TIRANE-Këshilli i Ministrave ka emëruar Gent Cakajn  në postin zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gent Cakaj, filozofi i ri nga Kosova ka qenë këshilltar i kryeministri Rama, ndërsa në postin e ri do të zëvendësojë Kleopatra Maliqin, e cila u shkarkua pak ditë më parë. Kleopatra Maliqi është emëruar Drejtoreshë e Shkollës së Administratës Publike.

VENDIM
Nr. 342, datë 7.6.2018

PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe

të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë

30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e

Këshillit të Ministrave”, me propozimin e

Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Gent Cakaj emërohet zëvendësministër për

Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Edi Rama