Largimi nga posti i zv.kryeministrit duke mos marrë asnjë detyrë në kabinetin e ri qeveritar, për Erion Braçen nuk ka sjellë asnjë problem. Pasi u publikuan emrat e qeverisë "Rama 3", Braçe ka shkruar sërish një mesazh nga rrjetet sociale, duke postuar një pikturë të artistit Ardian Cene, ku shfaqet një filxhan kafeje i përmbysur dhe një libër. Këtë piktura Braçe shkruan se e mban çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia.

“Adrian Cene është një artist i madh! Kjo pikturë është e tij; Një filxhan kafeje i përmbysur-dihet cfarë perfaqeson dhe, një libër! E mbaj çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia! Ka njerëz që i zë libri, ka të tjerë që e kërkojnë në bankomat”, shkruan Braçe.

2 ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi emrat e kabinetit të ri qeveritar, i cili përbërhet nga 12 gra dhe 5 burra. Braçes iu përmend emri nga Rama vetëm si kandidat për kryesinë e partisë, ndonëse ishte vetë ai që e paralajmëroi disa ditë më parë që nuk do të ketë poste të rëndësishme në qeveri. Braçe largohet bashkë me Pandeli Majkon, Eduard Shalsin Blendi Klosin, Etilda Gjonaj dhe Anila Denajn.

Piktura e publikuar nga Braçe