Rama citon virologun e famshëm italian: Maskat dhe dorezat po i përdorni kot...ja pse (VIDEO)

TIRANË- Për ata që nuk janë nuk janë duke trajtuar një të sëmurë apo nuk punojnë në një mjedis me shumë njerëz, maskat janë jo vetëm të padobishme, po edhe të dëmshme sepse ulin vigjilencën tonë në zbatimin e rregullave bazë! Është ky shpjegimi që jep një virolog italian, Fabrizio Pregliasco, i cituar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, mjafton që të ruhet distanca prej një metër, nuk është e mjaftueshme që të përdoret një maskë. Ai jep edhe një shpjegim se përse mund të jetë e dëmshme përdorimi i doreza. Pregliasco, cituar nga kreu i qeverisë, thotsë se kur përdorim maska "jemi të prirur të bëjmë marrëzira". Por për çfarë marrëzirash e ka fjalën. Ai sqaron se kur njerëzit mbajnë dorëza janë më të prirur që të mos respektojnë zbatimin e rregullave. "Prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë", thotë si, e për këtë arsye nëse nuk qëndrojmë në ambiente me shumë njerëz, nëse nuk kemi rezultuar pozitiv me koronavirus, nëse nuk trajnojmë një të sëmurë, MOS mbani maskë.

"E kemi përsëritur vazhdimisht që për ata qe nuk janë të sëmurë, nuk janë duke trajtuar një të sëmurë apo nuk punojnë në një mjedis me shumë njerëz, maskat janë jo vetëm të padobishme, po edhe të dëmshme sepse ulin vigjilencën tonë në zbatimin e rregullave bazë! Ja çfarë thotë virologu i famshëm italian, Fabrizio Pregliasco: "Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër. Jo vetëm po e përdorni kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes.

Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat. Dhe kjo natyrisht prek edhe ata që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat. Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët. Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe doreza.

Pra lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë. Maskat më shumë ju rrezikojnë duke ju nxitur të harroni rregullat bazë, se sa ju ndihmojnë të mbroheni nga virusi!”, shkruan Rama. 

Postimi i plotw i kryeministrit Edi Rama

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 18/03/2020 17:31

    Mos dil e te japesh mend ne mjeksi se dhjet veten si km, te gjitha ndermarjet e lombardise qe skane mbyllur jane te detyruar te punojne me maske

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki