Negociatat, Mogherini: Dialog me opozitën. Rama: Ftoj Bashën për bashkim në një fanellë kuqezi

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka ftuar kryetarin e PD, Lulzim Basha që të bashkohen në një skuadër kombëtare nën fanellën kuqezi për të bindur vendet anëtare se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shefi i qeverisë ftoi Bashën nga konferenca e përbashkët me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Mogherini që të mos hedhë baltë mbi Shqipërinë dhe të mos ushqejë deputetët e forcave të ndryshme të vendeve të BE, referuar Gjermanisë që t’i vendosin shkopinj nën rrota vendit.

Ftoj Bashën të bëhemi një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, dhe t’u kërkojmë të gjithë atyre që na vizitojnë në Shqipëri respekt për këtë vend, boll kemi të huaj që na vendosin shkopinj nën rrota. Jam dakord me Bashën, negociatat shtojnë presionin për ti bërë gjërat më thellë. Tani përballemi me jetën reale të politikës së Europës.

Edi Rama

Të gjitha ata që kanë punuar në dekadën e fundit në transformimin e vendit, jo vetëm të marrin meritën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Kjo është një përpjekje kombëtare, kjo është në interes të shumicë dhe pakicës për thellimin e reformave

Mogherini

Gjermania nuk është një vend skeptik për zgjerimin, përkundrazi është vend kampion i projektit të Europës së Bashkuar dhe kancelaria është në krye të një procesi ku jo rastësisht ka marrë edhe lidershipin. Bashkë me Merkel, Macron është një tjetër kampion i politikës së zgjerimit. Franca nuk është skeptike ndaj zgjerimit, Macron e ka shpallur pa u bërë President, idenë e tij për thellimin e këtij procesi reformimi të BE, dakord me të. Europa, BE duhet të hyjnë në një fazë të re, duhet të thellohet para se të zgjedhoret

Edi Rama

Edhe Mogherini u shpreh se semafori është jeshil dhe rruga për në BE për Ballkanin është e hapur.  

Imazhi që kam është linja e nisjes së Formula 1, sot semafori është në dritën e gjelbër dhe këtu fillon gara

Mogherini

Shefja e diplomacisë së BE-së, Mongherini mbërriti në Tiranë për të ndarë rekomandimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Zyrtarja e lartë e BE-së i njohu meritat të gjitha palëve politike, e për të dyja palët i la edhe detyrat në vijim. Mogherini përpos Ramës, takoi Presidentin Meta, Bashën dhe Kryemadhin.

Rajoni ynë dhe Shqipëria kanë bërë hapa të rëndësishme përpara, por ne kemi nevojë të posaçme për miq të dhe njerëz të mirë në Evropë, që të njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë tona, të vlerësojnë ndershmërisht përpjekjet dhe arritjet tona aspak të lehta, në shtetbërjen evropiane në vendet tona. Jo vetëm kaq por dhe të kenë dëshirën e vullnetin të argumentojnë fort, aty ku ne mungojmë. Është fakt i njohur botërisht se brenda mureve të BE. Mbrëmë kam pasur një telefonatë miqësore me Presidentin Junker, por falënderoj edhe Hahn për përkushtimin.

Shqipëria ka marrë atë që meriton në këtë fazë të zhvillimit, as më shumë dhe as më pak. Sforcoja për të Reformën në Drejtësi dhe çrrënjosur kanabisin dhe për të luftuar korrupsionin dhe zgjeruar lirinë e shprehjes janë vlerësuar. Ky nuk është fundi i përpjekjeve, por fundi i një faze dhe fillimi i një tjetre. Kapitulli historik që kemi mbyllur dje, ia ka lënë vendin sot një tjetër kapitulli. Pastrimi i nisur i sistemit të drejtësisë të vazhdojë me rezultate të shumëpritura të ndëshkimit të atyre që kanë hesapet për të larë me drejtësinë. Pastrimi i Policisë së Shtetit dhe përmes Vettingut dhe rritja e forcës goditëse të saj është domosdoshmëri. Pastrimi i çerdhes së korrupsionit në administratë dhe rritja e shërbimeve duhet thelluar.

Këto dhe të tjera janë në listën e detyrave të reja të Shqipërisë. Nuk ka asnjë minutë për të festuar, pasi duhet nisur nga të katër anët puna e gjatë për të ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit. Dua të prek edhe aspektin politik. Jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë arritje, dëftesa nuk u mjafton të gjithëve në shtetet anëtare. Nuk është sekret, që në disa vende anëtare ka individë dhe forca që as nuk e duan zgjerimin dhe as e dëshirojnë përparimin e rajonit. Jemi përgatitur për të dëgjuar edhe çudira.

Shqipëria nuk është ndonjë fuqi e madhe për të mos u trajtuar si top për lojëra të brendshme politike, por këto janë problematike të natyrshme, që do i trajtojmë me qetësi, vendosmëri dhe argumente dhe dëftesa që kem në dorë nga dje na e bën më të lehtë këtë punë. Përfaqësuesit e opozitës tonë që të bashkëpunojnë me faktorë të huaj që për interesa të tyre të brendshme të pengojnë Shqipërinë, të mos udheqë zyra deputetësh me gjysmë të vërteta dhe të eksportojë baltën e luftës së brendshme, ta lëmë inatin dhe mllefin. Ftoj Bashën të bëhemi një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi, dhe t’u kërkojmë të gjithë atyre që na vizitojnë në Shqipëri respekt për këtë vend, boll kemi të huaj që na vendosin shkopinj nën rrota.

 

Edi Rama

Urime! (në shqip). Ky ishte rezultati i një pune kolektive. Kjo është një përgjegjësi e përgjithshme për të kryer punën e mëtejshme. Ju  e realizuar Vettingut, ne përmbushëm atë që thamë. Është moment historik, pasi është një punë e përbashkët që e kemi bërë edhe në BE. Do të doja t’i bashkohesha kryeministrit për urimet, falënderoj Juncker, Hahn dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur këtë proces. Vlerësimi i Komisionit thotë se Shqipëria ka përmbushur kushtet që ishin vendosur në rekomandimet nga një vit më parë, dhe tani është gati për të çelur negociatat. Mbajtja dhe thellimi i reformave është kyç. Është e qartë 100%, që kjo është një punë që duhet të vijojë, jo për shkak të Brukselit, por njerëzve tuaj. Ky është vendi me popullsinë më të re në Ballkan dhe ka besimin më të lartë në BE. Nuk është vetëm vendosmëri e popullit shqiptar, por edhe në interes të BE, që ta marrë Shqipërinë të hyjë në bashkimin tonë kur të jetë gati dhe shpresoj se do të jetë shpejt. 5 prioritetet do të mbeten kyçe mbi të cilat shqiptarët do të gjykojnë kapacitetet e institucioneve, baza për punën tonë. Puna që është bërë në këtë vend dhe mbaj mend edhe ndasitë, edhe përpjekjet dhe luftrat, ky është momenti për të njohur rezultatin e arritur nga të gjithë bashkë dhe angazhimi për të punuar bashkë, qeveria me opozitën dhe të gjithë qytetarët. Të gjithë të vijojnë këtë punë. Shqipëria, vendi që është transformuar më shumë në Europë në dekadën e fundit. Shqipëria është në një linjë me BE në skenën botërore. Do të doja që të falënderoja jo vetëm Edin, por edhe Bushatin. Ky është një rezultat kolektiv. Ju ia arritët, jam e sigurt që edhe ajo që do të vijë do të sjellë rezultate të mira për këtë vend.

 

Federica Mogherini


Pyetjet nga gazetarët në Konferencën për shtyp

Mosbindja civile e opozitës do të ndikojë në qershor dhe sa janë shanset që Këshilli të japë OK?

Ky nuk është rezultat që të gjitha ata që kanë punuar në dekadën e fundit në transformimin e vendit, jo vetëm të marrin meritën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Kjo është një përpjekje kombëtare, kjo është në interes të shumicë dhe pakicës për thellimin e reformave. Nëse Shqipëria dha rezultate në Reformën e Drejtësi se politika u bë bashkë. Kushtet janë përmbushur, Këshilli do të marrë vendimin. Rekomandimi është i pakushtëzuar duke menduar se reformat do të vijojnë si në vitin e fundit. Politika e zgjerimit mbështet në vlerësimin e mbështetur në meritë. Unë mendoj që Shqipëria është e vetëdijshme se cfarë nënkupton reformimi i vendit dhe duhet të bëhet më shumë. Imazhi që kam është linja e nisjes së Fromula 1, sot semafori është në dritën e gjelbër dhe këtu fillon gara.


Federica Mogherini

Një nga vendet skeptike është edhe Gjermania dhe si do të ndikojë cështja Tahiri?

Gjermania nuk është një vend skeptik për zgjerimin, përkundrazi është vend kampion i projektit të Europës së Bashkuar dhe kancelaria është në krye të një procesi ku jo rastësisht ka marrë edhe lidershipin për të shpallur një raport të ri me Ballkanin, të bëjmë të qartë që të mos ngatërrohemi me këmbët tona. Në Gjermani dhe vendet e tjera ka individë që janë skeptikë, një forcë që ka hyrë parlamentin gjerman është kërcënim për zgjerimin, por fatmirësisht është jashtë koalicionit. Por edhe brenda koalicionit ka individë që janë kundër, të ushqyer nga PD, ashtu sikur edhe njëheri që erdhi qershorin e kaluar dhe bëri fushatë kundër. Ne duhet të arrijmë që të shpjegojmë që në procesin e Tahirit, Kuvendi dhe shumica ka zbatuar gjithçka që Komisioni i Venecias ka nënvizuar kur një komision thirret për të trajtuar cështjen e arrestit dhe masave të parashikuara. Ne po presim që prokuroria të rikthehet me të paktën një provë, jo 10, dhe prokuroria e krimeve të rënda është larg së qeni një trupë që konsiderohet e influecueshme nga shumica. Është gjëja më e lehtë që të nxirren bishta dhe alibira, përballë faktit që Shqipëria ka bërë detyrat e Shqipërisë nga komisioni më i pamëshirshëm në Europë për detyrat e shtëpisë KE. Përpjekje për të na penguar dhe vonuar jo për arsyen tonë, por do të ketë, dhe ne do i kapërcejmë të gjitha. E sigurt është që semafori është jeshil dhe ne do e dërgojmë garën deri në fund me mbështetjen e Ferrarit, Mercedezit, Renault  dhe të tjerave.


Edi Rama

Si e shikoni deklaratën e Presidentit francez dhe cfarë mendoni se kërkon Franca nga Shqipëria?

Bashkë me Merkel, Macron është një tjetër kampion i politikës së zgjerimit. Dy personalitete të mëdha që janë zgjedhur me një axhendë të qartë, pro evropiane dhe kanë zbrapsur valë anti-europiane. Franca nuk është skeptike ndaj zgjerimit, Macron e ka shpallur pa u bërë President, idenë e tij për thellimin e këtij procesi reformimi të BE, dakord me të. Europa, BE duhet të hyjnë në një fazë të re, duhet të thellohet para se të zgjedhoret, për ta thënë me fjalë të tij. Ne nuk jemi në ditën që po kërkojmë të bëhemi anëtare, por për të negociuar. Asaj të Macron unë do i shtoja, që Europa thellohet me veten, ne me veten në procesin e negociatave dhe si dy forca të thelluara takohemi kur vjen dita e zgjerimit. Ne Ballkan negocion Serbia, Mali i Zi dhe është e papranueshme që të mos përfshihet edhe Shqipëria me Maqedoninë. Këtu do të jemi dhe të shohim si vettingu do të shkojë në Beograd dhe Podgoricë. Jam dakord me Bashën, negociatat shtojnë presionin për ti bërë gjërat më thellë. Tani përballemi me jetën reale të politikës së Europës.

Edi Rama

 Mund ta quani meritë, të rreptë, por ka qenë i mbështetur në kritere të qarta. Vendimi që morëm dje për rekomandimin është një hap i rëndësishëm që nuk ka nisur dje dhe që nuk do të mbyllet nesër. Është e qartë për vendet anëtare, se është një proces real transformimi. Duhet të zgjidhen cështjet dypalëshe. Inkurajoj punën që është bërë me Greqinë, uroj që të finalizohet. E ardhmja e Europës?

Mogherini

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemja: 19/04/2018 00:13

    RAMA KOKRA INJORANTIT POLITIKAN PA DEFINICION FLAS SI POLITIKAN QE ESHTE PASTAJ DROGA KORRUPSIONI ESHTE TJETER MUABETIN CFARE DO PRESESH NGA NJE PIKTOR MJER NE QE NA ZURI DHE VOTIMET JANE LARG KUSHE DURON KET PALLOSH DHE TRE VITE TE TJERA

    Përgjigju
  • Tirana jo turke.: 18/04/2018 17:45

    rama done shqiperin evropiane. apo shqiperin erdogane... apo shqiperin kolumbiane ?. nga dashuria qe kane ps per evropen i shperblyen me 36 tone barishta e koka vitamina vetem ne 2017 ten.keshtu thojn gazetat e evropes.

    Përgjigju
  • Avokati.: 18/04/2018 17:37

    Rames munde ti ndahet hyrja na sh,b,a dhe e nundshme ne shtete te b-e,s. edhe shpifjet dhe mashtrimet me publikun bejn pjes ne krime. Basha bashkpunon me shtete te huja,a rama ja shet shqiperin turqis me tendera kompani e asete,ku rama fitojne me erdoganin qindra mijra euro ne qdo tender.

    Përgjigju
  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 18/04/2018 17:05

    Sa tradhetar idiot eshte rama. e ftoje opoxiten te mos bashkpunoj me shtete te huja,a vete rama me os ja lepijn bythen erdoganit turk,dhe per deshiren e tij vitojn anti amerikes ne okb. por dhe miqsia serbe me ramen e ps ku dekoroj zdravka çoliçin serbe ne tiran. a pordhe shpifjeve te pamfletit tema se pd e ka financuar rusia eshte e njejta po si te besojm se gonari i rames qen lira nga bytha.

    Përgjigju
  • opinion.: 18/04/2018 16:58

    PS dhe Rama perngesa dhe barriera per avancimin e shqiperis. Zero Zero perparim vetem kacafytje ne parlament,dhe akuza njeri tjetrit. kure nuk degjohet fjala ekonomi,industri investime ne ushtri,medicin,turizim,bujqesi,blegtori,biologji shkence,por vetem me bllove te vjetra dhe poezi satirike te kalbura.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 18/04/2018 16:51

    Basha me mire te terheq karrocen e Dylit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI