Rama: Ata që u dorëhoqën nga Vettingu, do kthehen të japin llogari para drejtësisë

Kryeministri Edi Rama paralajmëron të gjithë gjykatësit dhe prokurorët të cilët dhanë dorëheqje për t'i shpëtuar procesit të Vettingut, se do rikthehen te drejtësia, por këtë herë për të dhënë llogari për gjithçka kanë bërë në sistemin e drejtësisë. 

Deklaratën e tij kreu i qeverisë e bëri gjatë një aktiviteti për "Llogaridhënien publike të qeverisë" te Amfiteatri i Liqenit Artificial në Tiranë. 

Vettingu këtë qëllim ka, të pastrojë sistemin dhe në pallatin e ri të drejtësisë të hyjnë gjykatës dhe prokurorë të cilët të drejtës i thonë e drejtë he të padrejtës e padrejtë, ata gjykatës e prokurorë të çliruar nga kthetrat e politikës, të vendosur në pozicionet e trye falë meritës do ndajnë shapin nga sheqeri. Ata që sot ikin, do jenë të detyruar të kthehen, jo si gjykatës e prokurorë, por si individë që duhet të japin llogari para drejtësisë shqiptare për çfarë kanë brë.

Edi Rama, Kryeministër

Pas Vettingut në sistemin e drejtësisë, kreu i qeverisë Rama tha se edhe politikanët do t'i nënshtrohen filtrave, nga më i gjati e deri te më i shkurtri ishte batuta e tij.  

Njësoj si gjykatësit dhe politikanët, nga më i gjati e deri më i shkurtri do duhet që të mos mjaftohen duke thënë jam i ndershëm, ai është hajdut, por të provohen si të tillë në varësi kush paraqitet e kush nuk paraqitet në prokuroi e gjykatë.

Edi Rama, Kryeministër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
‘Dhashë 102 mijë €, s'mora dyqanin’, Rama: S’ndërhyjmë dot. Veliaj: Mos i jepje pa marrë çelësat

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë përballur me një qytetare, e cila ka denoncuar një firmë private, së cilës i kishte blerë një pronë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, qytetarja emigrante në Francë tha se kishte shpenzuar 102 mijë euro për një dyqan, që nuk ishte përfunduar ende, edhe pse ishte blerë prej shumë vitesh.

Kryeministri Rama tha se kjo është një çështje mes sipërmarrësit privat dhe qytetares dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë. Ndërsa nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj tha se kur një qytetar ka një shumë të madhe parash, nuk duhet t’ia japë askujt pa marrë çelësat në dorë.

Qytetarja: Prej 20 vitesh kam emigruar në Francë, doja që fëmijët e mi të ktheheshin këtu. Kam 102 mijë euro te kopshti botanik, vijmë 2-3 herë në vit për ta ndjekur këtë pronë dhe nuk kemi një copë letër për një dyqan te kopshti botanik. Kemi bërë akt-marrëveshje, kemi depozituar shumën, kur erdhët ju në pushtet kisha shumë shpresë. Si ka mundësi që këtë vit që vij sërish, ai zotëria jo vetëm nuk e ka mbaruar, por ka marrë leje tjetër ndërtimi te Rruga e Kavajës? A ka shtet këtu, që të mbarojë njëherë atë dhe pastaj të bëjë të tjera. Ju jam drejtuar nëpërmjet platformës, kemi kaq ditë te bashkia, ALUIZNI, asnjë nuk na e hap derën, vetëm Ministria e Drejtësisë që na priti dje. Jemi në regres. Shteti  të mos i japë leje ndërtimi pa mbaruar atë.

Rama: Kjo është marrëdhënie e juaj me sipërmarrësin që bazohet në kontratë. Nuk ekziston një ligj që t’i thotë bashkisë se nëse X nuk ka mbaruar një pronë, t’i shkelësh të drejtën për të bërë diçka tjetër. Kjo është një çështje gjyqësore.

Kur bëhet fjalë për një investim publik ka penalitete, kur bëhet fjalë për investim privat nuk është çështja te ne. Nuk kam përgjigje tjetër.

Qytetarja: Të rrimë dhe 10 vite tjera?

Rama: Nuk shoh ndonjë mekanizëm si ta detyrojmë sipërmarrësin. Megjithatë, do takosh kryetarin e bashkisë.

Veliaj: Nëse ke 102 mijë euro mos i jep kudo. Një njeriu që nuk t’i ka dhënë çelësat në dorë mos i beso për t’i dhënë gjithë ato para. Për atë që po flisni ka qenë njësi tjetër, Farka, më 2015 kaloi me Tiranën. Unë e njoh mirë atë zonë, jam në dijeni, ky është faji i shtetit rrumpallë që kishim. Këtë maskara, nëse është i tillë, ne duhet ta çojmë para drejtësisë. Duhet të shkojmë te dera që e zgjidh, Ministria e Drejtësisë, dhe ajo ju ka pritur.

Ora 19:09
Çmimet e larta të biletave në Rinas, Rama gjen zgjidhjen: Ja si do i detyrojmë t'i ulin

Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në kryeqytet, gjatë takimit të llogaridhënies publike të qeverisjes. Një ndër qytetarët e pyeti kryeministri se çfarë do të bëhet me çmimet e biletave, të cilët janë më të lartët në rajon.

Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë deklaroi se vetëm konkurrenca mund ta detyrojë këtë aeroport të ulë çmimet, duke shtuar kështu se do të jenë aeroporti i Vlorës dhe i Kukësit që do çojnë në një gjë të tillë.

“Janë më të lartat në rajon. Duhet dhe do të bëjmë konkurrencë, që do të sjellë ndryshim të shpejtë të tarifave edhe në aeroportin e Rinasit, pasi do jetë i detyruar të mbajë balancën. Aeroporti i Vlorës do të ketë tarifat më të ulëta në rajon. Dëshira jonë është të rrimë te tarifat më të ulëta në rajon. Aeroporti i Kukësit do të jetë për avionët me kosto të ulët. Këto do të detyrojnë Rinasin të ulet më shumë. Nuk kemi asgjë tjetër në dorë, nuk mund të ndërhyjmë për të ulur tarifat e aeroportit”

Edi Rama, kryeministër

Ora 18:22
Rama 'thumb' e 'lëvdata' Veliajt: Lali Eri rriti taksat, por gdhihet duke mbjellë pemë...

Nga "Forumi i llogaridhënies publike me qytetarët" te Amfiteatri i Liqenit Artificial, kryeministri Edi Rama pranoi se kryebashkiaku Erion Veliaj ka rritur taksat.

Por, Rama sqaroi se nga rritja e këtyre taksave janë ndërtuar 17 shkolla si dhe janë kryer investime të tjera me interes për komunitetin dhe taksapaguesit.

Është taksa për shkollat, por kanë nisur dhe do të ndërtohen 17 shkolla të standardeve më të larta që janë ndërtuar në Tiranë,  që do të zgjidhin problemin e mbingarkesave. Vërtet paguhet tarifë gjelbërimi, por një kryetar bashkie që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk fle pa mbjellë pemë, ia vlen t'ia japësh lekë që të mbjellë pemë. 

Edi Rama, kryeministër

Nga ana tjetër, qeveria sipas tij ka rritur vetëm dy taksa, atë për ata që fitojnë më shumë dhe taksën e karburanteve.

“Kemi rritur vetëm dy taksa: për ata që fitojnë më shumë, ishte 10 e bëmë 15 %. Kush fiton më shumë, paguan më shumë. Ne që akuzohemi për parti të një grushti oligarkësh, i kemi bërë oligarkët të paguajnë më shumë.

Kemi rritur taksën e karburantit, sepse nuk rëndonim ekonomitë e familjeve. Ata që konsumojnë karburant prej vitesh paguanin një çmim më të lartë për shkak të konjukturave ndërkombëtare. Kemi kursyer 100 milionë dollarë.

Kemi rritur akcizën e duhanit për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Nëse le duhanin atë taksë e ke zero. Kemi ulur taksat për furrat e bukës dhe pagat e ulëta. Patriotizmi fillon nga taksat. Kush thotë o sa mirë me qenë shqiptar, por  i vjedh dritat nga komshiu, vetëm patriot nuk është”

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 02/05/2018 20:27

    Vetëm kur t'ju KONFISKOHET dhe SEKUHESTROHET PASURIA GJYQTARËVE dhe PROKURORËVE të KORRUPTUAR , Atëherë do të Japim KREDITIN që meriton , por JO t'na thuash , që ata nuk do punojnë as si AVOKAT , sepse ata kanë bërë MILJARDA , biles edhe QILIMAT dhe TAPETET e Shtëpive i kanë PLOT me PARA KESH !!! PRANDAJ futju punës , sepse deri tani nuk ke bërë ASGJËËËËË fare!!Duhet SEKUESTRUAR gjithçka që ata të MALLKUAR Posedojnë dhe mbasi the kryejnë DËNIMIN që duhet të jetë shumë i madh , SHQIPTARËT ti SHIKOJNË poshtë URAVE me ÇADRA si JEVGJITI , vetëm kshu do ritet EKONOMIA dhe do mbahesh MEND për mirë nga i gjithë POPULLI SHQIPTAR !!

    Përgjigju
  • Rilindja: 02/05/2018 19:33

    o mender kryeminister, nese ata qe punojne shume per ty jane oligarke, mjere ti per mendjen qe ke, e mjere ne qe kemi nje kryeminister si ti.

    Përgjigju
  • Altini Meleqit: 02/05/2018 18:09

    Kurte vishene Vlore te inagurosh shkollen Halim Xhelo qe po ribehet dhe shume e bukur pri dhe shiritin e konfiskimit te viles 4 kace te gjyksarit Artur Malaj qe po i shpeton drejtesis.e ke ne oborr brenda shkolle

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës