PS denoncon: Këlliçi dhe Boçi thyen heshtjen zgjedhore, të gjobiten! Noka kërcënon anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit në dy fshatra të Elbasanit

PS denoncon: Këlliçi dhe Boçi thyen heshtjen zgjedhore, të gjobiten! Noka kërcënon anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit në dy fshatra të Elbasanit

Luçiano Boçi dhe Flamur Noka

Partia Socialiste ka denoncuar dy kandidatët e koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi pasi kanë thyer nenin 77 të kodit zgjedhor. Ata kanë përcjellë mesazhe elektorale në ditën e votimit teksa po u bënin apel qytetarëve për të votuar.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë-Fitojnë’ në Elbasan Luçiano Boçi është futur brenda qendrave të votimit. Nga raportimet që vijnë në terren, Boçi ka hyrë brenda mjediseve në QV2369, QV2347 dhe QV2370/1 i shoqëruar nga një grup personash të pa autorizuar mes të cilëve edhe me precedent penal. Këtë pretendim, Boçi e ka mohuar në një deklaratë për mediat, megjithatë ashtu sikurse dhe Këlliçi ka thyer heshtjen zgjedhore.

Po ashtu një incident tjetër është regjistruar në një qendër votimi në Elbasan. Sipas raportimeve tek shkolla “Dhaskal Todri” është kërkuar ndihma e policisë për të ndërhyrë, pasi është futur brenda qendrës së votimit përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Flamur Noka duke bërë presion.  Drejtuesi politik i Elbasanit, Flamur Noka ka shënuar incidentin e parë në dy qendra votimi në Shirgjan dhe në Kuqa dy fshatra në Elbasan. Noka është konfliktuar me komisionerët, ku edhe është konfliktuar fizikisht.

Policia pati një reagim për rastin ndërsa kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja e ka kallëzuar penalisht deputetin e Rithemelimit për këtë arsye.

Incident pati edhe në Kamëz, ku Myftar Lumneshi dhe Klevis Balliu, i biri i botuesit Fahri Balliu, qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në derën e qendrës së votimit, brenda ambienteve të Shkollës 'Ibrahim Rugova' në Kamëz. Madje dy të besuarit e Berishës, kanë bllokuar derën e qendrës së votimit.

Ndërkoh edhe në Roskovec ka pasur një incident. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Erdit Hazizaj  në Roskovec ka goditur me grushte dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061. Dy qytetarët e dëmtuar janë Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi. Partia Socialiste thotë se e dënon këtë akt të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor Bashkë Fitojmë, Erdit Hazizaj. Këtë deklaratë e ka përgënjeshtruar deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi. Ai u shpreh se ka qenë vetë pjesë e procesit dhe nuk ka dëshmuar një pretendim të tillë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video të postuar në facebook-un e tij nga qyteti i Durrësit ku është rezliaur së fundmi vepra më e fundit në sheshin e Vollgës. Në postimin e bërë, Rama uron të dielë të bukur për qytetarët.

“Mirëmëngjes dhe një të diel të bukur si zemra juaj”- shkruan ai.

Nga ana tjetër, numri dy i partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e ka nisur ditën me një video ku u bën thirrje qytyetarëve të qarkut të Elbasanit të dalin masivisht në votime për të shprehur vullnetin mbi bashkitë e tyre. Ai u shpreh i bindur se qytetaria do të mbizotërojë procesin zgjedhor deri në përfundimin e tij.

"Unë dua t’u bëj një thirrje të dilni masivisht në votim, të merrni pjesë për të vendosur për fatin e bashkive tuaj. Gjatë kësaj fushate, e cila ka qenë një fushatë shumë e qetë dhe shumë qytetare, kemi pasur mundësi të bashkëbisedojmë me njëri tjetrin, patjetër të gjitha palët kanë shprehur pikëpamjet dhe opinionet e tyre.

Ajo çka fitoi në këtë fushatë deri tani ka qenë qetësia, maturia dhe qytetaria. Shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund dhe të gjitha strukturat zgjedhore të zbatojnë ligjin deri në fund për të përmbyllur një fushatë të mrekullueshme që i ka pasur hije këtij qarku dhe mendoj që duhet të kurorëzohet më së miri deri në momentin e fundit ku të dalin rezultatet zgjedhore, dhe ku shpresoj që të gjitha palët t’i pranojnë ato. Ajo që është e rëndësishme në këto zgjedhje është të vendosni për fatet e familjeve dhe komuniteteve tuaja dhe ku mendoj që çdo shqiptar do të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur për të ecur përpara”, tha Gjiknuri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Llatja kallëzon penalisht Nokën: Dhunoi komisionerët, tentoi t’i pengonte punën në dy qendra votimi në dy fshatra në Elbasan

1683367333_rhryh.JPG

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka kallëzuar penalisht deputetin Flamur Noka. Kallëzimi është bërë për shkak të aktivitetit të sotëm të Nokës dhe konkretisht bazuar mbi të dhënat e përplasjes së tij fizike në mjediset e qendrës së votimit 2474 në njësinë administrative Shirgjan. Llatja në kallëzim akuzon Nokën se ka konsumuar element të veprës penale që prekin dhe cënojnë zgjedhjet e lira, duke kanosur dhe ushtruar dhunë verbale ndaj anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit, me qëllim për ti penguar në ushtrimin e detyrës së tyre.

Ora 18:46
Vendoret/ Flamur Noka konfliktohet fizikisht me komisionerët në dy fshatra të Elbasanit! Reagon policia

 

Sekretari i Përgjithshëm i foltores Flamur Noka ka shkaktuar një incident në Shirgjan të Elbasanit. Sipas procesverbalit të firmosur nga komisioni i votimit, Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit në orën 16:46 duke shkaktuar presion dhe debat me tone të larta, të bërtitura dhe intimiduar anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit. Gjatë debatit, Noka është konfliktuar edhe fizikisht çka ka detyruar thërritjen e policisë.

Policia e shtetit ka sjellë edhe një reagim për rastin.  

Elbasan

Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qëndrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit  “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana  e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë  Prokurori.

Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet.

Ora 18:30
Denoncon PS: Kandidati i Berishës në Elbasan e Noka u bëjnë presion votuesve

 

Kandidati Luçiano Boçi shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Foltores Flamur Noka nuk ndalet së ushtruari presion ndaj zgjedhësve dhe trupës zgjedhore në territorin e Bashkisë së Elbasanit.

Në pamjet që shikoni ata ndodhen në QV 2330/1 në shkollën e ciklit të ulët.

Boçi dhe Noka shoqërohen nga grup personash me precedent penal dhe konfliktohen me qytetarët.

Ora 17:45
Myftar Lumneshi dhe Klevis Balliu bllokojnë derën e qendrës së votimit në Kamëz, intimidim dhe presion ndaj zgjedhësve (FOTO)

1684079159_64001684078342xklevisi545.jpg

Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se kanë angazhuar njerëzit më të besuar dhe krahun e forcës në Kamëz në mbështetje të kandidatit të tyre Arjan Hoxha. Siç edhe duket nga këto foto, Myftar Lumneshi dhe Klevis Balliu, i biri i botuesit Fahri Balliu, qëndrojnë në mënyrë të paligjshem në derën e qendrës së votimit, brenda ambinteve të Shkollës 'Ibrahim Rugova' në Kamëz. Madje dy të besuarit e Berishës, kanë bllokuar derën e qendrës së votimit.

Një prezencë e tillë, e ndaluar nga Kodi Zgjedhor, konsiderohet si formë presioni dhe intimidimi ndaj zgjedhësve për të votuar të lirë, por edhe ndaj anëtarëve të qendrës së votimit.

Myftar Lumneshi është në listën e të kallëzuarve në SPAK për implikim në vrasjen e katër vëllezërve të saj, Shkëlqim, Halil, Fatmir dhe Ylli Haklajt, ku si organizator është kallëzuar Sali Berisha.

Myftar Lumneshi rezulton se i ka blerë Shkëlzen Berishës një apartament dhe garazh tek ETC-ja në Tiranë për 600 mijë euro. Këtë pasuri, Shkëlzen Berisha e kishte blerë në vitin 2013 për 346 mijë euro. Ky transaksion tregon për lidhjet e afërta të Familjes Berisha për grupin që akuzohet nga Familja Haklaj për vrasjen e 4 vëllezërve si dhe për krime të tjera. Në janar të vitit 2022, deputeti demokrat Gazmend Bardhi tha se Myftar Lumneshi ishte një trafikant droge që po shoqëronte Berishën për të marrë me dhunë selinë e PD-së.

Ora 16:52
Flamur Noka në shkelje të ligjit, bën si inspektor në qendrën e votimit në Elbasan

1684075977_5a065317372f4e7eb5386b352642e20f.jpg

Deputeti Flamur Noka, në shkelje të ligjit, është future brenda qendrës së votimit në Elbasan “për të bërë inspektim”. Edhe pse kjo nuk lejohet, Noka ka vijuar që të qëndrojë në QV. Ndërkohë, pikërisht për këto sjellje, ka pasur edhe një reagim nga ana e KQZ që ka bërë me dije se persona të paautorizuar po qëndrojnë në qendra votimi duke u bërë thirrje që të largohen menjëherë.

Ora 16:26
PS akuza ‘Bashkë Fitojmë’ e PD-së në Dibër: Kanë hyrë në qendrat e votimit! Kemi bërë denoncim

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu ka akuzuar kandidatin e koalicionit BF, Ismail Uka, te deleguarin Çlirim Gjata dhe kreun e PD ne Dibër Ilir Krosi se kanë hyrë në qendra votimi pa qenë persona të autorizuar.

Spahiu tha se për këtë i ka denoncuar në KZAZ 19, KQZ dhe Prokurorinë e Dibrës. Ai bëri apel që qytetarët të lejohen të votojnë pa trysni.

“Ata kanë shëtitur në të gjitha ambientet e qendrave të votimit në qytetin e Peshkopisë, duke intimiduar zgjedhësit, duke thyer etikën dhe duke shkelur ligjin për zgjedhjet vendore. Iu bëj thirrje këtyre personave që të ulen, të presin edhe këta orë që kanë ngelur në votime, dhe pastaj numërojmë së bashku votat dhe ta shohim se si është rezultati i tyre. Bëhet fjalë për qendrat e votimit në qytetin e Peshkopisë, te shkolla ‘Profesionale'. Kemi edhe fotot që janë bërë në këto qendra. Indimidim edhe duke u folur zgjedhësve në kalim e sipër”, theksoi ai

Ora 16:17
PS denoncon Këlliçin: Shkeli nenin e Kodit zgjedhor, u bëri apel qytetarëve duke e lidhur me premtimet elektorale gjatë fushatës

1684072493_belindkllii.JPG

Partia Socialiste ka denoncuar kandidatin e ‘BF’, Belind Këlliçin pasi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor. Në deklaratën e tij për media, Këlliçi ka lidhur apelin për qytetarët me premtimet elektorale gjatë fushatës.

Kujtojmë se Këlliçi pak më parë u ka bërë apel qytetarëve të votojnë nëse duan që premtimi i tij mbi autobusët falas të bëhet realitet.

“Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim.”- tha Belind Këlliçi më herët.

Për këtë arsye, PS ka denoncuar pasi në ditën e votimit thirrjet nga forcat politike, apo kandidatët e tyre duhet të jenë thjesht për ndërgjegjësimin e zgjedhësve për të votuar nuk duhet lidhur me premtimet elektorale gjatë fushatës.

Denoncimi i PS-së
Ora 16:08
Akuzat e PS-së, Boçi: Shpifje, ne ishim pjesë e QV në Elbasan sepse vrojtojmë! Socialistët po manipulojnë administratën

 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur akuzave të PS-së në qendrat e votimit në Elbasan. Boçi i konsideroi si shpifje ndërsa u shpreh se ka manipuluar administratën.

“Dilni masivisht në votime nëse doni një bashki me shërbime më të mira dhe me zhvillim ekonomik. Fitorja është e sigurt, ndryshimin e kërkon sot i madh e i vogël, bashkë do e sjellin e bashkë do e bëjmë ndryshimin. Sot vendoset fati i qytetit dhe i fëmijëve tanë. Dilni dhe votoni, bëhuni pjesë e ndryshimit dhe e fitores për bashkinë që do i përkasë që nga nesër të gjithë qytetarëve.

PS e ka mbështetur fushatën e saj në akuza të pista, siç edhe kanë qenë akuzat pararendëse. Ne jemi thirrur nga komisionarët tanë për shkak të pranisë së autoriteteve administrative bashkiake të zyrtarit që nuk duhet të jenë të pranishëm atje. Ne nuk kemi kërkuar me dhunë votën e administratës siç edhe e ka kërkuar PS.”- tha Boçi.

Ora 16:08
Luan Baçi hedh poshtë akuzat për Erdit Hazizajn: Nuk ka goditur askënd me grushte

 

Luan Baçi, drejtuesi politik i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka hedhur poshtë lajmin se kandidati i dyshes Berisha-Meta për bashkinë Roskovec, Erdit Hazizaj është përfshirë në rrahjen e një personi në zonën e Sukut.

Baçi ka deklaruar se ngjarja nuk është e vërtetë dhe ka hedhur poshtë lajmet e publikuara nga disa media.

“Jam për të deklaruar publikisht për një lajm të rremë për një problem të ndodhur në bashkinë e Roskovecit. Thonë se kandidati Erdit Hazizaj ka krijuar konflikt e ka goditur me grushte 2 qytetarë është i pavërtetë, i gënjeshtërt dhe e them me bindje se kam qenë për disa orë nën shoqërinë e tij. Në momentin që ka ndodhur konflikti ishim të dy bashkë”, tha Baçi.

Ora 13:51
Denoncon PS: Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Roskovec godet me grushte dy qytetarë

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Erdit Hazizaj  në Roskovec ka goditur me grushte dy qytetarë në Qendrën e Votimit 3061. Dy qytetarët e dëmtuar janë Andrea Hatia dhe Taulant Cjapi.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit dhe po kryen veprimet përkatëse.

Partia Socialiste në Roskovec dënon këtë akt të dhunshëm të kandidatit të subjektit zgjedhor Bashkë Fitojmë, Erdit Hazizaj.

Ky është një akt i rëndë dhe i papranueshëm kur një kandidat ushtron dhunë ndaj popullit, i cili sot ka ditën e tij për të ushtruar vullnetin.

I kërkojmë Sali Berishës e Ilir Metës të pranojnë vullnetin e qytetarëve dhe të heqin dorë nga dhuna.

Ora 12:30
Flamur Noka e Luçiano Boçi në Elbasan futen brenda qendrës së votimit, PS: Po u bëhet presion komisionarëve

1684060039_bocii.jpg

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë-Fitojnë’ në Elbasan Luçiano Boçi është futur brenda qendrave të votimit. Nga raportimet që vijnë në terren, Boçi ka hyrë brenda mjediseve në QV2369, QV2347 dhe QV2370/1 i shoqëruar nga një grup personazh të pa autorizuar mes të cilëve edhe me precedent penal.

Sipas PS-së në këto qendra ai ka intimiduar drejtpërdrejt operatorët përgjegjës të pajisjeve të votimit elektronik, komisionerët ashtu sikurse zgjedhësit që kanë qenë duke pritur në radhë për të votuar.

Po ashtu një incident tjetër është regjistruar në një qendër votimi në Elbasan. Sipas raportimeve tek shkolla “Dhaskal Todri” është kërkuar ndihma e policisë për të ndërhyrë, pasi është futur brenda qendrës së votimit përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Flamur Noka duke bërë presion.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 14/05/2023 16:23

    Te japi doreqje deputeti lefter maliqi flamur Noka Edmont Spaho dhe te fyte ne burge te le madati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë