Rama 'thumb' e 'lëvdata' Veliajt: Lali Eri rriti taksat, por gdhihet duke mbjellë pemë...

Rama 'thumb' e 'lëvdata' Veliajt: Lali Eri rriti taksat, por gdhihet duke mbjellë pemë...

Nga "Forumi i llogaridhënies publike me qytetarët" te Amfiteatri i Liqenit Artificial, kryeministri Edi Rama pranoi se kryebashkiaku Erion Veliaj ka rritur taksat.

Por, Rama sqaroi se nga rritja e këtyre taksave janë ndërtuar 17 shkolla si dhe janë kryer investime të tjera me interes për komunitetin dhe taksapaguesit.

Është taksa për shkollat, por kanë nisur dhe do të ndërtohen 17 shkolla të standardeve më të larta që janë ndërtuar në Tiranë,  që do të zgjidhin problemin e mbingarkesave. Vërtet paguhet tarifë gjelbërimi, por një kryetar bashkie që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk fle pa mbjellë pemë, ia vlen t'ia japësh lekë që të mbjellë pemë. 

Edi Rama, kryeministër

Nga ana tjetër, qeveria sipas tij ka rritur vetëm dy taksa, atë për ata që fitojnë më shumë dhe taksën e karburanteve.

“Kemi rritur vetëm dy taksa: për ata që fitojnë më shumë, ishte 10 e bëmë 15 %. Kush fiton më shumë, paguan më shumë. Ne që akuzohemi për parti të një grushti oligarkësh, i kemi bërë oligarkët të paguajnë më shumë.

Kemi rritur taksën e karburantit, sepse nuk rëndonim ekonomitë e familjeve. Ata që konsumojnë karburant prej vitesh paguanin një çmim më të lartë për shkak të konjukturave ndërkombëtare. Kemi kursyer 100 milionë dollarë.

Kemi rritur akcizën e duhanit për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Nëse le duhanin atë taksë e ke zero. Kemi ulur taksat për furrat e bukës dhe pagat e ulëta. Patriotizmi fillon nga taksat. Kush thotë o sa mirë me qenë shqiptar, por  i vjedh dritat nga komshiu, vetëm patriot nuk është”

Edi Rama, kryeministër


Lajmi kryesor:

Rama: Ata që u dorëhoqën nga Vettingu, do kthehen të japin llogari para drejtësisë


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë