Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zv/ministren e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Kleopatra Maliqi.
Report Tv mëson se pas shkarkimit nga pozicioni i zv/ministres për Europën dhe Punët e Jashtme ajo është emëruar Drejtoreshë e Shkollës së Administratës Publike.
VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018
PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës
dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë
30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e
Këshillit të Ministrave”, me propozimin e
Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për
Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo
detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama