Kryeministri Edi Rama pas votimit të ligjit për lojërat e fatit në Kuvend është shprehur se duke nisur nga data 1 janar e vitit 2019 do të mbyllen të gjitha sipas parashikimeve në ligjin që kaloi me 75 vota pro, ndërsa me opozitën i ka llogaritë e hapura në gjyqe.
Kuvendi sapo miratoi me 100% të deputetëve të pranishëm NDALIMIN E BIXHOZiT (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor. Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata
Edi Rama
Ndërsa gjatë fjalës në Kuvend, ai kishte një paralajmërim edhe për ata që kërcënuan deputetët me mesazhe për të votuar kundër ligji për lojërat e fatit.
Atyre që kanë dërguar ato mesazhe, që i kanë orkestruar apo porositur nga jashtë apo brenda burgut, iu japim përgjigje tani me ndalimin përfundimtar të bixhozit dhe më pas me të tjera sikur nuk i kanë parë as në ëndrrën e tyre më të keqe.
Edi Rama
Kryeministri u bëri edhe një skedë njerëzve që kontrollojnë lojërat e fatit sot në vend;
të dënuar për pengmarrje, plagosje, shkatërrim prone dhe prodhim të lëndëve plasëse, për trafik ndërkombëtar droge, për shfrytëzim prostitucioni. Këto janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve, personazhe të një bote që pak ka pasur që të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen. Vendimi ka një dobi të jashtëzakonshme për të mbrojtur ekonominë dhe goditur krimin në një nga vatrat e veta më aktive.
Edi Rama
Shefi i qeverisë akuzoi kryetarin e PD, Lulzim Basha për hapje të burgjeve në zgjedhjet e 2009.
Në 2009 janë hapur burgjet. Në zgjedhjet e vitit 2009 u hapën burgjet dhe kjo është e raportuar nga ambasada amerikane. Ishim bashkë me Paulin Sterkajn atëherë në mbrojtje të votës. Dhjetëra kriminelë të nxjerrë me leje lindje për një javë për të shkuar dhe për të bërë punën që bënin dhe në atë kohë kishim brenda PS grupin e mbrojtjes së votës, por nga cilët? Grupin e mbrojtjes së njerëzve, por nga kush sloganet apo mitingjet, jo presioni i të inkriminuarve.
Edi Rama
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurse as batutat për Bashën dhe Kryemadhin.
Po nga duam ta tërheqim vëmendjen? Nga Babalja, na iku Babalja nga ekrani. Nuk po e ndjek më populli me interes telenovelën, në momentin kur po bëhej gati të dilte një aktor tjetër. Nga Ezeli i PD, nga Izaura nga "Skllavja Izaura" në versionin Luli dhe Mona.
Edi Rama
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend
I dënuar për pengmarrje, plagosje, shkatërrim prone dhe prodhim të lëndëve plasëse, për trafik ndërkombëtar droge, për shfrytëzim prostitucioni. Këto janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve, personazhe të një bote që pak ka pasur që të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen. Biznesi u transformua në hapësirën e pa kufijshme deri në 2013 dhe tamam sikur e theksoi kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe financave është e pavërtetë se pas zhvillimit të operacionit Fundi i Marrëzisë, marrëzia është zhvilluar ende më. Ky është një kancer social. Kemi qenë këtu në sallë kur janë bërë përpjekjet për të ndalur lojërat elektronike. Në mandatin e parë nuk ia dolëm të votojmë në bllok, por bëmë një kompromis që për herë të parë me Brace, theva edhe rregullin e votimit duke refuzuar për të mbyllur kazinotë në fund të dhjetorit.
Në ndërkohë ndodhi që pak nga pak u krijua vetëdija se vendimi ishte i paplotë. Vendimi ka një dobi të jashtëzakonshme për të mbrojtur ekonominë dhe goditur krimin në një nga vatrat e veta më aktive. Ndihma ekonomike lihet në bixhoz. Duhet të garantojmë që nuk ka burrë që prek ndihmën ekonomike, do ta marrin gratë që ta çojnë në shtëpi. Duhet gjetur rruga që të garantohet sepse nuk funksionin si e tillë kudo, duhet të garantohet që pas mundësisë së dytë për punë të refuzuar ti e humbet ndihmën ekonomike. Deri tani e kemi kaluar targetin për punësimet duke kaluar 25 mijë vetëm përmes zyrave të punës, por nuk arrihet më tepër sepse refuzon punën që i ofrohet, del nga ndihma në gusht, rifutet në shtator, por nuk mund të jetë kështu, që të marrësh ndihmën nëse refuzon në mënyrë kronike punën që refuzon.
Edhe këta që do të dalin pa punë nga nisma do të marrin ndihmën e tyre. Sot është minuta e së vërtetës edhe për shpifjen e thënë nga kazani këtu mbrapa parlamentit, i madh i shpifjeve dhe kazan në kazan, portal në portal nga lloj lloj personazhesh që e rrokanisën kokën e këtij populli me teorinë që kjo mbyllje është një dardhë që e ka bishtin mbrapa duke u thënë njerëzve se po mbyllen bastet se kishte....vota e sotme do të tregojë sot se kush janë këta që nuk janë. Këta që janë të angazhuar me mish dhe atë pak shpirt që u ka mbetur me shpifje nga mëngjesi deri në darkë. Më e bukura që kam dëgjuar është një shprehje ‘e bën Rama për të tërhequr vëmendjen’.
Pra gjithë kjo goditje bashkë me goditjen e krimit të organizuar dhe të fortëve.... Kur po bëhen gati një aktor tjetër nga PD, në versionin Luli dhe Mona, nga këta po e tërheqim vëmendjen ne!!! Ne po bëjmë luftë frontale me të këqija të rrënjosura thellë. Le të më thonë një emër nga seria narko babale që u krijua dhe u bë i famshëm me ardhjen në qeveri të PS-së. Këta kanë vite që janë strukturuar dhe ne duhet tu kujtojmë pak shqiptarëve se nuk kemi kohë të merremi me këta dhe jo më të tërheqim vëmendjen nga kino-shqupi.
Në 2009 janë hapur burgjet. Në zgjedhjet e vitit 2009 u hapën burgjet dhe kjo është e raportuar nga ambasada amerikane. Ishim bashkë me Paulin Sterkajn atëherë në mbrojtje të votës. Dhjetëra kriminelë të nxjerrë me leje lindje për një javë për të shkuar dhe për të bërë punën që bënin dhe në atë kohë kishim brenda PS grupin e mbrojtjes së votës, por nga cilët? Grupin e mbrojtjes së njerëzve, por nga kush sloganet apo mitingjet, jo presioni i të inkriminuarve. Atyre që kanë dërguar ato mesazhe, që i kanë orkestruar apo porositur nga jashtë apo brenda burgut, iu japim përgjigje tani me ndalimin përfundimtar të bixhozit dhe më pas me të tjera sikur nuk i kanë parë as në ëndërr.
Mirato urgjent ligjin 41 bis dhe e shikojme pastaj ka me trima apo ska. Njelloj si ligji i bixhozit edhe ligji per te denuarit " vip" do i jape nje goditje vdekjeprurese krimit.
Përgjigju