ish-kryeministri Berisha t’i jetë drejtuar Ramës me fjalët: “S’ke turp, s’ke turp që më ndërprisni”. Kjo ndodhi pasi ish kryeministri Sali Berisha e quajti “Përdhunues” Taulant Ballën.
"Jam këtu për t’i thënë Ramës së nxore fytyrën tënde të persekutorit, nxore këtu genin e Spiro Kolkës. Nxore psikologjinë miserable të urrejtjes që ke ndaj çdo qenie njerëzore, që filloi me urrejtjen që ke ndaj njerëzve më të afërt dhe shtrihet në çdo njeri. Përdore këtu një përdhunues nga ata të aleancës së qelbësirave, i fotografuar me shkrim dhe me gojë në denoncimin që i bëri një i sëmurë me AIDS të cilin kërkonte të përdhunonte monstra që të përfaqësoi ty këtu”, u shpreh Berisha.
ENVERI "NDEZ" KUVENDIN, META: JU S'NJIHNI DOT LANÇ
ORA 11: 40 Problemi juaj me Kongresin e Përmetit, me 5 Majin, me 29 Nëntorin është se nuk njihni dot Luftën Nacional Clirimtare. Me këtë deklaratë nga salla e parlamentit kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dhënë përgjigje akuzave të opozitës për figurën e ish-diktatorit, ndërsa ka shtuar se mazhoranca nuk e identifikon këtë luftë me Enver Hoxhen “por me ata djem e vajza që derdhën gjakun për Shqipërinë”.
HALIMI: DHUNA NDAJ STRAZIMIRI, PERGJEGJESI PERSONALE E RAMËS
“Java që kaloi ishte e mbushur me ngjarje të rënda për demokracinë dhe të drejtat e njejriut duke shënuar rekorde të reja të agresionit duke urdhëruar personalisht nga Edi Rama goditjen fizike të deputetit të opozitës. U godit sekretari i grupit parlamentar të opozitës, sepse ai i thotë në sy të vërtetat Edi Ramës në lidhje me trafikun e drogës. Ngjarje e përgatirur me qëllim për t’i mbyllur gojën opozitës. Ndaj dhe është personalisht përgjegjës Edi Rama. Ai mban përgjegjësi direkte për çdo veprim të deputetëve”.
HALIMI: LARGUAT 8 MIJË VETË, VUTË NË KRYE TRAFIKANTËT
“Droga dhe narkotrafiku ka mbëthyer vendin, policia kap disa kilogramë por nuk shikon tonelatat që kanë alarmuar vendet fqinje. Trafikantët nuk ndalen dhe kanë riaktivizuar të gjitha kanet e vjetra. Është kryeministri që u shkel syrin këtyre zyrtarëve që ka emëruar vete, që kanë kaluar porte dhe aeroporte nga zyrtarët e ramës. Rama ka zgjedhur ata me rekorde kriminale. Si erdhën këta në këto poste përvec se një skenari të përgatirut, për të bërë para. 40 % e shqiptarëve u është blerë vota, dhe vota përdoret me paratë e pista me paratë e drogës. Rama është përgjegjës personalisht edhe për ata 8 mijë veta që i është hequr buka e gojës natën e 30 shtatorit kur firmosi zhbërjen e ligjit të nëpunësit civil. E bëri për t’i hedhur ata në rrugë dhe t’i hapte vendin trafikantëve. nëse deputetëve të opozitës do t’i prekret një fije floku, përgjegjësinë personale e ke t’i dhe ashkush tjetër mbi tokë.
Emërimet
Pika e tretë që do të shikohet e rëndësishme prej demokratëve do të jenë emërimet të cilësuara si kriminale në administratën e re. Situata duket se do të mbështetet dhe me dorëheqjen e fundit të drejtorit të Sektorit të Shërbimeve të Brendshme në Prefekturën e Tiranës, Genart Gjashta, i cili ka dhënë dorëheqjen dje akuzave të bëra nga PD si i dënuar me 10 vjet burg në Greqi për trafik droge. Po ashtu dhe tre dorëheqjet e tjera, apo dhe ato të mbetura si denoncime do të jenë element kyç në qëndrimet e PD.
(Video, replikat mes Islamit, Ramës e Metës)
(Video, debati mes Berishës dhe Ramës për Drogën)