Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia e re sot është plotësisht e pavarur dhe kjo falë vullnetit dhe kurajos së socialistë. Por, ai shtoi s epavarësi nuk është e mjaftueshme, sepse mungon profesionalizmi. 

Ndryshe nga një fëmijë, tha Rama, institucionet shtetërore të nje vendi duan shumë vite që të "rriten", demokratikisht dhe në standard.

"Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet gjithçka për çdo gjë, por askush nuk mund të japë fakte për mungesë e pavarësisë së drejtësisë, drejtësia sot është e pavarur dhe kjo është pak, se një drejtësi e pavarur nuk është e mjaftueshme për të garantuar një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës, pasi drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe profesionale, në këto të tjerat ka shumë rrugë për të bërë akoma. Aq më tepër se drejtësia jonë është pavarur në shtratin e përgjakur dhe të ndryshur, të drejtësisë që për 100 e kusur vite nuk ka qenë kurrë as e lirë as e pavarur. Kështu prandaj, shumëçka që nuk shkon më vjen ta them, për ata që e kërkojnë nga ana dhe më vjen mirë për ata që na akuzojnë ne, nuk kanë të bëjnë fare me ne. Ne kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor te sistemi gjyqësor. Qeveria e drejtësisë është e mirëpërcaktuar në arkitekturën e re të sistemit dhe përbëhet nga këshillat e gjyqit, të prokurorisë, inspektori. Ne jemi këtu vetëm për të bërë durim të madh, durim strategjik, në funksion të gjithë vizionit tonë për transformimin e drejtësisë. Nuk kemi pasur ndonjëherë iluzion që gjithçka do të funksiononte saktë në një kohë kaq të shkurtër, as iluzion që gjërat nuk do të shkonin siç normalisht duhet të shkojnë, se s’kanë si shkojnë ndryshe kur ngrohen institucionet e reja. Institucionet demokratike, ndryshe nga fëmijët nuk rriten aq shpejt. Një fëmije i duhen 18 vite për t’u bërë zgjedhës dhe për t’u përballur para ligjit, institucioneve u duhen shumë më tepër",- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Asambleja/ Rama lajmëron referendum për uljen e numrit të deputetëve: Të depolitizohet administrata zgjedhore, negociatat s’kanë ndalur asnjë sekondë