Rama citon Elia Zaharian dhe Qëndrim Rijani: S'është mëkat të kërkojmë një teatër dinjitoz, me parametra europian

Rama citon Elia Zaharian dhe Qëndrim Rijani: S'është mëkat të kërkojmë një teatër dinjitoz, me parametra europian

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sjellë zëra të tjerë pro shembjes së teatrit dhe ndërtimin e një godine të re. Ata janë aktorja Elia Zaharia dhe Qëndrim Rijani. Dy aktorët vënë theksin në ndërtimin e një Teatri të denjë për çdo artist, me parametra Europian në perimetrin ekzistues. Madje në fund të reafimit të tij, Tujani shkruan se kjo do të shërbente për t'i dhënë fund edhe frazës që ndonjëherë e dëgjojmë në fund të shfaqjes " Mungesa e kushteve bëri që mos arrijmë të gjitha qëllimet”.

Reagimi i Elia Zaharisë
Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar. Nëse do qe e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern, dhe krahas tij të restaurohet apo rikonstruktohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur! Por sa reale është në kushtet e sotme kjo dëshirë e jona? A i përmbush godina e sotme këto parametra? Këtë përgjigje ata që e njohin sadopak teatrin në brendi e dinë. Ata që e kanë parë vetëm nga fasada apo në televizor, i ftoj ta vizitojnë. Për një gjë i siguroj të gjithë ata që i kanë ndarë me dashje artistët në “me ne ose kundra nesh” - nuk ka asnjë artist që nuk e do apo nuk i dhëmb Teatri Kombëtar, përkundrazi! Të gjithë jemi teatri!

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Qëndrim Rijani
Një Teatër i Ri është kërkuar 38 vite me parë, të cilin ende sot nuk e kemi. Besoj shumë që Shqipëria dhe të gjithë ne shqiptarët, që vazhdimisht sytë i kemi tek ai Teatër Kombëtar dhe vazhdojmë ta konsiderojmë një projekt në Teatrin Kombëtar si arritjen më të madhe tonën ndër Shqiptari, ka dhe kemi nevojë për një Teatër të Ri. Teatri Kombëtar ka nevojë që të vazhdojë të ketë në pronësi çdo pëllëmbë të tokës të cilën posedon sot. Dhe Teatri i Ri Kombëtar do të ketë nevojë për aktorë, regjisorë, skenografë, kostumografë, kompozitorë, etj… të cilët do të arrijnë të shfrytëzojnë dhe menaxhojnë të gjitha mundësitë, që do ofrojë një teatër dinjitoz dhe vazhdimisht do të ofrojnë produkte artistike dinjitoze, pa u fshehur pas formulës së famshme: “Mungesa e kushteve bëri që mos arrijmë të gjitha qëllimet”.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 23/08/2019 11:58

    Mbarojeni ate teater se plasem me vetem kete lajm

    Përgjigju
  • Pencionisti: 23/08/2019 01:55

    PRANDAJ ASNJEHERE NUK JA JAP VOTEN KETIJ NJERIU QE ESHTE KRYEMINISTRI RAMA QE TERHEQ VEMENDJEN NE PROBLEME TE NJE PAKICE QE JANE NJEREZIT E ARTIT QE POPULLI I KA THENE JO PRISHJES SE TEATRIT DHE KY KAPITULL ESHTE I MBYLLUR ED RAMA NUK PERMEND PAPUNESINE NIVELIN E ULET TE TE ARDHURAVE TE SHQIPETAREVE PER FRYME PENCIONET QE JANE ME TE ULTAT NE EUROPE KURRE. E KURRES VOTE PER RAMEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës