Rama drekon me familjen Lipa në Vlorë, babai i këngëtares: Mendoj se kam bërë një mik

Edi Rama dhe Dukagjin Lipa

Kryeministri Edi Rama ka drekuar me familjen e Dua Lipës në Vlorë. Ka qenë babai i këngëtares me famë botërore, Dukagjin Lipa i cili ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet me kreun e qeverisë. Këto fotografi janë bërë nga këngëtarja Dua Lipa teksa babai i saj shkruan se ka bërë një mik duke e cilësuar  kryeministrin një njeri me sharm.

“Unë mendoj se kam bërë një mik. Një njeri me sharm”, shkruan Dukagjin Lipa.

Kujtojmë që prej disa ditësh Dua Lipa ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen dhe të dashurin, Anëar Hadid. Kur Dua Lipa mbërriti zhvilloi takim me kryebashkiakun e Tiranës me të cilin diskutoi rreth planeve të saja dhe mundësinë e një koncerti surprizë në Shqipëri.

Ata së bashku inspektuan edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento

Komente

  • Aleko: 27/07/2021 23:03

    PO kompanite po luten per te gjetur ndonje puntore shqipetare qe eshte lodhur duke qendruar neper klube dhe ka vendos te beje ndonje pune.Mirepo shqiporit duan pare me grushte keshtu qe deri ahere me mire do tundin zinxhirin duke thirrur : Rama na gjej pune!..ha ha...

    Përgjigju
  • Zuni: 27/07/2021 18:18

    Leri drekat o hajvan ,,po hap pune se po ikin rinia.....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Rep-pop/ Nga Ardian Trebicka te Flor Mumajesi, këngëtarë që i kënduan ndjenjës më të bukur në botë, dashurisë