Rama: 400 milionë euro për rritje pagash në 2024! Kemi zbritje të borxhit si asnjëherë! Reformën në Drejtësi e solli PS, jo Amerika! S'ka të paprekshëm

Në vitin 2024, parashikohen 400 milionë euro për rritje pagash. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste që u mbajt në Pogradec

"Një fakt  që ju intereson më shumë është që në vitin  2024 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash. Do rriten pagat për mësuesit përsëri, po këtë vit në mënyrë të konsiderueshme siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet, për mjeket e pergjithshem për infermieret, do rriten për punonjësit e policisë siç e premtuam. Do rriten pagat për ushtarakët dhe për të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit.”

Në fjalën e tij Rama nënvizoi “ne sot me buxhetin e vitit të ardhshëm kemi një zbritje të borxhit që nuk e kemi pasur asnjëherë”. Kjo sipas Ramës ndodh vetëm nëse ekonomia është rezistente.

“Po ashtu është shumë e rëndësishme që ne sot me buxhetin e vitit të ardhshëm kemi një zbritje të borxhit që nuk e kemi pasur asnjëherë në kujtesën time. Na u desh ta rrisim dhe vetë borxhin se na u desh të përballemi me tërmete e pandemi. Si mund të zbresësh kaq shumë përqindje nëse ekonomia nuk është rezistente".

“Kush do ta besonte dhe do ta merrte serioze nje shifer që në 2024 paga mesatare ne sektorit publik do shkoje 900 euro. Kjo tregon se kemi krijuar mundesi te reja. Dhe keto mundesi nje qeveri i krijon qe ti ndaje te njerezit. Nga ana tjeter 1/3 e buxhetit do jetë për të gjithë mbrojtjen sociale në tërësi.”

Sipas kreut të qeverisë, “kjo tregon se ne kemi krijuar mundësi të reja dhe mundësitë e reja qeveria i krijon për t’i shfrytëzuar që t’i ndajë tek njerëzit”.

Për indeksimin e pensioneve siç nënvizoi Rama, në buxhetin e vitit 2024 parashikohen 250 milionë euro.

"Janë 250 milionë euro që do të hyjnë në buxhet për indeksimin e pensioneve. Pastaj 1/3-a e buxhetit do të jetë për gjithë mbrojtjen sociale në tërësi. Unë e di shumë mirë që për pensionistët nuk do të mjaftojë dot asnjëherë ajo që ne bëjmë në raport me atë që ata meritojnë, por në mënyrë transparente këto janë mundësitë dhe këto janë shifrat”.

Reforma në Drejtësi ishte një tjetër pikë ku Rama u ndal duke ia dhënë atributet PS-së, të cilën e kosideroi si të vetmen forcë në tokë që e ka sjellë. Në një kohë Sali Berisha refuzon të njohë dhe të zbatojë vendimin e GJKKO për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, kryeministri Rama u shpreh se drejtësia e re ka marrë tjetër formë duke thënë se: “Në Shqipëri nuk ka ekzistuar asnjëherë një trupë gjyqësie që të mos pyesë sa i madh je”.

“Që nga 1912, nuk ka bërë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trupë gjyqësie të mos pyesë me kë je, sa i lartë je, e të kërkon të paraqitesh. Sot s’ka më asnjë person të paprekshëm. Thonë e solli Amerika, me çfarë e solli me helikopter? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, PS-ja”, shtoi kryeministri.

Për kryeministrin, numri i lartë i turistëve gjatë vitit 2023 është treguesi më i mirë i një Shqipërie në rritje, ndërsa shtoi se inteligjenca artificiale do të aplikohet shumë shpejt në portalin e-albania.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Rama: Isha në Paris, aty ke frikë të dalësh natën se të grabisin çantën! Sot Shqipëria është një vend i sigurt, janë ulur krimet

 

Kryeministri Edi Rama thotë se krimet ordinere si vjedhje dhe grabitje që janë në nivelin më të ulët në Shqipëri, duke e konsideruar vendin tonë të sigurit, ndërsa solli si shembull Parisin ku sipas tij ke frikë të dalësh natën sepse të vjedhin.

"Tjetra është, ne kemi sot një vend që është një vend i sigurtë dhe këtë nuk e them unë po e po, por e thonë të gjithë. Ju e keni parë vetë se sa shumë, jam i bindur që këtu ndër ju, ka disa që i mbaj mend që nga dita e parë që unë jam në këtë rol që e dinë shumë mirë, ose mund ta kujtojnë kollaj në 2013 kur ne bënim fushatë, edhe në 2009-tën, edhe në 2013-tën, në të gjitha takimet, problemi i parë ishte “na mbroni nga hajdutët që na vjedhin shtëpinë”. “Na mbroni nga kriminelët që s’na lënë rehat”. I kishin tmerruar pulat, se njerëzit po e po. Zgjohej pula në mëngjes me të zotin dhe në darkë përfundonte në dhëmbët e hajdutit. Kështu ka qenë. Flas për krimin ordiner kudo. Dhe krimi ordiner i nivelit më të lartë me plagosje e me vrasje, dhe krimi i organizuar po e po ishin, vit pas viti, vit pas viti kanë ardhur duke rënë dhe këtë e tregojnë shifrat.

Këtë vit, kemi pasur më pak se gjysmën e numrit të vrasjeve të vitit të kaluar dhe vitin e kaluar kishim vitin më të mirë krahasim me vitet e tjera dhe fakti është që gjithë turistët e huaj thonë që mbresa e parë kryesore është siguria dhe qetësia. Sot kjo nuk është më diçka siç ka qenë në vitet e shkuara.

Unë isha në Paris. Kam qenë në Paris edhe përpara, edhe përpara, edhe përpara. Dhe po ju them që sot në Paris, nuk është siç ka qenë më përpara. Nuk del dot kollaj, kudo, në çdo orë të natës ose njerëzit e thonë kemi problem të dalim natën se të vjen dikush të rrëmben çantën, të rrëmben orën, të rrëmben çfarë ke nëpër duar. Kjo është e rëndësishme, por ne kemi akoma shumë për të bërë në këtë drejtim që ta konsolidojmë imazhin e një vendi që është një vend i sigurtë, ku mund të shkosh turist dhe s’ke problem, ditën, natën s’ke problem. Është e habitshme në një kuptim, po ne që takojmë edhe për shkak të detyrës njerëz që vijnë në Tiranë, të huaj që thonë, dola mbrëmë natën edhe ishte kënaqësi dhe s’ndieje asnjë lloj rreziku."

Ora 17:39
Rama: Opozita vë kujën gjithmonë prandaj s'e kupton pse humbet! Demokratët janë në rregull me ne

 

Për të komentuar situatën në të cilën ndodhet opozita, kryeministri Edi Rama tha se nuk ia vlen të humbasësh kohë megjithatë e bëri një koment gjatë Asamblesë së PS në Pgradec. Ai tha se opozitarët vënë gjithmonë kujën prandaj nuk e kuptojnë se po humbasin.

“Është e paimgjinueshme të marrësh kalamaj në klasë të katërt dhe t’u japësh historinë si një histori si lojë e ti thuash janë këta këtej dhe këta këtej. Nga 2013, dhe ti tregosh në 2013 këta fituan këta të tjerët vunë kujën. Në 2015 këta fituan këta vunë kujën. Në 2017 këta fituan këta vunë kujën. Në 2019, në 2021… Çdo kujë më e çmendur se më përpara. Tani ti pyesësh kalamajt pse këta humbi ngjithmonë dhe këta fitojnë gjithmonë do thonë se këta gjithmonë vënë kujën dhe nuk e kuptojnë pse humbasin.

S’kemi ça u bëjmë. Maksimumi që mund t'u bëjmë është të mos merremi fare me ta. Kur njeriu vë kujën pse tua heqim, vazhdojmë. Ajo që ka rëndësi është që me ne edhe demokratët në rregull janë, flas për njerëzit”

Ora 17:33
Rama: E vetmja forcë mbi tokë që solli Reformën në Drejtësi është Partia Socialiste, jo Amerika

 Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci tha se e vetmja forcë në tokë që e ka sjellë reformën në drejtësi është Partia Socialiste.

"Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm dhe kjo si erdhi erdhi nga qielli. Janë disa që thonë e solli amerika. Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë që është PS. Dhe të mos e harrojmë që PS e ka pasur gjothmonë që në lindjen e saj prirjen për të menduar më shumë për shtetin seç e kanë pasur forcat e tjera. Edhe PS ka bërë gabime. Por është e vetmja forcë që që në lindje të saj ka menduar për shtetin. Ska pasur forcë tjetër. Zero."

Ora 17:29
Rama: Nga mesi i 2024 e-Albania vjen me zë dhe figurë, një person i krijuar me AI do ju orientojë

 

Brenda një viti, portali qeveritar e-Albania do të jetë i bazuar te Inteligjenca Artificiale. Nga Pogradeci kryeministri  Edi Rama teksa vuri theksin te sistemet teknologjike që mundësojnë shpejtësi shërbimesh dhe transparencë të punëve të shtetit tha se e-Albania do transformohet dhe çdo qytetar do ketë mundësinë të komunikojë në kohë reale përmes një sistemi të ri.

“Që  ne të rrisim shumë më tepër kapacitetet e vendit në teknologji, flas për të gjitha sistemet teknologjike që mundësojnë një shpejtësi shërbimesh dhe transparencë të lartë.  Ju e keni parë se sa shumë në ndihmë ju ka ardhur platforma e-Albania që sot e përdorin të gjithë. Tani, shumë shpejt e-Albania do ta keni në një formë tjetër, që do të jetë njësoj si kur shkruani mesazhe dhe kur merrni mesazhe dhe do të mund të komunikoni në kohë reale përmes një sistemi të ri që jemi duke e përfunduar dhe pastaj besoj brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm, s’dua të jap data, do ta keni e-Albanian në xhep me zë dhe figurë përmes Inteligjencës Artificiale.

Do hapësh telefonin duke thënë kam nevojë për këtë, kam nevojë për atë, çfarë duhet të bëj për këtë, në cilën rubrikë të futem e kështu me radhë…Do jetë një person atje, që s’është person real, por i krijuar me AI që do të të orientojë. Ky është një shembull që po e sjell. Këto na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të zhdukur komplet qoftë sekserët, qoftë nevojën për kushërinj dhe kushërinjtë t’i keni me shëndet po qoftë nevojë për kushërinj dhe krushq, edhe krushqit t’ju rrojnë, qoftë dhe kohën  e pafundme që të harxhon marrëdhënia me zyrat.

Ora 17:28
Rama: Taksa për biznesin e vogël do të jetë zero deri në vitin 2029, edhe nëse nuk jam unë kryeministër

 Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar sot se taksa për biznesin e vogël do të vijojë të jetë zero deri në vitin 2029, edhe nëse vetë ai nuk do jetë kryeministër.

Ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka asnjë taksë për biznesin e vogël.

“Jemi i vetmi vend në këtë lagjen tonë në Ballkan që kemi zero taksa për biznesin e vogël dhe ku qeveria është aleati strategjik i cdo njeriu që hap derën e një biznesi të vogël. Sepose nuk i kërkon asnjë taksë apo TVSH,. Taksa do të jetë zero deri në vitin 2029, jam apo nuk jam unë. Nëse nuk do jem unë, e vetmja arsye që mund të më rikthejë këtu tek ju t’ju them “çohuni t’i rrëzojmë këta (PS) është po prekën taksën e biznesit të vogël”- tha Rama.

Ora 17:24
Berisha nuk zbaton vendimin e GJKKO, Rama: S’ka bërë vaki që në Shqipëri të funksionojë një trupë drejtësie që të kërkon të paraqitesh pavarësisht se kush je

 

Ndërkohë që Berisha refuzon të njohë dhe të zbatojë vendimin e GJKKO për t’u paraqitur të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, Adelajda Metaj, kryeministri Edi Rama ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka bërë një koment. Nga Pogradeci ai thotë se nuk ka ndodhur kurrë që një trupë e drejtësisë të funksionojë dhe të të kërkojë që të paraqitesh pavarësisht se sa lart je.

“Mirëpo, një gjëje që i vjen koha, i vjen koha dhe ja ku jemi sot. Ja ku jemi sot, kur është në sytë e të gjithëve që drejtësia po merr një pamje tjetër. Ka shumë, sa të duash gjëra që nuk shkojnë në nivelin e prokurorive të rretheve, në nivelin e gjykatave të rretheve, por po ndodh diçka që nuk ka ndodhur qysh nga themelimi i shtetit shqiptar, qysh nga 1912-ta.

Merreni që nga 1912-a, hiqini të pushtetshmit që vriste diktatura, se ajo nuk quhet, ata nuk ishte se i kapte ndonjë drejtësi e pavarur dhe i pushkatonte që nuk ka bërë vaki, që në Shqipëri të funksionojë një trup drejtësie që nuk pyet as kush je, as se me kë je, as sa lart je apo as sa nga lart je mësuar t’i shohësh të tjerët dhe të kërkon të paraqitesh.

Thonë disa që këtë drejtësi e kontrollojmë ne. Pse e thonë? Nuk po i hyj shumë këtij diskutimi, sepse nuk është mësuar njeri këtu, sidomos nga ata që kanë pasur, kanë pushtet që të funksionojë kështu, prandaj e thonë sepse kështu ka funksionuar gjithmonë kur kanë qenë ata në pushtet, që drejtësia ishte farsë komplet, e telekomanduar. Sot, s’është. Natyrisht që ka plot gjëra që mund t’i diskutojmë. Ka gjëra me të cilat mund të jemi dakord, ka gjëra me të cilat mund të mos jemi dakord, por ky është fakt. Ky është fakt!

Në Shqipëri ka rënë përfundimisht miti i personit të paprekshëm. S’ka më asnjë person të paprekshëm dhe kjo si erdhi? Erdhi nga qielli? Janë disa që thonë e solli Amerika. Po si e solli Amerika? Me çfarë? Me aeroplan?! Këtë e ka sjellë vetëm një forcë mbi tokë, që është Partia Socialiste. Dhe të mos e harrojmë, Partia Socialiste e ka pasur gjithmonë qysh në lindjen e saj prirjen për të menduar më shumë për shtetin sesa e kanë pasur të gjitha forcat e tjera politika pavarësisht se nuk diskutohet që edhe PS ka bërë gabimet e veta, por ama prirjen për të menduar më shumë për shtetin ose me saktë e vetmja forcë politike që qysh në lindjen e  saj ka patur prirje të mendojë për shtetin është Partia Socialistë, nuk ka menduar për shtetin asnjë forcë tjetër politike, fare, zero", tha Rama.

Ora 17:05
Rama: Shqipëria në një nivel tjetër këtë vit, kemi një numër mbresëlënës turistësh

 

Turizmi ishte kryefjalë e kryeministrit Edi Rama sot në Pogradec, ku foli kryesisht për investimet në këtë sektor të rëndësishëm.

“Këtë vit rezonon me gjithë territorin e Shqipërisë, është një vit sepse vazhdojmë të kemi një numër mbresëlënës turistësh që tregon se Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër dhe është një destinacion turistik që e gjithë bota na shikon kështu.

Edhe pas sezonit veror vazhdojmë të kemi numër inkurajues të turistëve që vijnë në Shqipëri. Është diçka që duhet të na japë shumë kurajo në vitet në vijim pasi ka lindur një industri e re e mirëfilltë. Deri disa vite përpara ne mendonim se cilët do të ishin arritjet e viteve në vijim në këtë fushë do na duhej një kurajo e paimagjinueshme që në vitin 2023 do të arrinim që pa ardhur nëntori dhe dhjetori do të kishim 9 milion turistë, nëse vazhdon kështu do kemi 10 milion turistë. Këta turistë janë një mundësi e jashtëzakonshme në aspektin ekonomik, ku keni qenë vetë dëshmitarë që jo vetëm Korça dhe Pogradeci kanë mirëpritur më shumë se çdo herë tjetër turistë të thuaj.

Dhe fakti që ikin me përshtypjet më të mira është lajm akoma më i mirë. Jemi një vend shumë i vogël në skenën e madhe të botës dhe ne do presim gjithmonë e më shumë turistë dhe konsumatorë që kanë nevojë të ushqehen, të flenë dhe të blenë për të marrë kujtime me vete. Ky është një zinxhir i madh ku të gjithë mund të përfshihen se nuk ka asnjë cep të Shqipërisë që nuk e ka fuqinë për të tërhequr vizitorë apo turistë. Ka lindur një mundësi e re e madhe, për prodhuesit shqiptar. Mundësia për të fituar shumë e më shumë.

Pamë zhvillimin e punimeve në një kantier të rëndësishëm në zonën e Tushemishtit. Kemi të tjera projekte që do të realizohen hap pas hapi. Nëse këtë vit Pogradeci , Korça, Maliqi, Devolli, Erseka ka njohur në hop të ri të turizmit duhet të jemi të përgatitur që vitin e ardhshëm do jenë edhe më shumë. Duhet më shumë prodhim dhe shërbime. Edhe një mundësi që po shtrihet shumë përtej zonave tradicionale. Sot të investosh në një agroturizëm është sukses i sigurt, në vend të mbash kazmën apo mistrinë apo barrën e të punuarit për dikujt tjetër në botë dhe ke mundësinë ta bësh në fshat, është e sigurt që do dalësh me diçka. Për ata që janë në moshë të re çfarë vlere ka të punosh për të tjerët dhe në fund të mbetet asgjë. Kemi në dorë raportin e fondit ndërkombëtar monetar që thotë se Shqipëria ka një ndër kompanitë me ekonominë më rezistente”, tha Rama.

B.K/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/11/2023 02:57

    Ka filluar te ndihet kaq i vetesigurte,sa ka filluar t'i hyje vetja ne qejf e te fantazoje.I vetmi kontribut i PS ne reformen e drejtesise e ka emrin Fatmir Xhafaj dhe te gjithe e dime si e trajtove gjate zgjedhjeve.Dhe ajo permbajtje e reformes qe z.Xhafaj perpunoi,ju partite e kuvendit e qethet dhe e rruajtet si ju desh qejfi,sa i late SPAK-ut kompetenca dhe vepra qe duhet te gjykoje,gati ne nivel simbolik e qesharak.Dhe mos harro, pa shtytjen e kembenguljen e Amerikes,sot Gjin GJONET me shoke do t'i kishe akoma ne krye te odes.Me helikopter reformen nuk ua solli,por ama ju beri t'a votonin qe te gjithe 100 %,jo me nje dore,por me te dy duart sa dhe Xhaxhi do t'ju kishte zili per pjesemarjen ne votimin e saj.Ne kohen e tij,kur votohej thuhej pjesemarrja ne votim 99.99 % a dicka e perafert.Kurse juve ne kuvend,U.S.ju beri te votonit 100 %.Sikur Kuvendi te mendohej si minishtet e deputetet shtetas votues,i bie qe pjesemarrja ne votimin e reformes ja ka kaluar dhe votimeve te kohes se Xhaxhit.

    Përgjigju
  • Artani: 13/11/2023 22:46

    Ne Shqiperi ke frik te ecesh me makine se han koken e te shtypin. Rruget pa tortuar dhe cop cop, pisllik kudo, lumi Lana me ujrat e ndyre qe duken qe ku shkon ne Dajt, rruget ibret dhe te pasigurta, uji i kloruar me te mbyt edhe pse kemi me shume uji nga gjithe europa per capita, rrogat me te ulta, pensionet me skandaloze, mbi 40,000 ikin cdo vit, cmimet e shpive me te shtrenjta per capita edhe pse kosto eshte apo s'eshte 400 EUR metri, pronat ende te pazgjidhura, gjith Jugu i grabitur nga Manja, Kastrati, Gjikuria, Dulaku dhe Vilma Nushi me kalecet e tyre, cmimet e ushqimit nder me te shtrenjtat, siguria ushqimore nder me te dobetat, skemi blegtore, skemi fermere, universitetet po mbyllen, deget po mbyllen, shendetesia bloze, gjykatat kane dosje sa per 100 vjet e spo i zgjidhin, opozita e blere dhe inekzistente, gazetat e gazetaret e blere, aeroporti bloze, trena dhe infrastrukture te zhvilluar jo, ambienti po shkaterrohet e betonizohet kudo. Cfare thua ore Edi Rama je ne terezi apo jo? Me cin tallesh o lumadh.

    Përgjigju
    • Or tej: 14/11/2023 00:03

      Ai po numero turistet qe futen nje nga nje cdo dite or teeeejjjjj

  • Rrapi: 13/11/2023 21:57

    E solli ps e ti po e intimidon qe mos te arrestojne miqt e tu

    Përgjigju
  • Bujar: 13/11/2023 19:40

    Ka lezet shteti dhe drejtesia keshtu, nje bravo te madhe.

    Përgjigju
  • KÇK: 13/11/2023 19:32

    E mor babo, e kush te beson ty?

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 13/11/2023 18:37

    Edvin brenda 10 ditesh je bere dy here DHJAKS duke folur per reformen se nuk e ka bere DEPARTAMENTI USA por ps. Na vjen keq kur te shohim te bere DHJAKS dy here brenda 10 ditesh. Hall i madh te ka zene,po mbaje pak veten mos u katandis me keq se miku yt saleh.

    Përgjigju
  • Rama cazzo: 13/11/2023 18:23

    Rama zhduku

    Përgjigju
  • Italaiano: 13/11/2023 17:14

    Je bere shume i merzitshem me keto. Askush nuk do ta besonte qe kryetari i PS do bente martese me Fashisten Meloni. Po ja qe ndodhin dhe ti duhet te ikesh se je bere cirku I Italianeve.

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 13/11/2023 22:49

      Idiot

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë