Rama: Isha në Paris, aty ke frikë të dalësh natën se të grabisin çantën! Sot Shqipëria është një vend i sigurt, janë ulur krimet

 

Kryeministri Edi Rama thotë se krimet ordinere si vjedhje dhe grabitje që janë në nivelin më të ulët në Shqipëri, duke e konsideruar vendin tonë të sigurit, ndërsa solli si shembull Parisin ku sipas tij ke frikë të dalësh natën sepse të vjedhin.

"Tjetra është, ne kemi sot një vend që është një vend i sigurtë dhe këtë nuk e them unë po e po, por e thonë të gjithë. Ju e keni parë vetë se sa shumë, jam i bindur që këtu ndër ju, ka disa që i mbaj mend që nga dita e parë që unë jam në këtë rol që e dinë shumë mirë, ose mund ta kujtojnë kollaj në 2013 kur ne bënim fushatë, edhe në 2009-tën, edhe në 2013-tën, në të gjitha takimet, problemi i parë ishte “na mbroni nga hajdutët që na vjedhin shtëpinë”. “Na mbroni nga kriminelët që s’na lënë rehat”. I kishin tmerruar pulat, se njerëzit po e po. Zgjohej pula në mëngjes me të zotin dhe në darkë përfundonte në dhëmbët e hajdutit. Kështu ka qenë. Flas për krimin ordiner kudo. Dhe krimi ordiner i nivelit më të lartë me plagosje e me vrasje, dhe krimi i organizuar po e po ishin, vit pas viti, vit pas viti kanë ardhur duke rënë dhe këtë e tregojnë shifrat.

Këtë vit, kemi pasur më pak se gjysmën e numrit të vrasjeve të vitit të kaluar dhe vitin e kaluar kishim vitin më të mirë krahasim me vitet e tjera dhe fakti është që gjithë turistët e huaj thonë që mbresa e parë kryesore është siguria dhe qetësia. Sot kjo nuk është më diçka siç ka qenë në vitet e shkuara.

Unë isha në Paris. Kam qenë në Paris edhe përpara, edhe përpara, edhe përpara. Dhe po ju them që sot në Paris, nuk është siç ka qenë më përpara. Nuk del dot kollaj, kudo, në çdo orë të natës ose njerëzit e thonë kemi problem të dalim natën se të vjen dikush të rrëmben çantën, të rrëmben orën, të rrëmben çfarë ke nëpër duar. Kjo është e rëndësishme, por ne kemi akoma shumë për të bërë në këtë drejtim që ta konsolidojmë imazhin e një vendi që është një vend i sigurtë, ku mund të shkosh turist dhe s’ke problem, ditën, natën s’ke problem. Është e habitshme në një kuptim, po ne që takojmë edhe për shkak të detyrës njerëz që vijnë në Tiranë, të huaj që thonë, dola mbrëmë natën edhe ishte kënaqësi dhe s’ndieje asnjë lloj rreziku."


Lajmi kryesor:

Rama: 400 milionë euro për rritje pagash në 2024! Kemi zbritje të borxhit si asnjëherë! Reformën në Drejtësi e solli PS, jo Amerika! S'ka të paprekshëm


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore