Rama: Dora ime mbetet e shtrirë për opozitën, jo pakt për të ndenjurat e politikanëve...

Duke iu drejtuar opozitës, kryeministri Rama u shpreh se dora e tij mbetet e shtrirë për të biseduar, ndërsa paralajmëroi letra të tjera në drejtim të Lulzim Bashës, por vendosi kufirin duke sqaruar se nuk është gati për asnjë marrëveshje për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë marrëveshje që rrezikon ose mund të rrezikojë të pengojë drejtësinë.

"Patjetër që duam paqe politike për Shqipërinë që duhet të nisë me Shqipërinë dhe jo me karriget dhe duhet të bitiset për Shqipërinë. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë, kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe KE-së mbetet sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare e cila ka edhe një vend të lirë bosh që e pret në komision. Është e mirëpritur, madje ka edhe veto. Ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre, ata me molotov ne u japim edhe veton që të na vënë veton ne.

Ndërsa reforma në drejtësi as nuk negociohet dhe as nuk diskutohet, vetëm mbështetet. Nuk kam disponimin minimal për asnjë marrëveshje për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë marrëveshje që rrezikon ose mund të rrezikojë të pengojë drejtësinë të merret me këdo që të jetë subjekt i drejtësisë qoftë djathtas, majtas, në këtë sallë apo kudo tjetër. Borxhi që na ka futur ku na ka futur populli në 30 Qershor nuk shlyhet dot. Qoftë ata që përfunduan aty ku e meritojnë. Ata që kanë hesape me drejtësinë qoftë edhe në këtë familje, i ka individuale dhe duhet ti trajtojë individualisht. Partia jonë nuk ka gatishmëri të mbrojnë, justifikojë, tolerojë askënd që mund të ketë hesape me drejtësinë".


Lajmi kryesor:

8 ndryshime në kupolën drejtuese të PS! Paralajmëron Rama: Kush s'kap ritmin përjashtohet (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb