Rama çon për deputet në Fier
ish-kreun e KQZ-së, Celibashin
Pas një biznesmeni, një gazetari e një prokurori, kryesocialisti Rama sot ka prezantuar një prurje të re, një jurist, ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, si kandidat për deputet në qarkun e Fierit.
TIRANE - Pas një biznesmeni, një gazetari e një prokurori, kryesocialisti Rama sot ka prezantuar një prurje të re, një jurist, ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, si kandidat për deputet në qarkun e Fierit.
Më herët kryesocialisti Rama ka prezantuar gazetarin Alfred Peza për Peqinin, biznesmenin Parid Cara për Kavajën dhe prokurorin Vexhi Muçmata për deputet në Kukës.
Në një konferencë për mediat të dhënë sot nga selia rozë, Rama tha se Celibashi vjen në këtë post pas dy herë refuzimesh të ftesës së tij. Lideri i opozitës tha se, tashmë mbetet në dorë të shqiptarëve për të zgjedhur mes pushtetit të një njeriu të vetëm dhe një skuadre njerëzish, e cila sipas tij do të sjellë Rilindjen shqiptare.
Vetë i kandiduari për deputet, Ilirjan Celibashi tha se: Kush do ndryshimin e Shqipërisë duhet të angazhohet politikisht. Shqiptarët këtë radhë duhet që të mbështesin masivisht dhe pas asnjë lloj ngurimi alternativën e PS, si alternativën më të mirë për të qeverisur vendin të paktën në 4 vitet e ardhshme”.
RAMA: BERISHA PERPJEKJE TE DESHPERUAR KUNDER OPOZITESNdërkaq, lideri i opozitës edhe në këtë rast nuk la pas akuzat ndaj kryeministrit Berisha. Rama tha se shefi i mazhorancës e ka humbur betejën me varfërinë dhe se njëherësh gënjen shqiptarët me premtime të parealizueshme të cilat edhe këto i kopjon nga Programi i PS-së.
“Berisha e ka humbur betejën me varfërinë, me borxhin kombëtar dhe borxhet që i janë bërë litar në fut, e ka humbur betejën me korrupsionit sot është bërë fytyra dhe dora e korrupsionit. Sot përpiqet që kohën e humbur ta kap me turravrap të dëshpëruar kundër opozitës. Kopjon programin tonë. Gënjen shqiptarët për çka nuk ka bërë dhe për çka medemek do bëjë në mandatin e ardhshëm. E gjitha kjo është një përpjekje e kotë e pafuqishme e dëshpëruar, fundi i një epoke”, deklaroi kryesocilisti Rama.
Redaksai Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.1%
-
Gafë
52%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55