Rama: Boll e kam kafshuar gjuhën, sot nis ofensiva frontale...opozita ta harrojë pushtetin në tavolinë!

Kreu i qeverisë Edi Rama i bëri të qartë opozitës jo parlamentare shqiptare se nuk do të ketë pushtet në tavolinë! Nga takimi "Bashkia që duam" ku zyrtarizoi kandidatët e Erion Veliaj në garën për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, kryeministri tha se gjatë mandatit të tij ka duruar shumë nga opozita, madje edhe vezët dhe bojën në fytyrë, por nga sot - tha ai - nis një ofensivë frontale. Nëse opozita zgjedh të tradhtojë zgjedhësit e saj - tha Rama, mazhoranca nga ana tjetër nuk do e lëshojë mandatin e saj, pasi ka kontratë me qytetarët që i besuan qeverisjen e vendit. Vetëm karrigia është e imja - tha shefi i mazhorancës - pushteti është i juaji - duke ju drejtuar qytetarëve të shumtë që kishin mbushur sheshin Nënë Tereza ku u mbajt takimi "Bashkia që duam".

"Sot mbaron ecja jonë në majë të gishtave dhe nis një ofensivë frontale. Kohët e fundit e kemi kafshuar  shpesh gjuhën për ata që e duan Shqipërinë shesh për përsheshin e tyre. I kemi parë sulmet e tyre ndaj vendit, kur kanë sulmuar qeverinë duke eskportuar nëpër botë shfaqjet e turpshme, kur kanë  sulmuar prokurorinë e shtetit dhe vetë reformën në drejtësi sa herë vettingu nxjerr nga pallati shërbëtorët e tyr.  I kemi parë kur kanë sulmuar Shqipërinë në çdo kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundët e tyre. U kemi ofruar sa kemi mundur bashkëpunim për reformën zgjedhore dhe jo vetë. Kemi duruar baltën, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona. Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë kanë vendosur që ta bëjnë Shqipërinë që të duket ai vendi i mbytur. Në vend që të vinin mend kanë dalë deri në pikën kur duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të Shqipërisë. Ta harrojnë pushtetin në tavolinë. Nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë zgjedhësit e tyre, ne nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora por vetëm kontratë për të zbatuar me njerëzit këtij vendi. Un ë kam bërë edhe gabim por kurrë nuk do t'i tradhtoj ata që më kanë dhënë besimin për të bërë Shqipërinë që duam vetëm zyra është e imja, pushteti është i juaji, i studentëve që na dhanë shuplakën e vyer, por treguan se veç nesh askush nuk mund të zgjedhë punë", tha kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama sfidë opozitës: Zgjedhje të parakohshme po fituat një bashki më shumë se PS (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)