Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu i cili u komplimentua nga kryeministri Edi Rama për menaxhimin e plehrave në këtë qytet, tha se ka akoma punë për të bërë dhe se janë disa problematika të pazgjidhura edhe në zonat rurale. Ndreu tha se në zona turistike u vendosën orare ku detyroheshin bizneset që të dilnin me qese, e të grumbulloheshin plehrat.
'Në zona turistike të jetë një pastërti shembullore, duke vendos orare ku detyrohen bizneset që të dalin me qese. Ne dolëm bashkia më e mirë vitin e kaluar, por sivjet dolëm akoma dhe më mirë. Mendoj se ka akoma punë për të bërë, nuk jam i kënaqur besoj se duhet akoma më mirë.
Më vjen mirë për komplimentet e kryeministrit, pasi jemi bashki ekselente. Nuk është një situatë perfektë. por mendoj se do të jemi akoma më mirë, pasi do të ndërtojmë një sistem shumë të fortë për të menaxhuar mbetjet. Kjo ka të bëjë edhe me edukatën qytetare, por ne kemi marrë edhe nxënësit e qytetit të Lezhës për të bërë pastrime. Mendoj se qytetarët e Lezhës janë model. Jemi zonë turistike, ku janë ndërthurur, turizmi detar, religjioz, dhe historik.
Problemi që ne kemi janë akset nacionale të rrugëve. Nuk na takojnë ne por kompanitë koncensionare që merren me atë punë duhet të bëjnë diçka. Tani ose duhet të shtojmë punonjësit ose nuk vazhdojmë dot kështu. Sepse është e pafalshme që ne të kemi të gjithë territorin e pastër ndërsa kur vjen puna tek akset nacionale gjendja të mos jetë aq e mirë.'- tha Ndreu.
Lajmi kryesor: