TIRANE- Në 15 vjetorin e miratimit të Kushtutës së Republikës së Shqipërisë Presidenti i Republikës, Kryeministri, (i cili është dhe kreu i PS-së) dhe kryetari i Parlamentit (I cili është kryetar i LSI-së) u dakordësuan në një pikë: Duhet qasje e re për ndryshimet në Kushtetutë.
Në konferecën me temë “Kushtetuta si instrument i qendrueshmërisë dhe zhvillimit” organizuar paraditen e sotme në hotel “Sheraton” kryetari i Parlamentit Ilir Meta u shpreh duke thënë se sot kemi arsye për të gjykuar kur për mënyrën sesi jemi sjellë me Kushtetutën e vendit ”ku mund të ndërhyhej edhe brenda një natë të vetme”
Nga ana e tij kryeministri Rama duke rënë dakord për domosdoshmërinë e një gjithëpërfshirjeje përtej politikës në rastet e ndërhyrjes në Kushtetutë tha:
“Është e pashmangshme në këtë rrugë të shkurtër për jetën e një vendi të ndodhë dhe siç na ka ndodhur, që pavarësisht qëllimeve të mira të preket Kushtetuta dhe nga prekjet e saj të mos merren përfitimet e prezumuara prej qëllimit të mirë.”
Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nënvizoi "Rishikimi i Kushtetutës duhet të bëhet me maturi".
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i cili ndodhej në këtë konferencë kërkoi miratimin e legjislacionit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkojhë që Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja shtoi se nevojitet një përmirësim i drejtësisë kushtetuese.
META: NDERHYRJE NE KUSHTETUTE BRENDA NJE NATE, TE NDRYSHOJE QASJA
Ndërkaq, Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është ndalur tek miratimi i Kushtetutës 15 vjet më parë me referendum popullor, ndërsa ka shprehur gjykimin e tij ndaj ndërhyrjeve të bëra në të gjatë viteve të fundit. Meta tha se ndërhyrjet në Kushtetutë kanë qenë të shumta, ndërsa theksoi se duhet të ndryshojë qasja ndaj saj, dhe të veprohet vetëm në raste të domosdoshme.
“Ka kaluar një dekade e gjysmë nga koha kur populli u thirr në referendum për të votuar për Kushtetutën e vendit. 15 vjet më parë besuam se nga ai çast fillonte e ardhmja. Me votën pro deklaruan vullnetin popullor për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ata nënvizuan aspiratën shekullore për identitet dhe bashkim kombëtar. Politika tashmë kishte instrumentin kryesor për të zhvilluar premtimet e saj.
Sot kemi arsye për të gjykuar për mënyrën sesi jemi sjellë me Kushtetutën e vendit. Politika ka patur konfliktet e saj të brendshme me këtë dokument themelor të Republikës, edhe gjatë viteve të fundit. Në Kushtetutë mund të ndërhyhej edhe brenda një natë të vetme. Kushtetuta nuk është tabu, asaj i duhet të përshtatet me mjedisin social, ekonomik e politik të vendit" u shpreh kreu i Kuvendit.
Ndërsa vijoi: "Ne mund të krenohemi me ndërtimin, konsolidimin dhe ndarjen e institucioneve, me raportet e qarta të kontrollit dhe të balancës mes pushteteve, me mjetet dhe mekanizmat e parashikuara për të tejkaluar dhe zgjidhur krizat ciklike që shoqëronin e shoqërojnë politikëbërjen në Shqipëri.
Kushtetuta e re, duke pasur parasysh karakteristikat specifike të vendit, gati-gati e diktonte domosdoshmërinë e bashkëpunimit të forcave politike në gjithë peizazhin zemërak të tyre. Ashtu siç diktonte një qasje tërësisht evropiane dhe moderne ndaj të drejtave universale të njeriut.
Mund të kujtoj se dhe në të shkuarën tonë të afërt, politika ka pasur konfliktet e saj të brendshme me këtë dokument themelor të Republikës. Atëherë kur ajo i rrinte ngushtë për një interes të çastit edhe atëherë kur ky ishte një interes i sinqertë apo dëshmohej si i tillë.
Viti 2008, me ndryshimet rrufe të një pjese të konsiderueshme të Kushtetutës, edhe nëse u iniciuan me një frymë synim të mirë, prodhoi një frymë kundër frymës së përgjithshme të këtij dokumenti. Cënoi raportet mes pushteteve, dëmtoi parimin e kontrollit dhe balancës mes tyre dhe mbi të gjitha dha një mesazh të gabuar: në Kushtetutë mund të ndërhyhej edhe brenda një nate të vetme!
Është e vërtetë se Kushtetuta nuk është tabu. Është e vërtetë se si një trup i gjallë asaj i duhet që herë pas here të përshtatet me mjedisin e ri politik, ekonomik, social dhe kulturor të vendit, por një gjë e tillë duhej bërë dhe duhet bërë, nëse është e nevojshme, përmes një procesi të gjerë dhe të besueshëm, transparent e publik, me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj".
Sa i takon ndryshimeve në Kushtetutë, Meta theksoi "Unë besoj sinqerisht se ne e kemi të gjithë maturinë dhe pjekurinë e nevojshme për të pasur qasjen e duhur ndaj Kushtetutës. Për një bashkëjetesë reciproke me njëra-tjetrën, me një debat politik, profesional dhe ekspertizë e posaçme që do të konsideronte ndërhyrje nëse do të gjykohet të domosdoshme në të mirë të vendit dhe të ardhmes europiane të tij. Në jurisprudencë, shpesh procesi është po aq i rëndësishëm sa dhe produkti përfundimtar. Dhe procesi i qasjes ndaj kushtetutës duhet të jetë edhe politik, edhe gjithëpërfshirës, edhe transparent, edhe i matur. Duhet të reflektojë shkallën e pjekurisë së vetë shoqërisë shqiptare të sotme dhe të nesërme".
RAMA: PATI NDËRHYRJE ME QËLLIM TË MIRË, POR S’U MORËN PËRFITIMET E MIRA
Në fjalën e tij Rama u shpreh se është e pashmnagshme që në këtë rrugë të shkurtër për jetën e një vendi që pavarësisht prekjeve të Kushtetutës për qëllime të mira, të mos merren përfitimet e prezumuara për qëllime të mira. Rama foli dhe për domosdoshmërinë e një gjithëpërfshirje përtej politikës në rastet e ndërhyrjes.
Rama e nisi fjalën e tij duke u shprehur se Kushtetuta “nuk është dhuratë e fuqive të mëdha as imponim i një fuqie nga lart poshtë por një shprehje e vullnetit të përbashkët të shqiptarëve që ia bënë dhuratë vetes këtë Kushtetuetë me referendumin e 1998."
"Sot ka plot gjëra për të thënë por është e sigurtë se vetëdija për të jetuar dhe për të qeverisur përmes Kushtetutës është më e fortë se sa ishte 15 vjet më parë. “Si element në zhvillim Kushtetuta padyshim meriton gjithmonë këndvështrimin nga pozicioni i nevojës për ta ndryshuar atë, por mbi të gjitha si një instrument në zhvillim Kushtetuta e ka të nevojshme Gjykatën Kushtetuese dhe vendimjarrjen e saj si një kontribut për ta konsoliduar në parimet e konceptet e veta Kushtetutën duke iu përgjigjur nevojës së kujtdo për intepretimin e saj.
Është e pashmangshme në këtë rrugë të shkurtër për jetën e një vendi të ndodhë dhe siç na ka ndodhur, që pavarësisht qëllimeve të mira të preket Kushtetuta dhe nga prekjet e saj të mos merren përfitimet e prezumuara prej qëllimit të mirë. Sot jemi në kushtet kur vendi përpiqet çdo ditë të integrohet në BE. Pyetja a duhet apo nuk duhet rishikuar Kushtetuta do të bëhet më insistuese, por eksperienca në këto 15 viteve na ka mësuar si të qasemi kësaj pyetje dhe të mos e gjejmë vetëm tek vullneti politik por tek gjithpërfshirja e faktorëve shoqërorë”, nënvizoi Rama.
Kryeministri shtoi se stabiliteti i Kushtetutës është padyshim një parakusht për qëndrueshmërinë e rendit kushtetues, dhe në çdo rast çdo ndërhyrje në Kushtetutë imponon domosdoshmërisht që në funksion të stabilitetit dhe forcimit të rendit kushtetues gjithpërfshirja të jetë koncepti bazë e fillestar i saj.
“Nuk mundet kurrsesi që një proces i tillë të jetë partiak dhe i njëanshëm. Padyshim edhe nëse është proces politik i gjithanshëm është i pamjaftueshëm”, nënvizoi Rama.
“Roli i Gjykatës Kushtetuese në kushtet e sotme bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm siç bëhet roli i sistemit të drejtësisë përballë sfidës së jetësimit të sistemit tonë të të jetuarit me atë të të familjes europiane. Prandaj çmoj këtë eveniment e përpjekje për ta parë ditëlindjen e Kushtetutës dhe përvjetorin e 15 të saj si një oportunitet për të disktuar”, mbylli fjalën e tij kryeministri.
SEQUI: TE MIRATOHET LEGJISLACIONI I GJYKATES KUSHTETUESE
Ambasadori i BE-së kërkoi miratimin nga Parlamenti të legjislacionit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kërkohet vendosja e një balance mes të drejtave të qytetarëve. Duhen arritur qëllime për të rritur efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese sipas standardeve europiane. Raporti i 2013, nënvizon se legjislacioni për Gjykatën Kushtetuese duhet miratuar. Qëllimi specifik i kësaj reform kërkon që emërtimet të bëhen më gjithëpërfshirëse”, tha ambasadori Sequi.
NISHANI: RISHIKIMI I KUSHTETUTËS TË BËHET ME MATURI
Presidenti Bujar Nishani tha se do të përdorë çdo instrument ligjor me qëllim garantimin e shtetit të së drejtës. Ai tha se rishikimi i Kushtetutës duhet të bëhet me maturi.
“Në bindjen time, Kushtetuta duhet të japë garanci, për një jetë të gjatë. Rishikimi të jetë rethuar nga maturia e kujdesi. Kushtetuta të mos jetë vetëm akti themelor i një shteti si akt material ,por komponenti esencial.
Mbetem i mendimit se një Kushtetutë e butë nuk duhet të lihet të modifikohet sipas dëshirës së shumicës politike. Rishikimi duhet të jetë nënvizuar nga maturia. Rishikimi duhet parë si domosdoshmëri shoqërorë, po pa prekur parimet dhe vlerat e saj”, tha Presidendti Nishani, duke vlerësuar rolin e Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë veprimtari të referoi edhe anëtari i Komisionit të Venecias, Prof. Sergio Bartole; kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani dhe konstitucionalistë të tjerë.
Redaksia Online
(sg/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com