Rama: Do të ulemi me Metën
për planin 4-vjeçar qeverisës

Rama: Do të ulemi me Metën<br />për planin 4-vjeçar qeverisës
Kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur sot për më shumë se 1 orë pyetjeve të drejtuara në adresën e tij në rrjetet sociale Facebook e Twitter nga qytetarët, ku përveç të tjerave ka thënë se shumë shpejt do të ulet në tryezë për të diskutuar me kryetarin e LSI-së për vijimin e koalicionit edhe në vitin 2017.

Por nga ana tjetër, ai ka theksuar se ky koalicion qeverisës, duke përfshirë këtu edhe PDIU-në po vë themelet e një shteti përmes reformave që janë ndërmarrë e po ndërmerren.

Kam dëgjuar shpesh me LSI apo pa LSI. Unë e di shumë mirë se koalicioni ka shumë mbështetës, ka dhe shumë skeptikë dhe jo pak kundërshtarë. Duhet parë në shumë nivele, në nivelin e përditshmërisë dhe funksionimin në mbarë territorin dhe këtu flas jo në marrëdhënie ndërpartiake, por në marrëdhënie të administratës dhe përfaqësuesve të koalicionit. Nëse në aspektin e parë ka shumë gjëra për të korrigjuar, dhe jo pak gjëra për të kërkuar ndjesë, sidomos në nivelin sesi ndërtohen marrëdhëniet me qytetarët, në nivelin strategjik po i bën një shërbim shumë të madh këtij vendi, ka reforma që duhet të ishin bërë këtu e 20 vite kusur të shkuara. Ky koalicion, në gjykimin e së përditshmes mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët, por në gjykimin strategjik meriton njohjen e meritës së madhe se është baza e sigurt e reformave të mëdha që transformojnë Shqipërinë. Reforma që nëse do të ishin bërë 20 kusur e vite të shkuara do të kishin dhënë efekte. Por ne i nisëm dhe të jemi të sigurt se Shqipëria e gjeneratës tjetër do të jetë edhe më e mirë. Së shpejti ne do ulemi në tryezën e koalicionit dhe do diskutojmë projektin e katër vjeçarit të ardhshëm. Do vendosim si do paraqitemi para shqiptarëve për mandatin tjetër. Sot koalicioni ka edhe një komponent të ri, që është PDIU. Është një diskutim i nevojshëm, duhet bërë serioz''



Rama teksa ka komunikuar drejtpërdrejtë me qytetarët ka thënë sot se Vettingu do të miratohet sot me ose pa votat e opozitës, madje ai ka theksuar se Vettingu do të kalojë me 84 vota, por ndoshta edhe më shumë.

Së pari, sot pasdite ka një seancë të posaçme për të kaluar ligjin e Vettingut që bashkë me 6 ligjet e tjera i hap rrugën zbatimit të Reformës në Drejtësi, do kalojë me ose pa konsensusin e PD, këto ligje do të kalojnë me 84 vota ose më shumë” tha Rama.

Duke u ndalur tek drejtësia, Rama ka thënë se, pas nisjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi, nuk do ketë mundësi më askush që të blejë apo shesë drejtësinë.

Nuk do të blihet drejtësia. Nuk do të ketë më korrupsion në gjyqësor, nuk do të shkojnë tek ai që paguan më shumë. Reforma kërkon vite. Nuk është një reformë që e bën sot dhe merr rezultate nesër” tha Rama.
 
Lidhur me çështjen e korrupsionit, ai ka shtuar se, ende kjo plagë nuk është shërua por lufta ndaj tij e pandalshme.

“Korrupsioni në përgjithësi është larg së qeni e shëruar. Por unë i qëndroj bindjes se lufta reale kundër korrupsionit për modernizmit të sistemit vijon. Nëse i referohemi këtij parimi ka shumë përparime edhe pse nuk janë të mjaftueshëm edhe pse jemi në një realitet që ka probleme serioze. Mjafton të shohim disa aspekte ku korrupsioni na ka penguar. Mund të shohim në fushën e informalitetit” tha ai.

Rama ka thënë se për vite me radhë korrupsioni ka qenë prezent edhe fushën e legalizimeve të objekteve të ndërtuara pa leje, furnizimit me energji elektrike, por tashmë janë bërë hapa të rëndësishme për të çliruar shtetin nga tentakulat e korrupsionit.
 
Mund të shohim në fushën e informalitetit. Korrupsioni në legalizime, nuk mund të themi se nuk ka korrupsion në legalizime, por mund të themi se jemi shumë më mirë seç ishim 3 vjet më parë. Fakti se është bërë shumfish më shumë punë, flet vetë. Korrupsioni i jashtëzakonshëm që ishte në sektorin e furnizmit të energjisë elektrike, a ka përfunduar procesi nga elementët e korruptuar? Në tërësi mund të themi se janë bërë hapa të rëndësishëm për të cliruar shtetin nga tentakulat e korrupsionin e kudondodhur, por sigurisht që ka edne problem të mëdha.Unë jam koshient që kemi akoma shumë punë për të bërë. Nuk janë njerëzit që e korruptojnë sistemin, është sitemi që i korrupton njerëzit” tha ai.
 
Ekonomia, rritje e pensioneve dhe rrogave, shumë shpejt
Sa i përket rritjes ekonomike në vend, Rama ka thënë se, është një sfidë e përbashkët, por shumë shpejt do të ketë edhe rritje të rrogave e pensioneve pas përmirësimit të situatës ekonomike pas 3 viteve me radhë.

Sfida që unë kam çdo ditë është sigurisht rrija e pensioneve dhe rrogave. Dua të fokusohem tek rrogat dhe pensionet. Kjo nuk diskutohet, por është një sfidë e përbashkët. Por mos e harroni kushtet në të cilat erdhëm. Ne kemi rritur vlerën e rrogave me heqjen e taksimit të sheshtë. Ne i kemi shtuar lekët në xhepat e shqiptarëve. Ne do të punojmë intensivisht, që koha e rritjes së pensioneve dhe rrogave nuk do të jetë shumë e largët. Ekonomia është rritur me 3%, pra kemi një ekonomi që po rimëkëmbët. Unë e di që kjo rritje ndoshta nuk ndihet por duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund të ndodhin mrekullira sa hap e mbyll sytë” tha Rama.

Koalicioni po transformon vendin, takim i përbashkët me partitë në koalicion për mandatin e ardhshëm
Lidhur me koalicionin qeverisës, Rama ka thënë se ka skeptikë, por edhe mbështetës ndërkohë që koalicioni është garancia për reformat që po modernizojnë Shqipërinë dhe po hedhin bazat për të pasur shtet.

Ai shtoi se shumë shpejt do të ulen në tryezën e koalicionit dhe të diskutohet për programin e 4-vjeçarit të ardhshëm, për të vendosur sesi do paraqiten para shqiptarëve për mandatin tjetër. 

Ai është ndalur edhe tek PDIU ndërkohë që ka thënë se koalicioni ka mbështetje të gjerë në territor. Ai theksoi se ky koalicion ka shumë gjëra për të përmirësuar, por meriton vërtetë njohjen e meritës se është baza e sigurtë e reformave po modernizojnë vendin.

“Kam dëgjuar shpesh me LSI apo pa LSI. Unë e di shumë mirë se koalicioni ka shumë mbështetës, ka dhe shumë skeptikë dhe jo pak kundërshtarë. Duhet parë në shumë nivele, në nivelin e përditshmërisë dhe funksionimin në mbarë territorin dhe këtu flas jo në marrëdhënie ndërpartiake, por në marrëdhënie të administratës dhe përfaqësuesve të koalicionit. Nëse në aspektin e parë ka shumë gjëra për të korrigjuar, dhe jo pak gjëra për të kërkuar ndjesë, sidomos në nivelin sesi ndërtohen marrëdhëniet me qytetarët, në nivelin strategjik po i bën një shërbim shumë të madh këtij vendi, ka reforma që duhet të ishin bërë këtu e 20 vite kusur të shkuara.Ky koalicion, në gjykimin e së përditshmes mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët, por në gjykimin strategjik meriton njohjen e meritës së madhe se është baza e sigurt e reformave të mëdha që transformojnë Shqipërinë. Reforma që nëse do të ishin bërë 20 kusur e vite të shkuara do të kishin dhënë efekte. Por ne i nisëm dhe të jemi të sigurt se Shqipëria e gjeneratës tjetër do të jetë edhe më e mirë”.



Rilindja Urbane, mandat pas mandati, forcë pas force çdo vend do të marrë pamjen që meriton 
Sa i përket rilindjes urbane dhe skeptikëve se përse kjo iniciativë ka nisur nga qytetet, Rama ka thënë se, çdo rimëkëmbje fillon nga qendra, por ka theksuar se mandat pas mandati çdo pjesë e vendit do të marrë pamjen që meriton.
 
Ka shumë simpati dhe shumë skepticizëm. Ka qytetarë që pyesin pse vetëm qytetet. Ne nuk bëjmë në kaq pak kohë atë çfarë nuk u bë në 20 vite. U fillua mbrapsht. Çdo rimëkëmbë fillon nga qendra e cila krijon komunitet. Ne e kemi filluar punën me një rend, sigurisht që nuk kemi kohë 20 vite. Por që mandat pas mandati, forcë pas force çdo vend do marrë pamjen që meriton. Askush të mos ndihet i përjashtuar”.

Fushata zgjedhore në Dibër, rrugën e Arbrit do ta ndërtojmë ne 
Sa i takon fushatës zgjedhore në Dibër, Rama ka thënë prej një viti nuk kishte marrë asnjë projekt nga bashkia e Dibrës, ndërkohë që duke u ndalur tek rruga e Arbrit ai ka shtuar se kjo rrugë do të ndërtohet, por kjo do të arrihet falë partneritetit publik privat pa bërë gropa të reja dhe aventura që e çuan vendin në kolapsin e vitit 2013.

Rruga e Arbrit, thonë se e lamë gati . Pse nuk filloi? Arsyeja pse nuk filloi rruga e arbrit është sepse ata nuk lanë asgjë në tavolinë. Ata kishin një projekt për të marrë bo, por ne nuk mund të nisim mandatin tonë me borxhe por me shlyerje detyrimesh. Ne kemi negociuar me kompaninë kineze jo borxh por partneritet publik privat. Ne do të vijojmë të bëjmë investime, pavarësisht nga propaganda e kundërshtarëve. Ne kemi negociuar me kompaninë kineze, dhe do ta ndërtojmë rrugën e Arbriot në mënyrë të tillë që mos të krijojë gropa të reja. Duke parë se këtu vazhdojnë pyetjet me shumë dëshirë

Pyetje & Përgjigje

Pse nuk ka investime në veri, por vetëm jug?

Nuk është e vërtetë që ka projekte të financuara vetëm në Jug. Mund të them se në Kukës, ka përfunduar puna për rikonceptimin e qendrës së qytetit, do të vijojë në Tropojë dhe Has, pa lënë mënjanë edhe Lezhën. Nuk është aspak e vërtetë që veriu është lënë pas dore, ky është një manipulim. 

Si është e mundur që nuk është miratuar ligji për lojrat e fatit? 
Ligji për lojrat e fatit është miratuar. Ndoshta dobësia dhe faji ynë është që informimi tek publiku nuk është i duhuri. 

A është serioze lufta ndaj kanabisit?
Qeveria është serioze në luftën kundër kanabisit. Kjo është një betejë që nuk mund të mbyllet sa hap e mbyll sytë. Ne shkallmuam republikën e turpit. Ne kemi edhe teorinë e kundërshtarëve tanë që provojnë se janë në rrugë dëshpërimi pasi janë depresion pasi nuk kanë asnjë program. Ata nuk kanë lidership. Unë kam rastin të shikoj nga afër që Partia Demokratike nuk ka lider. Lufta është reale, serioze dhe e vështirë me të njëjtën vendosmëri që republikën e turpit


Sa e sinqertë është lidhja ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë?
Kjo pyetje as nuk shtrohet pasi ne po bëjmë një përpjekje për shkëmbime tregtare. Ne do të shkojmë drejt rrugës së shkrirjes së kufirit mes dy vendeve, por që do e nisim me shkëmbimet tregtare.Shifrat e shkëmbimeve flasin vetë. Do shkojmë drejt rrugës së shkrirjes së kufirit nga pikëpamja e shkrirjes së bashkëpunimit ekonomik e shkëmbimeve tregëtare.


Rrugën e Kombit, koncesionin për përfundimin e rrugës dhe mirëmbatjen e saj?
Për sa i përket rrugës ne do e përfundojmë, por shteti nuk i ka paratë. Rruga e inauguruar nuk është përfunduar. Duhen më shumë se 100 milionë. Rruga kërkon mirëmbajtje, siç ndodh në çdo vend dhe për këtë kemi vendosur të bashkëpunojmë. Në atë rrugë rrezikojnë jetën njerëzit sidomos gjatë motit të keq. Nëse nuk rregullohet dhe mirëmbahet, ajo rrugë do të përkeqësohet. Për këtë arsye do të shkojmë drejt partneritet publik privat pasi ne nuk jemi si Gjermainia.

Pse gënjyet për stadiumin Loro Boriçi?
Me datën 31, nesër, zhvillohet ndeshja miqësore mes Shqipërisë e Marokut e çel dyert stadiumi i ri. Kujtdo që dëshiron të shohë një shëmbëlltyrë të Shqipërisë së gjeneratës tjetër, eja në stadium se do marrësh kënaqësi nga një vepër që s’ka asnjë gjë mangut nga stadiumi i ri i Lencit, nga pikëpamja e komfortit që krijon për të gjithë. Është vepër që nuk është vetëm futboll, por edhe një qendër që mund të kthehet në një qendër të jetës urbane të Shkodrës, nëse do jetë mençuria e zotësia për ta administruar.
 
 
Rruga Beratit kur do të bëhet?
Ka shumë rrugë që janë për faqe të zezë. Ne do të bëjmë çmos që të rregullojmë projekte kryesore. Nuk është thjesht çështje parash por edhe projektesh. Pasi nuk mund të bëjmë projekte si rruga Elbasan-Tiranë, ku i ranë për shkurt dhe lirë por ju doli më gjatë dhe shumë shtrenjtë. Ne do të përfundojmë një sërë aksesh kryesore.
 

Pse presidenti po kthen ligjet e miratuara?
Nuk dua të komentoj, puna e Presidentit dihet.

Si ka mundësi që çdo reformë nis bujshëm por s’përfundon?
Asnjë reformë nuk është lënë pas, nuk është lënë e mbyllur. Reformat nuk përfundojnë si një sezon turistik, kanë faza, kërkojnë kohë dhe janë një proces që vijon.

Çfarë po bëhet për agjencinë angleze për çështjen e arsimit?
Gjithçka ecën sipas programit, puna vijon edhe në këtë drejtim.


A ka nevojë për bashkëpunim kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë?
Sigurisht që ka nevojë për bashkëpunime në çdo fushë me Kosovën. Nuk është kurrë mjaftueshëm edhe pse kemi bëre shumë për të rritur partneritetin mes dy vendeve. 


Pyejtet për Saliun?         
Unë Saliut i kushtoj vetëm kohë në parlament, të enjteve. 

Cilat janë prioritetet e qeverisë pas drejtësisë?
Ne do miratojmë sot ligjin e Vettingut, 6 ligjet e tjera shumë të rëndësishme. Ka plot ligje të tjera por reforma do nisë zbatimin me Vettingun në bashkëpunim me BE e SHBA. Punët tona të përditshme janë ato që na japin mundësi të vëmë çdo ditë një tullë për të ndërtuar murin e objektivit tonë afatmesëm e afatgjatë, afat mesmi është që të çelim negociatat e të kemi proces të suksesshëm dhe objektivi afatgjatë është Shqipëria të jetë pjesë e BE. Ka ende shumë për të bërë.

Aeroporti i Jugut?
Kemi bërë përpjekje të gjatë, të lodhshme dhe kemi çliruar vendin nga ngërçi i ekskluzivitetit që kishte Nënë Terëza, është krijuar hapësira për ndërtim. Po punojmë dhe për atë të Sarandës. Sot këto janë plane konkrete në tryezën e qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën