Në prezantimin e projektit ‘OSHEE Charge’, kryeministri Rama foli dhe njëherë për pavarësinë energjitike të Shqipërisë. Edi Rama tha se brenda këtij mandati 4-vjeçar, vendi do të shpallë pavarësinë energjitike, duke mos pasur nevojë për import nga vendet e tjera.

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi dhe rritjen e pagave për punonjësit e OSHEE-së. Një indeksim prej 6.1% do të përfitojnë 6800 punonjësit e kompanisë, elektricistët do të marrin rritje page me 75 mijë lekë në muaj dhe inxhinierët rritje me 1250 lekë në muaj.

“Do të na japë si vend një epërsi të madhe strategjike në aspekt të eksportit të energjisë së rinovueshme. Këtu vjen objektivi më i madh strategjik për të kthyer Shqipërinë nga një vend si ai që gjetëm në humnerë dhe në prag të kolapsit energjetik, në një vend eksportues neto. Diçka e paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë, dhe diçka që është në dorën tonë tani pasi është vetëm çështje pak vitesh brenda këtij mandati të 4 që ne të shpallim sovranitetin energjetik dhe të mos jemi të varur as nga importi dhe as nga luhatjet nganjëherë thuajse katastrofike që sjellin në treg kriza që nuk kanë të bëjnë me ne siç i kem përjetuar vetëm në kohët e fundit në mënyrë dramatike.

Për të gjithë ata që konsumojnë dhe e paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi me uljen e çmimit të energjisë ishte një lajm pozitiv dhe pse sit ë gjithë lajmet pozitivë, ë këtë vend pati pata që e përqeshën fort, por në fund të ditës kjo përqeshje nuk i hoqi asgjë afatit ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë me 10%. Ndërkohë që, në kompanitë e këtyre shërbimeve po bëhet një punë e posaçme për rritjen e cilësisë s burimeve njerëzore, dhe jemi dëshmitarë që OSHEE ka rezultuar me sukses disa thirrje publike për të marrë teknikë të rinj, ashtu sic ka bërë një punë të lavdërueshme p rritjen e kapaciteteve inxhinierike. Duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHBEE nuk përfshihen në buxhet për rritjen e pagave, por dua ta theksoj sot, që në radhë të parë për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1%, në radhë të dytë për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë rritje page me 75 mijë lek në muaj, dhe për inixhinierët do të këtë rritje me 1250 lekë në muaj”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama krah Ballukut: Brenda mandatit, shpallim pavarësinë energjitike! Nga 2026, matësa inteligjentë të energjisë! Indeksim me 6.1% të pagave për punonjësit e OSHEE-së