Replikat e kryeministrit Edi Rama me komentuesit në Facebook, tashmë nuk janë më një gjë e re, por jo shpesh herë, shefi i qeverisë flet për të atin, Kristaq Ramën. Pas një statusi në faqen e tij, një komentues e ka ‘thumbuar’ duke shkruar se “ata që bënë shtetin gërmadhë ishin shokët e Kristaq Ramës”.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit, që i thotë komentuesit se Kristaq Ramën nuk e ke njohur nga librat e historisë, po nga llumi i kazanit të Saliut.
Monumenti i Pavarësisë në Vlorë dhe ‘Nënë Shqipëri’ në hyrje të kompleksit të "Varrezave të dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore" janë realizuar nga Kristaq Rama, ndërsa i biri i tij, kryeministri aktual i Shqipërisë i kujton Berishës se pavarësisht akuzave përulet para veprave të babait të tij.
/Shqiptarja.com

“Kristaq Ramen ti nuk e ke njohur nga librat e historisë, po nga llumi i kazanit të Saliut or mik, prandaj as nuk e di kush ishte Kristaq Rama, po kur të të dalë përpara Nëna Shqipëri apo Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, kujtoje këtë përgjigje dhe mësoje sot që ato (dhe të tjera akoma po s’dua të të lodh) i ka lënë historisë së këtij vendi Kristaq Rama.
Dhe do s’do edhe vete Saliu, ul kurrizin nën hijen e veprave të Kristaq Ramës, pavarësisht se shkon të nderojë të rënët në datën e gabuar të çlirimit”, ka shkruar Rama.

(Replika e Kryeministrit Rama me komentuesin në facebook)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com