Rama drejtorëve të Hipotekave:
Dorëhiquni brenda 24 orëve

Rama drejtorëve të Hipotekave:<br />Dorëhiquni brenda 24 orëve
Kryeministri Edi Rama kërkon largimin nga detyra të të gjithë drejtuesve të Hipotekave në rrethe, pa asnjë përjashtim.

Pasi i thirri pasditen e sotme në një takim në Kryeministri, Rama i prezantoi ata me shifrat e performancës dhe në konkluzion, për shkak të punës së dobët, Rama iu tha të gjithëve të nënshkruanin me dinjitet dorëheqjet.

 “Jepni dorëheqjen nga i pari te i fundit. Nuk jeni për këtë punë. Jepni dorëheqjen brenda 24-orëve.Jepni dorëheqjen me dinjitet nuk më intereson nga vini, cilën forcë politike përfaqësoni. Kjo histori mbaron këtu, ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë", shtoi Rama.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 35 drejtorë të Hipotekave.

E  vetmja e cila i shpëton valës së kërkesës për dorëheqje është Drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave, Blerina Doracaj, e cila është vendosur në krye të këtij institucioni vetëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të drejtorit teknik të PD, Arjan Bylykbashi. 

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se njerëzit në zyrat e Hipotekave trajtohen në mënyrë kriminale .

“Në fund të raportimit tuaj del që kemi 5126 leje ende të patrajtuara ndërsa shifra reale është 5-fish. Kjo strukturë është shumë larg  nevojave të njerëzve të njerëzve. Kjo strukturë nuk zgjidh problemet e njerëzve është vetë problemi.

Unë kam këtu një listë rastesh konkrete. Këto janë ndjekur edhe nga zyra ime, si pasojë e ankesave. Po ju them që pjesa dërrmuese e rasteve, janë shkelje flagrante e punonjësve të tu ndaj qytetarëve. Kërkohen absurditete nga zyrat tuaja. Dhe kur vjen ankesa këtu në zyrën time u jepet hipoteka. Nëse nuk bëhet, nuk bëhet.  


Kush mban përgjegjësi për torturat e njerëzve?

Njerëzit torturohen nga zyrat tuaja në mënyrë kriminale. Drejtori që nuk kupton asgjë në procesin e legalizimit nuk meriton as diplomën e 8-vjecares. Është një tallje me njerëzit. Duke parë raportin e kërkesave me përgjigje.

Të kesh 238 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra. Pra të jesh përgjigjur vetëm 3 kërkesave nuk e di ctë them.Kush e ka të drejtën tia shkelësh qyetarëve të drejtën ligjore për tju kthyer përgjigje.Për cfarë janë afatet. Qytetarët e duan një përgjigj po jo.27 kërkesa vetëm 1 përgjgje. 685 kërkesa 639 pa përgjigje as po as jo, nuk di c’të them
", u shpreh Rama.

Hapi tjetër, sipas Ramës, do të jetë krijimi i Agjensisë Kombëtare e Tutujve të Pronësisë.

“Do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët sesa vonë, brenda këtij mandati, certifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar dixhital i pronës, jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta”, deklaron Rama.

Lista e plotë/ emrat e drejtuesve të Hipotekave:

1.Berat: Robert Poçi

2.Bulqizë: Veap Halili

3.Devoll (Bilisht):  Valbona Beshi

4.Dibër (Peshkopi):  Fatmir Mikli

5.Durrës: Adrian Kona

6.Elbasan: Oltion  Kokunja

7.Fier: Mimoza Kola

8.Gjirokastër: Meleq Karabina

9.Gramsh: Flamur Hasa

10.Has(Krumë):  Fadil Mazrreku

11.Kavajë: Helenida Sava

12.Kolonjë(Ersek):  Arben Dauti

13.Korçë: Klajdi Terova

14.Krujë: Astrit Baku

15.Kuçovë: Gentian Islami

16.Kukës: Defrim Korbi

17.Laç(Kurbin):  Ertila Nikolli

18.Lezhë: Artan Djala

19.Librazhd: Bledi Koçi

20.Lushnje: Eris Stambolliu

21.Malësi e Madhe: Fatmir Shpellzaj

22.Mat: Erjon Gjestila

23.Mallakastër:  Besmir Selami

24.Mirditë(Rrëshen):   Agostin Picaku

25.Peqin:  Rexhep Bica

26.Përmet:  Gentjan Kukureci

27.Pogradec: Leonat Muskollari

28.Pukë;  Tonin Bala

29.Sarandë:  Alba Kola

30.Shkodër: Ilir Dibra

31.Skraparë:  Rezart  Hoxha

32.Tepelenë: Pellumb Milori

33.Tiranë: Lediana Bardhi

34.Tropojë: Xhavit Çela

35.Vlorë: Rezart Elmazi

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë