Shefja e Diplimacisë së Bashkimit Evropian Federica Mogherini ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, një ditë pasi Komisioni Evropian i Rekomandoi BE-së nisjen pa kushte të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Mogherini u pa sot e shoqëruar nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin dhe nga disa truproja, teksa ecnin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në drejtim të kryeministrisë, ku ajo po takohet në këto momente me kreun e qeverisë Edi Rama.

Pak metra larg Mogherinit, ra në sy prania e një vajze protestuese, e cila ishte pozicionuar me një parrullë në dorë, me një mesazh kushtuar kryediplomates së Brukselit.

“Hey Znj. Mogherini, ju nuk mund të hapni negociatat, pa shpëtuar kuksianet e rrëmbyer nga oligarkia”, - shkruhet në pankartën që mban vajza në duar.

Mogherini drejt zyrës së Ramës dhe protestuesja me parrullë