Rama: Edhe Corriere vlerëson vizionin
për Tiranën, "shqupatarët" janë kundë

Rama: Edhe Corriere vlerëson vizionin<br />për Tiranën, "shqupatarët" janë kundë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar artikullin e prestigjiozes italiane, Corriere della Sera, për drejtimin vizionar të Bashkisë së Tiranës, ku veçohet dhe Bunk'Art si destinacion turistik.  
 
Duke postuar disa nga fotot e publikuara nga Corriere për Tiranën dhe Planin e Ri Urbanistik, Rama ironizon qëndrimet e PD dhe të "analistëve" pranë saj.

Kryeministri i quan "shqupatarë" dhe "gjithollogë" ata të cilët kanë kundërshtuar vizionin për zhvillimin e Tiranës.

"Çudi e madhe! Prapë me Tiranën këta?! Dy faqe në Corriere della Sera, ku flitet për drejtim vizionar e për 16 vjet epokë modernizimi, për një qytet të betonizuar, të pajetueshëm e të njëmijë të zezave?! Po që lëvdojnë edhe këta Planin e Ri Rregullues të Tiranës, për të cilin nuk lanë llaf pa thënë (si ngahera) shqupatarët dhe analistët gjithollogë?!😀😀😀...", shkruan Rama në Facebook.

edi rama ne fb
(Pasqyrimi i artikullit të Corriere della Sera nga Edi Rama)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë